Connect with Us

Bllokohet mikesha e Prokurores së Përgjithshme/ KLP “rrëzon” Arta Markun

Aktualitet

Bllokohet mikesha e Prokurores së Përgjithshme/ KLP “rrëzon” Arta Markun

Publikuar

-

kryeprokurorja arta marku

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka bërë sot një sërë emërimesh në prokurori të ndryshme.

Një ndër emrat që priste sot emërim, ishte dhe Pranvera Gruda, e cila njihet si mikesha e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

KLP, ka vendosur që të shtyjë shqyrtimin e kërkesave dhe miratimin e projekt-vendimeve për caktim në detyrë të  Pranvera Grudës.

Pas diskutimeve, Këshilli kërkoi kohë deri në mbledhjen e ardhshme për t’u njohur në detaje me këtë rast  por edhe me një tjetër.

Pranvera Gruda ka mbajtur pozicionin e ndihmëses ligjore ne Prokurorinë e Përgjithshme dhe tashmë aspironte për prokurore.

Gruda përfaqësoi Arta Markun në gjyqin me ish prokuroren Rovena Gashi.

Marku e largoi Gashin  nga posti i Drejtores së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Njësisë së Dekriminalizimit.

Por, sipas mikeshës së saj, që bëri avokaten në seancën gjyqësore, Arta Marku nuk ka shkelur asnjë ligj, ka respektuar Kushtetutën.

“Përkohësisht është detyra që do kryejë, por jo funksionet. Funksionet sipas ligjit i ka te plota. Kërkojmë rrëzimin e padisë. Gashi nuk është shkarkuar si prokurore por si drejtore drejtorie”  ka thënë ajo në gjykatë.

LEXO EDHE:  Peticion kundër Arta Markut/ Çfarë kërkojnë banorët e Astirit

Kujtojmë se Gashi e fitoi gjyqin ndaj Markut, shkallën e parë, dhe në atë kohë duket se ka menduar edhe për rehatimin e mikeshës së saj.

Duke lënë mënjanë vendimin e humbjes në Apel, prokurorja e përkohshme Arta Marku, duke ndjerë ikjen, ka nisur të kthejë nderet për miqtë që i qëndruar afër, gjatë kohës së dështimeve në krye të organit të akuzës.

KLP thuhet se është ndarë në dy grupe. Njëri grup që mbështet Arta Markut dhe pakica kundër vendimeve të saj.

Në mbledhjen e sotme të KLP-së, mungonte një prej besnikëve të Arta Markut, anëtari Besnik Cani, ndërkohë që shumica e mbështetësve të saj ishin të pranishëm.

Por, pavarësisht kësaj, Pranvera Gruda u bllokua në tavolinë dhe nga ana tjetër duket që KLP-së i kanë tërhequr veshin, ndoshta ata që i kanë emëruar.

Mos emërimi i Pranvera Grudës si prokurore, ndryshe përkthehet dhe si një sinjal që KLP po i dërgon Arta Markut, me shpresë që ajo ta kuptojë se po humb territor në Këshill./CNA.al

Pazaret e Arta Markut në ikje/ Zbulohet “shpërblimi” i fundit që kërkon nga KLP

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Arta Marku miraton strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme

LEXO EDHE:  Gazetari tregon pse marrëveshja Rama-Basha vijon

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Berisha shpërthen ndaj Prokurorisë/ Ja kush fshihet pas veprimeve të saj

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Bashës për socialistët/ “Mos u bëni palë me Ramën”

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE