LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon Reforma në Drejtësi/ Çlirim Gjata tregon provat

22 Korrik 2019, 11:47, Aktualitet CNA
Dështon Reforma në Drejtësi/ Çlirim Gjata tregon provat

Sekretari për çështjet ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata në një konferencë për mediat foli lidhur me trevjetorin e Reformës në Drejtësi.

Gjata tha se kjo është një drejtësi private e kryeministrit Edi Rama, i cili njëloj si në një subjekt privat i merr vet të gjitha vendimet.

Sipas Gjatës, prova që tregon se kjo Reformë ka dështuar, është rasti i Gjykatës së Durrësit që nxorri dy vendime të ndryshme për dy ditë, lidhur me kryebashkiaken Valbona Sako.

?Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama.

Vendimi skandaloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me refomën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë.

3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë publik, asnjë politikan nuk ka dalë para drjetësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve.

Drejtësia private që ka ndërtuar Edi Rama 3 vjet nga reforma në drejtësi është bërë mburojë e çdo pushtetari apo krimineli të lidhur me pushtetin që vjedh zgjedhjet për llogari të Edi Ramës.

Shqiptarët janë dëshmitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e blerjes së zgjedhjeve me krimin e organizuar.

Vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve dhe çojnë përpara axhendën europiane të Shqipërisë,?- tha Gjata në fjalën e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga