Connect with Us

“Çmendet” 57-vjeçari/ Dhunon vëllain për motive pronësie

Kronika

“Çmendet” 57-vjeçari/ Dhunon vëllain për motive pronësie

Publikuar

-

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, për motive pronësie.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L.K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P.K.,

LEXO EDHE:  Arrestohet në kufi i shumëkërkuari/ 11 vite burg për…

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr i përmasve të mëdha në Vlorë/ Digjet një sipërfaqe me kullota dhe ullishte

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës.

Dy zjarrëfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë në kontroll flakët, ndihmuar dhe nga banorët e zonës.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë, mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me kullota dhe ullinj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të divorcuar dy vite më parë/ Si u ekzekutua në oborrin e shtëpisë nga ish bashkëshorti 36 vjeçarja bashkë me vëllanë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Rreshenin mbrëmjen e sotme ku vëlla e motër u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë.

Autor i krimit është ish bashkëshorti i Esmeralda Filopati, Fatmir Koleci, nga fshati Zejmen i Lezhës me të cilin kishte tre fëmijë.

Ndërkohë po kështu mësohet që vëllai i Esmeralda Filopatit e divorcuar prej disa kohësh, Vladjon Filopati sapo kishte ardhur nga Italia.

Esmeralad e kishte denoncuar për dhunë ish-bashkëshortin e saj, dhe më pas ishin divorcuar.

Gjykata ia kishte besuar fëmijët Esmeraldës e cila pas divorcit jetonte tek prindërit e saj.

LEXO EDHE:  Tenton të rrëmbejë fëmijën/ Kapet në flagrancë taksisti në Elbasan

LEXO EDHE:  "Drift" nën hundën e policisë/ Kapet i "forti" në Tiranë

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme autori i krimit ka shkuar i armatosur pranë banesës së viktimave ku fillimisht është konfliktuar me të vëllain e Esmeraldës, dhe pasi ka qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur ka ndërhyrë Esmeralda e cila po ashtu është qëlluar me armë nga ish bashkëshorti.

Pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia po punon për kapjen e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi i dyfishtë në Rrëshen/ Policia zbardh dianamikën e ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku motër e vëlla u ekzekutuan me armë zjarri.

Policia bën me dije se janë vrarë me armë zjarri Vladjon Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Sipas policisë dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi me inicialet F. Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

LEXO EDHE:  Video/ Policia publikon pamjet e autorit të atentatit në Elbasan

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Zbulohet mashtrimi i Aluiznit me pronat

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE