Connect with Us

“A thu do kishe shku me e pa në kinema”/ Ermal Mamaqi paralajmëron rikthimin e “The SHBLSH”?

Aktualitet

“A thu do kishe shku me e pa në kinema”/ Ermal Mamaqi paralajmëron rikthimin e “The SHBLSH”?

Publikuar

-

Grupi i njohur “The SHBLSH” mesa duket do të rikthehet sërish. Ata u bënë të njohur në “Portokalli” dhe në ato kohë Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i dhuruan publikut batuta të cilat mbahen mend edhe sot.

Pas”Portokalli” ata u zhvendosën në emisionin e humorit “Apartamenti 2xl” ku qëndruan bashkë për disa vite.

Pavarësisht suksesit që patën të tre, pak vite më parë aktorët u ndanë dhe secili vazhdoi karrierën e tij në televizione të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe Julian Deda dhe Gentian Zenelaj nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kjo na habiti të gjithëve.

Megjithatë duket se në mes tyre është dikush që dëshiron t’i pajtojë.

LEXO EDHE:  3 Premiera në rrjetin e Kinemave Imperial

Pak minuta më parë Ermal Mamaqi ka publikuar në Instagram një foto ku kujton kohën kur ndanin skenën të tre dhe shkruan: “Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinem?”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku mes të tjerash ka komentuar dhe vendimin e djeshëm të Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi titullin ‘Qytetar nderi’ publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Paloka tha se ky vendim ishte një lajthitje jo kolektive por e Ramës.

Kjo hyn tek lajthitjet, por jo kolektive, pasi është e Ramës. Ata mendër nesh as në tualet nuk shkojnë pa pyetur Ramën.

Ai që është për kryetar bashkie. Ai e ka për zakon që i tall dhe më pas i hedh ata që ka pas. Ata morën vendimin, doli Rama si shpëtimtar”, tha Paloka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më kanë ndodhur disa fatkeqësi”/ Paloka rrëfen historinë e trishtë dhe akuzon qeverinë

Publikuar

-

Nga

“Më kanë ndodhur disa fatkeqësi”/ Paloka rrëfen historinë e trishtë dhe akuzon qeverinë

Ish deputeti i PD, Edi Paloka, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo javë” ku ka folur për fshehjen e numrit të viktimave të Covid.

Paloka tregoi dhe një histori personale, ku tha se xhaxhai dhe kushërira e tij kishin ndërruar jetë nga Covid-19, mirëpo institucionet shtetërore nuk e kanë raportuar se shkak ishte pikërisht virusi.

“Mua më ka ndodhur fatkeqësi, pasi kam humbur person të afërt nga pandemia. Unë rastin nuk e kam përdorur politikisht. Vajza e tezës sime nuk rezulton e vdekur nga virusi. Në kartelë përshkruhet çdo gjë, vetëm koronavirusi nuk përmendet. Vajza e tezes sime, që është pedagoge Irena Bogdani, u mjekua për Covid dhe humbi jetën në Spitalin Infektiv prej Covid-19.

Kur e bëjnë këtë gjë me një personalitet, pasi ishte pedagoge, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Kam humbur edhe xhaxhanë, edhe ai pasi kaloi koronavirusin. Nuk rezulton asnjë statistikë që ka humbur jetën nga Covid-19. Nuk raportohen të gjitha rastet e vdekura nga koronavirusi, se nuk duan të përhapin panik.

Këtu tek ne futja në intubim është fatalitet, ndërsa jashtë ka aparaturë që bën oksigjenimin e gjakut jashtë trupit të personit, kushton vetëm 30 mijë euro e nuk ka asnjë në Shqipëri, e ndërsa paratë shkojnë për PPP. Qeveria të marrë përsipër përgjegjësitë e pandemisë”, u shpreh Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kaosi me spitalet periferike/ Nuk mund të pranojnë pacientë Covid

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reagur lidhur me situtën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Shehu shhkruan se kaosi i krijuar në spitalet perfierike është një i dështimit të qevrisë me menaxhimin e e situatës.

Zyrtarisht sipas Kryeministrit e Qeverise ne 3D spitalet periferike nuk kane, nuk mund te shtrojne e nuk duhet te pranojne paciente Covid!

Praktikisht jane shume te tille te pa deklaruar, te shtruar e nen mjekim aty, kjo si pasoje e domosdoshmerise reale per ndihme mjekesore ndaj qytetareve, ne kushtet e perhapjes kaq te gjere te epidemise!

Pra megjithese kjo Qeveri virtuale thote “Jo”, tashme ky eshte bere nje fakt real si pasoje e nevojave te te semureve, gje qe ne e kemi kerkuar prej muajit Shkurt.

Une dua te pershendes spitalet e stafet e tyre per kete inisiative ne sherbim te qytetareve ne nevoje!

Ashtu sic dua te denoncoj perseri absurditetin menaxhues qeverises, qe vetem ne 3D i mban keto spitale jashte perpjekjeve anti Civid, duke demtuar rende keshtu rregullat epidemiologjike, shendetin e te semureve e eficiencen.

Veprime te tilla nga pa aftesia, hezitimi per te permbushur kerkesat e opozites, apo dicka tjeter, do te thote te lihen ngjarjet ne rjedhje te lire:

—Sepse mungon organizimi, qe duhet te kete cdo spital per te pritur paciente Covid, qofte ne baze te protokolleve, qofte dhe me permiresime te domosdoshme strukturale, qe duhet te ishin realizuar muaj me pare. Nqs dikush mendon se mund te krijoje nje Triazh me nje cader lecke, gabon rende!

—Sepse mungojne keshtu medikamentet e metodat specifike mjekuese per trajtimin e atyre pacienteve, duke i detyruar ata t’i sigurojne privatisht.

—Sepse mungon ristrukturimi e gadishmeria e ambjenteve laboratorike, imazherike e deri te Terapive Intensive, qe perseri duhej te ishin ne eficience.

Pra pasojat e ketij keq menaxhimi apo dhe te kesaj loje te qellimeshme te Qeverise si “struci” per te “mos pare” realitetin, vecse thellon pasojat e renda te krijuara nga kjo amulli prej muajsh.

Tashti duhen ide te qarta, transparence, pergjegjeshmeri, veprime energjike e gjithe perfshirese ndaj te gjithe sistemit tone shendetesor, ndryshe e nesermja do te jete edhe me e “Zeze”!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE