Connect with Us

Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

Aktualitet

Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shkruan se edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga miratimi në parlament i Reformës në Drejtësi, ende nuk ka asnjë fryt nga ajo që u vendos në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se vendimi i gjykatës së Durrësit për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes socialiste, Valbona Sakos është fryti më i hidhur i reformës.

“Me 21 korrik, Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c’te donin me ligjet.”-shkruan ndër të tjera Oerd Bylykbashi.

Postimi i plotë:

“Gezuar” 21 korrikun!

Si sot tre vite me pare ne keto ore, kujtoj ecejaket frenetike ne mes te vapes se Tiranes, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime me ambasadore, tensionin e dikutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve te mbyllura kur kam degjuar propozime qe do t’i permbysnin stomakun cdo profesionisti te se drejtes e qe me kane bere te mendoj ne ato momente qe nese miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do te ishte Kushtetuta e vendit tim dhe qe per fat nuk u materilizuan te pakten plotesisht. ‎Me kujtohen gazetaret qe na prisnin ne vapen e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si nje film i jashtezakonshem.

Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripercaktuar perfundimisht qendrimin e Ëashingtonit dhe Brukselit duke mbeshtetur qendrimet e Opozites per moskapje politike dhe duke fshire “vijat e kuqe” te vendosura me heret ne Tirane, e gjithe beteja e Opozites ate dite te nxehte ishte per te zbatuar paragrafin e famshem 88 te Opinionit te Komisionit te Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. A e permiresonte kjo arkitekturen hibride dhe te paprecedent te sistemit tone te drejtesise, tashme te hiperfragmentuar ne nje mori institucionesh dhe me shume ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikerisht tek kjo arkitekture e deformuar.

Por se paku me 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c’te donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?

Asokohe kam deklaruar ne parlament se edhe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, Rama do vazhdoje te beje fushate me sloganin “Do te bejme reforme ne drejtesi”. Por kurre nuk ma‎ kishte marre mendja, edhe pse kishim paralajmeruar per defektet e renda, qe tre vite me pas reforma nuk do te kishte prodhuar ende sistemin e ri te drejtesise. Nderkohe qe i vjetri po shembet me shpejtesi, dhe hallexhinjte qe kane nevoje per drejtesi kane mbetur ne kurth mes rrenojave te sistemit te vjeter qe bie me shpejtesi dhe sistemit te ri qe nuk cohet dot ne kembe.

Thjesht imagjinoni sikur ne oret e para te mengjesit te 22 korrikut, bashke me amendamentet kushtetuese te ishte miratuar edhe nje Kod i ri Zgjedhor, i reformuar. Dhe me pas imagjinoni sikur pas tre vitesh te mos ishim ne gjendje te ngrinim KQZ, Kolegjin Zgjedhor, komisionet zgjedhore e cfare duhet tjeter per te bere zgjedhje. Fundja, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane po aq jetike sa drejtesia e paster. Nese kjo imagjinate do te ishte realitet, te gjithe do ta quanin ate reforme zgjedhore te deshtuar. Por sot primadonat e asaj reforme ne drejtesi te 2014-2016 kane ende paciperine te thone qe eshte sukses dhe deshtimin per te ngritur sistemin e ri, mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per disa vite nuk eshte problem se eshte “normale”. Te vesh duart ne koke! Justifikim si i atij qe zihet ne adulter dhe thote: Nuk eshte ashtu si duket, me ler te shpjegohem…

LEXO EDHE:  Bozdo: Edhe Veliaj do ishte në burg nëse…

Ja ku jemi tre vite me pas‎. Para dy ditesh Gjykata e Durresit skandalizoi ‎te gjithe komunitetin e e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerez te thjeshte, duke marre nje vendim per konfirmimin e mandatit te kandidates se PS per kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin. Nje brutalitet antikushtetues! Kjo nuk quhet as forum-shopping ku Rama del dhe kerkon gjykaten qe i volit me shume per te marre vendimin qe do, sic beri me Kolegjin qe i dha vendimin qe donte per dekretin e Presidentit. Kjo eshte me keq! Sepse Rama kesaj rrdhe ka bere gjyqtar-shopping. Nuk i pelqeu e para, peshkoi te dytin qe te merrte vendimin qe donte. Ky skandal ka therrmuar cdo parim te sigurise juridike.

Asnje qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet nje ceshtje ne gjykate, te kete te drejte te beje padi te re te njejte po ne ate gjykate pasi ajo e ka dhene nje vendim per te njejten ceshtje. Por kur kerkesa gjykates i vjen me firme te vete Kryeministrit Rama, Drejtesia qe po reformon vetingu i Rames, behet me e “barabarte” se per te tjeret. Le te guxojne gjyqtaret po deshen e te refuzojne kerkesen qe vjen me vete firmen e Kryeministrit! Sot e kane marre mesimin gjithe gjyqtaret e tjere.

Ky eshte fruti me i fundit i hidhur i reformes se 2016. Sot nuk kemi me Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte. Euramalius paska propozuar qe mund te emerohen gjyqtare te perkohshem ne Gjykaten e Larte sa per te emeruar tre antaret qe i duhen Rames ne Gjykate Kushtetuese. Te perzihen rropullite vetem ta mendosh. Me heret kemi pare se si KLGJ dhe KLP u kapen duke vene ne to persona kryekeput te lidhur me PS. Jane keta qe do te caktojne gjyqtaret dhe prokuroret‎ e ardhshem qe do zevendesojne ata qe po ikin nga vetingu. Do tekrijojne garden pretoriane te Rames ne Drejtesi, qe ta ruajne ate ne 10-15 vitet e ardheshme nga drejtesia per maskaralleqet qe po ben sot pa fund.

Vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne Cader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes. Te mos flasim per Prokuroren e Perkohshme qe edhe pse sapo ka mbushur 19 muaj dhe nuk eshte foshnje qumeshti, ende nuk ka filluar te ece dhe nuk i kane dale as kicat e bebit qe te kafshoje sa per te thene.

Uroj vertet qe SPAK te mos dale nje frut tjeter i hidhur e te kthehet ne “aspak”. Fundja Shpresa ‎eshte vajze rezistente, vdes e fundit. Sepse nese SPAK nuk e kap politika, mund te kemi politikane, gjyqtare e prokrore te korruptuar qe shkojne pas hekurave dhe jo thjesht t’i coje vetingu ne pension te shijojne pasurite qe kane vene. Dhe aty do te fillonte shpresa per ndryshim.

Para tre vitesh kam deklaruar publikisht se me kete arkitekture hibride qe nuk ka kusheri askund mes sistemeve europiane, frut i nje eksperimenti, ky sistem drejtesie deshton brenda 10 vitesh. ‎Nuk eshte se kam ndryshuar mendim, por shpresen e kam qe ta kem patur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresen, per fat te keq. Gjithesesi, sado me probleme dhe difekte, me mire kjo qe quajne reforme dhe qe sot nuk ka me mundesi te ndreqet, le te shkoje drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh te gjithe se cfare sistemi drejtesie ka prodhuar, sesa te terhiqmi zvarre me nje reforme qe perdoret per fushate zgjedhore dhe jo per drejtesi.

Fjala ime me poshte, e oreve te para te 22 korrikut 2016, eshte prove e qellimeve, shpresave, pikepyetjeve dhe kritikave qe kishim atehere. Ja ku jemi sot tre vite me pas.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit/ Rama: Fenomen historik, jo politik

LEXO EDHE:  “O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri”/ Meta tallet me Ramën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit/ Rama: Fenomen historik, jo politik

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet urgjent letrës së Bashës/Lëri letrat publike, mos u fshih

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: