LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëntë vjet nga vendimi i Hagës pro Pavarësisë së Kosovës/ Meta: Vendim historik

22 Korrik 2019, 16:14, Aktualitet CNA
Nëntë vjet nga vendimi i Hagës pro Pavarësisë së

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka perkujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila njohu aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Meta shprehet se ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik.

Postimi i plotë

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.

Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tone./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga