Connect with Us

“Të pashë në ëndërr dhe…”/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

“Të pashë në ëndërr dhe…”/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

Publikuar

-

Juristja e njohur e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, humbi babain e saj 4 vite më parë dhe së fundmi i ka treguar fansave se e merr shumë malli për të, madje e kishte parë edhe në ëndërr.

Eni thotë se në ëndërr e kishte përqafuar dhe kur u zgjua e kishte lënë duke qeshur.

‘Gjëja më e bukur në botë është të shohësh prindërit e tu të buzëqeshin dhe të dish se ti je arsyeja e asaj buzëqeshjeje.Babi im me merr malli shume per ty dhe sot kete mengjes une zgjova me ty mbeshtjell ne enderr dhe tek hapa syte ti me kishe lene duke qeshur’, shkruan juristja.

w5tydjhj.jpg

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” nga Gjirokastra/ Policia e Shtetit në shërbim privat të biznesmenit që grabiti vëllain

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së 30 milionë dhrahmive të të ndjerit Hajro Buzheri nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ky i fundit pranoi, që i kishte marrë këto para dhe me paratë e grabitura hapi një biznes privat në Kardhiq të Gjirokastrës të quajtur GJIBU dhe një tjetër në emër të gruas, të quajtur Kovi Al, përmes të cilit bënte kalimin e parave.

Mbrëmjen e sotme “STOP” raportoi se Islam Buzheri përdor edhe policinë e Gjirokastrës, për të mbrojtur biznesin e ngritur me paratë e nipërve. Ai udhëton me makinën e policisë, me të cilën shoqëron edhe nipërit në rajon.

Emisioni “STOP”ka ndjekuR nga afër momentin kur policia shkon per t’i shoqëruar në komisariat. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

Publikuar

-

Nga

Inxhinieri Arben Meçe tha se arrestimet e bëra ditën e djeshme për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit ishin farsë.

Meçe akuzoi Prokurorinë për paaftësi, pasi pretendon për 486 pallate me mbi 10 kate në Tiranë, nuk ka dosje, pavarësisht se disa prej tyre janë të dëmtuara.

“Procesi është farsë, pasi janë tre kryetarë komunash, është e pamundur të arrijë deri te kryetari. Nëse kryetari i Farkës dhe Kasharit arrestohen edhe piramida zinxhir duhet të kishte analogji, nga kryetari, drejtorët, shefi i urbanistikës, juristi, inxhinieri, etj. Në Kashar është piramida, ndërsa në Farkë vetëm kryetari është arrestuar. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Ai e dini ju se për 486 objekte mbi 10 kate në Tiranë nuk ka fare dosje, as kolaudim, as projekt dhe asgjë dhe qytetarët kanë bërë blerjet, por nuk marrin certifikatën. Nga këta 486, 100 janë të prishur.

Po të hapësh të gjitha dosjet, të gjitha kanë mangësi. Këta objekte nuk kanë kaluar asnjë procedurë për të cilën këta të tjerët janë arrestuar. Di që qytetarët që janë futur në këto objekte nuk kanë asnjë dokument pronësor, pasi nuk kanë akt kolaudimi, akt piketimi, dokumentin e sizmikës dhe as regjistrimin në ZVRPP, për të cilën këta janë futur në burg”, deklaroi inxhinieri në emisionin Repolitix, ndërsa theksoi se kjo ngjarje do të venitet në mënyrë të turpshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Ringjallia” e turizmit në Durrës pas tërmetit/ Xhaferri debat me Klosin: Duhet drejtësi!

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri ka debatuar me ministrin e aktual, Blendi Klosi lidhur me “ringjalljen” e turizmit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Klosi, thotë se hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar.

“Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar. Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR. Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim”, tha Klosi.

Ndërkohë Xhaferri tha se situata nuk është “rozë” në Durrësi dhe nuk mund të ketë “ringjallje” po nuk u vendos drejtësi në vend.

“Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane. Ministri është përpjekur, nuk mund ta akuzoj. Por ministri është pjesë e një qeverie që ka dështuar. Nuk e ka ringjallur turizmin pas tërmetit, do jetë shumë e vështirë”, tha Ferdinand Xhaferri në studion e “Opinion”.

LEXO TE PLOTE