LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takaj po rikthen Kristi Vangjelin në ekip, ja ç'po ndodh te Skënderbeu

21 Korrik 2019, 07:32, Aktualitet CNA
Takaj po rikthen Kristi Vangjelin në ekip, ja ç'po ndodh te

Përpjekjet e Skënderbeut në këtë moment duket se vijojnë paralelisht jo vetëm për të siguruar financat për vijimësinë e klubit dhe një projekt të saktë rreth saj, por edhe për të afruar lojtarë në merkato para se të jetë tepër vonë.

Në këtë pikë duket se drejtuesit e Skënderbeut kanë menduar që gjithçka ta nisin nga lojtarët që ishin pjesë e rëndësishme e ekipit sezonin e kaluar dhe pikërisht me ta kanë filluar bisedimet fillimisht.

Pasi ka komunikuar me kapitenin Marko Radas dhe mesfushorin Gjergji Muzaka, duket se Ardjan Takaj ka edhe një dëshirë të fundit për sa u përket tri shtyllave kryesore të ekipit. Bëhet fjalë për rikthimin e Vangjelit te Skënderbeu edhe për sezonin e radhës.

Kjo do të sillte në Korçë jo vetëm cilësinë për prapavijën dhe në tërësi për ekipin, por edhe një prej motivuesve kryesorë të lojtarëve të rinj, gjë që u pa të ndodhte edhe vitin e kaluar. Por, duket se arritja e një akordi me mbrojtësin korçar, në këto momente në Australi, mbetet një rebus i madh dhe tepër i vështirë për t?u arritur.

Burimet pranë lojtarit bëjnë me dije se Kristi Vangjeli është kontaktuar personalisht nga Ardjan Takaj, madje komunikimet mes tij dhe presidentit të Skënderbeut janë të vazhdueshme edhe pas daljes së përgjigjes së KAS-it, shkruan “Panorama Sport”.

Vetë presidenti bëhet me dije se i ka kërkuar lojtarit që të jetë sërish pjesë e Skënderbeut në vijim, gjë që Vangjeli nuk është se e ka mohuar kategorikisht. Të njëjtat burime bëjnë me dije se për të pranuar kërkesën e Takajt, Vangjeli ka kërkuar mbi të gjitha garanci financiare për sezonin në vijim dhe një pagë që nuk do të pësojë ndryshime të mëdha nga ajo e sezonit që u mbyll.

Kërkesat e korçarit kanë qenë të hapura, madje ka ngulmuar edhe te një paradhënie e mundshme për ta bërë me të lehtë arritjen e një akordi për sezonin e ardhshëm. Këto kërkesa kanë vënë në lëvizje disi presidentin e Skënderbeut, i cili e ka lënë gjithçka të hapur, duke e shqyrtuar si mundësi pasi të ketë përcaktuar planin e veprimit për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, edhe nëse akordi arrihet me Vangjelin, me shumë mundësi korçari do të qëndrojë në Korçë te bardhekuqtë deri në dhjetor të këtij viti. Kjo, edhe për faktin se në Australi janë mahnitur me paraqitjet e Vangjelit në kampionat, aq shumë, saqë mund të ketë edhe ndonjë ofertë për të vijuar andej karrierën e tij si futbollit. Madje, kjo është edhe dëshira e vetë lojtarit, por jo vetëm kaq.

Përmes një kontrate në këtë kontinent të vogël, Vangjeli kërkon të tërheqë edhe familjen e tij për të ndërtuar jetën në Australi edhe më pas ta mbyllë me futbollin. Gjithsesi, e rëndësishme mbetet që bisedimet janë ende në rrugë e sipër dhe primare do të jetë që Takaj fillimisht ta garantojë zyrtarisht vijimin e projektit të tij te Skënderbeu.

Lajmet e fundit nga