Connect with Us

“Hardhuca pa bisht”/ Kujt i drejtohet Ylli Manjani

Aktualitet

“Hardhuca pa bisht”/ Kujt i drejtohet Ylli Manjani

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ironizuar mazhorancën në lidhje me nismën  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson si qesharake faktin që i është kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Sipas Manjanit nuk ka lidhje Komisioni i Venecias në këtë rast, por është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

“Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

LEXO EDHE:  Meta thirrje qeverisë/ Të shtohen përpjekjet për të mbështetur biznesin

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh!

Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!

Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.

Ç’hyn Venecia këtu?!

Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu…

Hardhuca pa bisht.”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Publikuar

-

Nga

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme. Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur dhe banorët e zonës, të cilët shprehen për mediat se goditjet erdhën nga ajri.

‘’Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, ndodhi një goditje e jashtëzakonshme.  Pastaj erdhi goditja tjetër, për mua ishte nga ajri. Një goditje e jashtëzakonshme, ishin nga ajri dhe shpërthyen në ajër, punë sekondash.

Njoftuam operativin se s’kemi informacione, kishim frikë se mos ndodhte ndonjë tip cunami. Doli gjithë familja nga frika. S’pamë gjë. Ishin të papame.”, tha një prej banorëve të zonës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Alarmohet Lezha/ Regjistrohen dy shpërthime të fuqishme

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Velipojë/ Dyshohet për të plagosur

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se shpërthimet janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për persona të lënduar.

Shpërthimet janë ndjerë në të gjithë zonën e Lezhës, por policia ende nuk ka identifikuar me saktësi zonën ku kanë ndodhur.

LEXO EDHE:  Kundër sistemit edhe kundër Lulit, Ramës dhe Metës

LEXO EDHE:  Manjani ja thotë “shqiptarshe” Ramës/ “Më mirë m** se i vogël”

Ndërkohë, janë hapur menjëherë hetimet dhe pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-ministrja socialiste në zi/ Humb jetën nëna e saj: Të rëndë ma ke lënë barrën

Publikuar

-

Nga

Pësoi tri goditje në zemër/ Ndërron jetë artisti i njohur

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka humbur sot nënën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë socialistja, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale përcjell disa fjalë prekëse për nënën e saj me profesion mësuese.

Kumbaro deklaron se nëna i ka lënë një barrë të rëndë modeli, ndërsa e përshkruan si një grua, mësuese, nënë dhe gjyshe shumë të përkushtuar.

U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik. Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit.

Një grua që dashuroi fort një libohovit dhe të dy bashkë ndërtuan familjen më të bukur në botë, me besimin te fëmijët dhe me bindjen te parimet e jetës. Një gjyshe që nipërit e mbesa e kishin shoqe të ngushtë dhe dashuri të pazëvendësueshme. Ajo është nëna ime! Të cilën e njoha kështu si në këtë foto kur erdha në jetë.

Dhe kështu e përcolla sot drejt parajsës se vetëm atë meriton zysh Azbija, mama jonë, e bukura dhe e mençura jonë, e kthjellët si hëna e plotë, e thellë si toka e pjekur, e qetë si deti pas furtunës, elegante si mendimi për Jetën që e respektoi deri në çastin e fundit kur iku në paqe dhe krenare nga kjo botë për t’u bashkuar përgjithmonë me dashurinë e jetës së saj, tim atë.

Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit… Lamtumirë Ma!”, shkruan ish-ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE