Connect with Us

Horoskopi ditor 22 korrik 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

Aktualitet

Horoskopi ditor 22 korrik 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

Publikuar

-

Dashi

Mos hezitoni aspak t’i tregoni shefit shqetësimet në mjedisin e punës ose të kërkoni një vend të ri pune nëse nuk përshtateni me ambientin. Përpiquni të jeni më fleksibël, sa i përket planeve gjatë ditës dhe tregohuni më kreativ në projektet për karrierën tuaj.

Demi

Të gjitha planet që kishit parashikuar për ditën e sotme do të realizohen lehtësisht. Kontrolloni buxhetin para se të bëni blerje apo të rezervoni pushimet. Kjo pasdite është e duhura për një takim romantik, i cili do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Merrni kohën e duhur nëse dëshironi të provoni gjëra të reja.

Binjakët

Punoni fort dhe përpiquni të jeni sa më të saktë. Dita e sotme do të jetë mjaft e rëndësishme për karrierën tuaj. Megjithatë, mos e teproni me lodhjen duke dalë jashtë limiteve tuaja. Në mbrëmje sigurojini kohë vetes për t’u relaksuar.

Gaforrja

Qetësia do të udhëheqë ditën e sotme. Ka shumë gjasa që të përfundoni çdo detyrë në punë dhe do të programoni lehtësisht të nesërmen. Kaloni më shumë kohë pranë familjes dhe partnerit/partneres suaj. Gjithashtu, është mjaft e nevojshme të përfshiheni në aktivitet fizik.

Luani

Do të dukeni mjaft sharmantë në sytë e të tjerëve sot. Edhe nëse gjatë ditës do të përballeni me vështirësi, mendoni pozitivisht, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ecni përpara. Ekziston mundësia të zhvilloni një bisedë mjaft delikate me familjarët tuaj.

Virgjëresha

Përpiquni të mbani veten nën kontroll këtë të hënë. Dikush mund t’ju provokojë me fjalë ose mund t’ju kritikojë ashpër në sy të të tjerëve. Megjithatë, mos i lejoni ata t’ju ulin kokën. Mos merrni vendime teksa jeni të inatosur, pasi mund të bëni gabime, për të cilat do të pendoheni shumë shpejt.

Peshorja

Mos jepni para borxh sot, pasi rrezikoni shumë që t’i humbisni ato. Përqendrohuni tek çështjet më të rëndësishme, të cilat ju kanë munduar kohët e fundit. Nëse po mendoni të ndryshoni stil, është dita e duhur për ta bërë këtë.

LEXO EDHE:  Si të shërosh veten nga një dashuri e njëanshme

Akrepi

Qëndroni vigjilent gjatë gjithë ditës, sidomos ndaj shenjave që mund të merrni nga një miku/mikja juaj e ngushtë. Përndryshe do të humbisni diçka me shumë vlerë që mund të vendosë për karrierën tuaj ose për dashurinë e jetës suaj. Ka gjasa gjithashtu që dikush rreth jush të përpiqet t’ju manipulojë në aspektin profesional.

Shigjetari

Shmangni krahasimet mes vetes dhe të tjerëve. Njerëzit nuk janë njësoj dhe krahasime të tilla janë të dëmshme, sidomos nëse bëhen mes rrethit të ngushtë. Bëni kujdes me arrogancën dhe xhelozinë.

Bricjapi

Sigurohuni të bëni plane, të cilat do t’ju vënë në vend të parë në punë për momentin. Edhe pse një bashkëpunëtor i preferuar mund të përpiqet të marrë lëvdata për punën që ju keni bërë deri tani, kjo nuk do të ndodhë nëse ju përpiqeni fort për ato çfarë keni arritur. Sa i përket anës personale, beqarët e kësaj shenje kanë shumë gjasa të takojnë dikë gjatë ditës.

Ujori

Në punë ka gjasa t’ju ngarkojnë me shumë përgjegjësi, të cilën mund të mos ndiheni të gatshmën për ta përballuar. Do të ishte mire të komunikoni me shefat tuaj dhe të kërkoni më tepër kohë. Bëni kujdes me ushqimet, sigurohuni të jenë brenda datës së skdencës.

Peshqit

Mund të përballeni me zgjedhje, për të cilat nuk do të jeni në gjendje të ndërmerrni një vendim sot. Sigurohuni që të shihni me kujdes avantazhet dhe disavantazhet para se të investoni kohën tuaj në të. Nëse keni mundësi, këshillohuni me ata që kanë më shumë eksperiencë në marrjen e këtyre. Kjo mbrëmje do t’ju sjellë dhe një surprizë shumë të këndshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shënim nga Klodian Tomorri/ Analiza e cunguar e Ministrisë së Financave

LEXO EDHE:  Shënim nga Klodian Tomorri/ Analiza e cunguar e Ministrisë së Financave

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës! Tmerr i vërtetë për këto shenja

LEXO EDHE:  Dashuri në Beverly Hills

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: