LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më pritën krahëhapur në burg"/ Stresi flet për herë të parë pas daljes nga qelia

22 Korrik 2019, 10:53, Aktualitet CNA
"Më pritën krahëhapur në burg"/ Stresi flet

Reperi Arkimed Lushaj ka qënë në qëndër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të arrestimit të tij dhe jetës së tij personale.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin ?72 Sen? me Meriton Mjekiqin ku ka folur për herë të parë për periudhën që ka qenë brenda.

?Jena të lumtur që të kemi jashtë Stresi, si po kalon këto ditë lirie? Ishalla kurrë në jetë nuk të shohim më brenda.?- i thotë moderatori Stresit.

?Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik. Vallaj për burra është , më kanë prit me krah hapur atje dhe nuk e kam ndjerë hiç. Thonë që atje është ferr, por jo jo atje është shumë qetë. Unë e kam pasur të nevojshme të pushoj pak.?- është shprehur reperi teksa nuk ka ngurar për të folur dhe për marrëdhënien që krijoi me personat e tjerë.

?Dua ta them këtu dhe të gjithë ata që janë djem kanë për ta kuptuar këtë gjë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se qysh më kanë prit atje. Është një ndjenjë shumë e madhe sepse kur shkon atje nuk e di çfarë do të ndodh. Prej ditës së parë që kam shkuar e deri në të fundit unë kam për t’i falënderuar të gjithë ata që më kanë respektuar aty brenda. Ditën kur ika i kam takuar 300 persona nga 450 e ca që ka pas brenda, aq mirë kemi kaluar aty. Mua më kanë bërë një arrestim të paligjshëm, me kamera dhe me sende që nuk lejohen dhe unë kam për ta çuar në Strasburg në Francë, sepse ata do e gjykojnë më mirë. Ata hynë me forcë kanë thyer derën. Kur kam parë kamerën i kam thënë atij: ‘ti nuk je burrë’. Më pas u sollën mirë u qetësuan.?- është shprehur reperi duke sqaruar gjithçka.

 

Lajmet e fundit nga