LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i vdekur shqiptari në Holandë/ Ka lidhje me vrasjen e Latos?

22 Korrik 2019, 07:03, Aktualitet CNA
Gjendet i vdekur shqiptari në Holandë/ Ka lidhje me vrasjen e Latos?

Një shqiptar është gjetur pa jetë në Holandë në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit.

Sipas mediave holandeze viktima është një shtetas shqiptare, 43 vjeç, i cili kishte humbur prej disa kohësh.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë.

Mediat kryesore në Holandë ngrenë dyshime se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpalluri president i Çamërisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga