Connect with Us

Skandali me çmimet në plazhet shqiptare/ Qytetarët ankohen tek Berisha

Skandali me çmimet në plazhet shqiptare/ Qytetarët ankohen tek Berisha

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili ankohet për çmimet e larta në plazhet shqiptare.

Sipas mesazhit të denoncuesit që ka publikuar Berisha, shkruhet se një garuzhde makarona kushton 900 lekë të rinj.

Mesazhdërguesi sqaron se i është ankuar manazherit të restorantit, por ai i është përgjigjur duke thënë “Kërkojini llogari Rilindjes, që na ka vënë këmbën në fyt”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Monitorimi i projekteve të huaja në Shqipëri/ Kërkohet shkarkimi i 2 zyrtarëve

Publikuar

-

Nga

Nisur nga eksperienca e menaxhimit te fondeve IPA I dhe problematikat e shfaqura gjatë zbatimit të projekteve, fokusi i këtij auditimi u drejtua në sistemin e menaxhimit indirekt të fondeve gjatë asistencës IPA II.

Grupi i auditimit u përpoq t’i jepte përgjigje pyetjes kryesore: “A ka qenë efecient procesi i monitorimit të fondeve IPA për periudhën 2015-2018?” dhe në përfundim u arrit në këtë mesazh auditimi:

Projektet IPA janë konceptuar si një instrument orientues e lehtësues drejt anëtarësimit në BE të një vendi me perspektivë europiane. Ndonëse në Shqipëri projekte të tilla po aplikohen prej më se 10 vjetësh dhe në shuma të konsiderueshme financiare, progresi real i vendit tonë drejt anëtarësimit në BE vijon të jetë i vakët.

Pala shqiptare në përgjithësi dhe MEPJ e MFE në veçanti, kanë dëshmuar: a) pasivitet në aplikimin për projekte të tilla, duke treguar se qasja jonë europiane vijon të mbështetet më shumë në slogane sesa në punë; b) menaxhim të dobët në nivel strategjik, taktik e operacional të projekteve të ndërmarra, ku mungojnë struktura që duhet të ishin ngritur me kohë, njësi të dedikuara IPA në përputhje me prioritetin politik e social, monitorim eficient në dimensionin financiar dhe atë performant, duke treguar rrjedhimisht për një proces më së shumti fiktiv të rritjes së kapaciteteve administrative dhe integrimi europian; c) proces i mangët feedback-u në nxjerrjen e mësimeve nga gabimet e kaluara, korrigjimin e tyre në kohë dhe parandalimin e rindodhjes së tyre në ardhmen, duke treguar mungesë përgjegjësie dhe shkaktuar dëme financiare.

Në linjë me Marrëveshjen Kuadër dhe investimin e fuqishëm financiar të BE-së për integrimin europian të Shqipërisë, projektet IPA mund dhe do ta japin efektin e tyre të plotë vetëm pasi të ngrihen të gjitha strukturat e nevojshme, të dedikohen ato në përputhje me rëndësinë strategjike që kanë dhe të monitorohen e auditohen me përgjegjshmëri, koordinim dhe qasje proaktive.

Vonesat e shkaktuara gjatë tenderimit dhe implementimit të projektit “Mbështetje për përmirësimin e Sistemit të Statistikave” kanë penguar realizimin e produkteve të tij brenda afateve të përcaktuara në Termat e Referencës, duke cenuar eficiencën e procesit. Gjithashtu, trajnimet jo adekuate, lëvizja e shumtë e stafit dhe mungesa e burimeve njerëzore të dedikuara për projektet IPA bëjnë që realizimi i objektivave të projekteve të mos bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe/ose të mos bëhet me një cilësi të kënaqshme. Trajnimi i plotë dhe i përshtatshëm i personave përgjegjës për të gjithë ecurinë e projektit, e veçanërisht procesit të prokurimit, është i një rëndësie thelbësore për realizimin me sukses të projektit të Censusit 2020, të cilin INSTAT do ta implementojë në vazhdim.

Për më tepër, mungesa e Indikatorëve Kyç të Performancës (KPI) përpara 2019 kanë cenuar efektivitetin e procesit të vlerësimit të performancës së strukturave të menaxhimit indirekt të fondeve IPA. Ndërkohë që Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës Akredituar nga Bashkimi Evropian (më tej AAPAA) ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke mos vënë në dispozicion as raportet e auditimit apo të veprimtarisë së saj. Në këtë mënyrë, Agjencia ka shkelur jo vetëm ligjin e KLSH dhe ligjin e vet organik, por edhe standardet INTOSAI, mbi të cilat mbështetet, si dhe mbi të gjitha parimin e transparencës me publikun.

SMEI IV ishte një nga projektet e para që iu besuan palës shqiptare për t’u menaxhuar në mënyrë indirekte (të decentralizuar), pra procesi i tenderimit, kontraktimit, menaxhimi financiar dhe administrativ i projektit, kryen nga vendi përfitues (në këtë rast nga strukturat e vendit tonë) dhe përgjegjësinë për to e mban ky i fundit. Implemetimi i sukseshëm i SMEI IV ishte i rëndësishëm jo vetëm për rezultatet që do sillte për të arritur progres në procesin e Integrimit Evropian, por edhe për të ofruar siguri se strukturat shqiptare të menaxhimit indirekt janë të afta për të menaxhuar në mënyrë efektive, efiçente dhe ekonomike fondet e BE-së, duke rritur kështu mundësinë e vendit tonë për të përthithur e menaxhuar më shumë fonde.

Kontrata SMEI IV është një kontratë e ndërprerë si rezultat i parregullsive të konstatuara në procesin e prokurimit nga Delegacioni i BE, gjatë një kontrolli ex-post të kryer. Mungesa e produkteve dhe rezultateve të prodhura prej tij ndikon drejtpërdrejt performancën e projektit (kur mungojnë produketet finale të tij, mbetet pak për të konkluduar mbi performancën), si dhe efektivitetin, efiçencen dhe ekonomicitetin e fondeve IPA akorduar për të. Për më tepër, pasojat negative ndihen edhe në procese të tjera të cila ngrihen mbi outputet që pritej të prodhonte SMEI IV, duke shkaktuar kështu një zinxhir pasojash negative në aparatin institucional shtetëror të vendit tonë. Me ndërprerjen e kontratës, Projekti SMEI nuk ka arritur të prodhojë rezultatet e parashikuara për ASPA-n. Kjo ka ndikuar performancën e procesit të trajnimit të stafit të administratës publike, duke dhënë pasoja në eficencën e aktiviteteve të përditshme që ata kryejnë për të adresuar nevojat e për të ofruar shërbime publike cilësore për qytetarët shqiptarë. Kjo kontratë u pezullua e me pas ndërpre, pas kontrollit ex-post të kryer nga Delegacioni i BE-së.

Delegacioni refuzoi proçedurën e prokurimit të kryer në CFCU për shkak të parregullsive të konstatuar, si dhe kërkoi shpjegime tek Autoriteti Kontraktor (CFCU) mbi skualifikimin nga tenderi të tre firmave. Pas shqyrtimit të argumenteve të përcjella nga Autoriteti Kontraktor, Delegacioni i BE-së refuzoi përfundimisht arsyet e KVO-së për skualifikimin e 3 kandidatëve në fjalë. Në qëndrimin e tij përfundimtar Delegacioni i BE-së i konsideroi vendimet e KVO-së për skualifikimin e firmave në fjalë, të pajustifikuara dhe në shkelje të parimeve të konkurencës së drejtë dhe të hapur, dhe trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit. I konsideroi gjithashtu arbitrare dhe të padrejta. Delegacioni nuk pranoi asnjë prej arsyeve të dhëna për skualifikimin e 3 kandidatëve dhe e vlerësoi kontratën SMEI si jo të përshtatshme për t’u financuar me fonde IPA.

Në rastet kur kontrata është akorduar jo në linjë me procedurat e kërkuara të prokurimit publik dhe impakti financiar është i njohur, kërkohet rimbursim 100% i vlerës së disbursuar nga BE për këtë kontratë. Edhe pas përpjekjeve të CFCU-së për të ulur normën e cila duhet t’i kthehet BE-së nga fondet e akorduara për kontratën SMEI deri në momentin e pezullimit të saj, qëndrimi aktual i BE-së është se në fund të Programit IPA II për Shqipërinë 2014-2020, kur do të rakordohen llogaritë me shtetin Shqiptar, do të kërkohet rimbursim 100% i vlerës së alokuar nga fondet IPA për këtë kontratë. Konkludohet se parregullsitë e lidhura me procesin e vlerësimit të ofertave në CFCU i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një faturë për t’u paguar me vlerën rreth 1.000.000 euro, të shtyrë në kohë.
Për këtë auditim, grupi i auditimit ka propozuar ndër të tjera:

Këshilli i Ministrave të iniciojë procedurën për shkarkimin e Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA), të emëruar me VKM nr. 541, datë 18.06.2015, për mos nisjen e procesit të inspektimit financiar publik, sipas përcaktimeve të neneve 11/1 dhe 11/4 të Ligjit 112/2015 “Për Inspektimin Financiar Publik”, në lidhje me parregullsitë e konstatuara nga Bashkimi Evropian në projektin SMEI (të cilat mund të shkaktojnë një dëm ekonomik me vlerë 1 milion Euro në buxhetin e shtetit).

Duke qenë se Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së ka refuzuar në mënyrë të përsëritur bashkëpunimin me KLSH-në, duke mos pranuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion, në kundërshtim të plotë me nenin 26 të Ligjit 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, me nenin 9, pika 8 të ligjit nr. 90/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, si dhe me parimin e transparencës së institucioneve publike, i kemi rekomanduar Kryeministrit shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme të këtij institucioni për shkelje të nenit 57 pika 2 e Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”. Gjithashtu, Departamenti Juridik në KLSH po vijon shqyrtimin e përcjelljes në organet përkatëse kompetente për ndjekjen e mëtejshme ligjore të këtij refuzimi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dalin faktet/ Diskreditohet përfundimisht sindikata me 4 veta e Arlind Qorrit

Publikuar

-

Nga

Sindikata e krijuar nga Organizata Politike e Arlind Qorrit në Bulqizë, pas tymnajës që u përpoq të krijonte, pasi u ndesh me faktet, duket se ka marrë një goditje të rëndë që ja shkërrmoq themelet.

Disa të dhëna të publikuara nga Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë pavarësisht se deri diku ishin konfidenciale, kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë të domosdoshme: që minatorët në njërën prej minierave të Bulqizës, konkretisht atë të menaxhuar nga kompania më e madhe AlbChrome atje, nuk ishin të paguar si skllevër si pretendonte sindikata e re e themeluar nga Arlind Qorri, për në një mënyrë mëse dinjitoze.

Ja faktet qe i diskredituan përfundimisht sindikatën e Arlind Qorrit, të vënë në veprim përmes ish-minatorit Elton Debreshi:

Sindikata e re deklaronte se minatoët e AlbChrome paguheshin si skllevër me vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

1 – Por rrogat e 8 minatorëve të bëra publike, përfshi edhe 4 minatorët e larguar për thyerje disipline nga AlbChrome, treguan një realitet krejt ndryshe.

Behar Gjimi, Beqir Duriçi dhe Ali Gjeta, janë paguar përkatësisht gjatë 4 viteve të fundit, mesatrisht  nga 1 milionë deri ën thuajse 800 mijë lekë në muaj secili, ndërsa kryetari i sindikatës së tyre, Elton Debreshi, gjatë katër viteve të fundit ka marrë një pagë mestare mujore prej thuajse 1.2 milionë lekësh në muaj. Këto prova mund t’i shihni në fotot bashkëngjitur të borderove të tyre. Po flasim për fakte, jo për “lloqe Kavaje”, nga ato që llomotit prej disa mujash Qorri.

Sindikata e Qorrit akuzonte se Debreshi ishte larguar nga AlbChrome sepse kishte kirjuar një sindikatë të re në nëntor.

2 – Por sikurse duket nga dokumenti më poshtë, Debreshi kishte firmosur që në prill 2019 parlajmërimin për pushim nga puna për thyerje disipline dhe kishte nënshkruar gjithashtu se i merrte parasysh pasojat e përsëritjes së një gjëje të tillë, që do të sillte largimin e tij automatik nga vendi i punës. Në Prill 2019 nuk dihej asgjë për krijimin e sindikatës së Debreshit, që ju prezantua publikut vetëm në nëntor, kurse AlbChromit zyrtarisht, me anë të një shkrese për njohje vetëm më 16 dhjetor 2019.

Pasi ra kauza  sindikatës së Qorrit që pretendonte se minatorët paguheshin dhe trajtoheshin si skllevër, kjo sindiklatë akuzoi se Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë kishte publikuar pagat e minatorëve më të kualifikuar, ndaj pagat dilnin aq të larta, dhe vijoi duke thënë se nëse publikoheshin pagat e një vagonisti apo punëtori më të thjeshtë, ata premtuan se aty do të gjendej skllavëria. Sindikata e Qorrit në këtë rast bëri një autogol, sepse publikoi një bordero minatorësh të muajit dhjetor, ku këta të fundit nuk i kishin të plota ditët e punës.

3- Në fakt, minatorë që kishin 16 apo 17 ditë pune, dilte se ishin paguar mbi 500 mijë lekë në muaj. Në këtë rast ata ranë me këmbët e tyre në grackë, sepse pranuan vetë se nuk ka asnjë minator, qoftë dhe prapavije që të paguhet 300 mijë lekë si skllav.

Natyrisht që rrogat gjithmonë mund të jenë më të mira, por në krahasim me 36 minierat e tjera në Buqlizë, nga një vëzhgim që bëmë, del se te AlbChrome pagat janë 30% më të larta dhe këtë gjë secili nga të interesuarit mund ta gjejë te deklarimet që bëjnë vetë kompanitë në organet kompetente dhe 30% pagë më e lartë në një vend si Shqipëria është diferencë e skajshme.

Gjithashtu, asnjë kompani tjetër në Bulqizë nuk jep pagë të 13-të, apo shpërblim për 8 marsin dhe për festa të tjera fetare, sikurse AlbChrome, kjo nga vetë dëshmitë e minatorëve që punojnë aty.

Për investimet që e rrisin jetëgjatesinë e minieres për 20 vjet nuk po flasim, sepse ato i pranojnë dhe vetë minatorët e sindikatës fallco të Arlind Qorrit.

Qartazi, nga këto fakte del se në Bulqizë nuk ka një problem sindikatash, por një përpjekje e Arlind Qorrit për të vënën nën kontroll këtë minierë për interesa të mafias së kromit, ashtu si është quajtur gjithnjë. Kjo kuptohet dukshëm edhe nga fakti sepse ai po mundohet të godasë të vetmen kompani në Bulqizë, e cila ka prej vitesh marrëdhenie me një sindikatë, ndërkohë që nuk i ndihet zëri për 36 kompanitë e tjera ku nuk ka as edhe një sindikatë të vetme.

Së shpejti do të publikojmë me fakte se sa anëtarë ka zyrtarisht me vete sindikata e Qorrit dhe ai do të jetë diskreditimi final për të.

Ato portale që ranë në grackën e Arlind Qorrit, me pak investigim mund të kishin gjetur dhe zbuluar këto fakte dhe jo ti merrnin deklaratat e Arlind Qorrit si e vetmja e vërtetë.

Lufta ndaj komunistëve të paguar dhe korruptuar vazhdon…..

 

Mashtrimi i sindikatës së Arlind Qorrit me pagat

Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit

Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit

Paga e një vagonisti dhe një punëtori papavijë  që i bëjnë me fakte qesharake

Paga e Behar Gjimi, i mirëpaguar

Paga e lartë e një minatori të thjeshtë të Albchrome

Paga e majme e Elton Debreshit

Paga e një tjetër sindikalisti të Qorrit ku tregon se ishte i mirëpaguar

 

 

Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje

Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje

Shkresa ku Inspektoriati i Punës thotë se nuk gjeti asnjë shkelje të kompanisë Albchrome në shkarkimin e katër minatorëve qe thyen disiplinën

LEXO TE PLOTE

Lajme

Një ditë në minierën e Albchrome!

Publikuar

-

Nga

Bulqiza është një nga ato qytetet e vogla të Shqipërisë të cilat nuk njihen për shumëçka. Nuk është destinacion turistik, edhe pse rruga përkrah lumit Mat është një nga më të bukurat, me një pamje tejet mistike. Nuk njihet as si qytet i zhvilluar, edhe pse zona është e pasur me burime minerare, zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i të cilave është një nga aktivitetet më të rëndësishme për ekonominë e vendit. Industri të tilla si ajo e nxjerrjes së kromit nga minierat e pasura të Bulqizës ja kanë zbardhur dikur faqen Shqipërisë, e cila renditej ndër vendet e para në botë për eksportin e kromit dhe ferrokromit tepër cilësor, të cilat gjenin përdorim në dhjetëra industri të tjera si ajo e prodhimit të makinave, elektroshtëpiakëve, e deri te armët.

Miniera e kromit në Bulqizë e ka filluar veprimtarinë e saj plot 72 vite më parë, në 18 shkurt të vitit 1948. Gjatë viteve të komunizmit, kjo industri i solli shtetit shqiptar qindra milionë dollarë në vit, me kulmin e suksesit në vitet 1970 deri në vitin 1990.

Ndryshimi i sistemeve politike në Shqipëri preku edhe minierën e kromit në Bulqizë e cila pësoi degradim pas degradimi me cdo kompani të huaj të cilës i jepej me koncesion. Deri në vitin 2012, për shkak të keqmenaxhimit dhe mosinvestimit të këtyre kompanive miniera e Bulqizës garantonte nxjerrjen e metalit për vetëm 2 vite, duke vënë përpara rrezikut të papunësisë dhe krizës ekonomike të gjithë zonën e Bulqizës, por sot, situata duket ndryshe.

Megjithese shume kompani e kane pezulluar aktivitetin per shkak te krizes qe ka perfshire industrine prej 1 viti e gjysem, njera prej tyre, miniera e Albchrome vijon aktivitetin pa nderprerje, dhe nuk ka cuar ne shtepi asnje prej 652 minatoreve te punesuar.

Në Bulqizë janë aktive 35 leje minerare, mes tyre edhe miniera e Albchrome të cilën zgjodhëm për të vizituar në një ditë. Kjo minierë u mor me koncesion nga kompania në vitin 2013, dhe që atëherë u investuan miliona dollarë për të zbatuar marrëveshjen koncesionare të lançuar vite më parë, pjesë e së cilës ishte pusi nr.9 i cili do të siguronte nxjerrjen e kromit edhe për 20 vitet e ardhshme, apo tranverbanku që do të realizonte transportin e mineralit të kromit nga miniera e Bulqizës në impiantin e përpunimit tij në Klos nëpërmjet një rrjeti nëntokësor hekurudhor, duke ulur ndjeshëm kohën dhe shpenzimet e transportit.

Gjatë një turi në këtë minierë na shoqëruan një numër i madh drejtuesish e përgjegjësish të sektoreve të ndryshme. Bardhyl Rama, drejtuesi teknik i minierës na priti ne hyrje të saj, dhe pasi u sigurua qe ishim të pajisur me veshjet e nevojshme, pantallona dhe xhup termik, si dhe kokoren mbrojtese se bashku me nje elektrik dore, na tregoi se do të kishim mundësinë të zbrisnim deri në thellësinë 1 kilometër nëntokë.

Në nivelin numër 5, Mikel Demçee, shefi i punimeve kapitale, na shoqëron në pikën ku bëhet edhe lidhja me tranverbankun e Klosit, një vepër e cila realizohet pas plot 34 vitesh. Tranverbanku i Klosit nisi të ndërtohet në kohën e komunizmit, për t’u lënë më pas në harresë deri në ditet e sotme. Mikeli tregon se tranverbanku i Klosit ka qenë një nga projektet më të vështira për t’u realizuar.
Në nivelin 5 ndodhej edhe drejtori ekzekutiv i Albchrome, Luan Saliaj, i cili ndjek personalisht ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve, dhe na shoqëroi gjatë pjesës së mbetur të turit. Bashkë me të hyjmë në një zonë të minierës ku ndodhet impianti i degazimit, i cili është ndoshta investimi më i rëndësishëm brenda në minierë dhe padyshim i nevojshëm, pasi garanton sigurinë e jetës dhe të shëndetit të minatorëve, si dhe një vijimësi pune afatgjatë.
Teksa kthehemi në pusin numër 9 i cili do të na zbresë në nivelin e 17, -40 metra nën nivelin e detit, kalojmë përballë pusit numër 8 dhe dishenderive të vjetra, me të cilat realizohej transporti i njerëzve dhe vagonave vite më parë. Saliaj tregon se kur zbritja bëhej me dishenderi nevojitej rreth 1 orë për të mbërritur në nivelet e mëposhtme, e përvec kësaj, konsumonte shumë energji dhe lodhja shpesh ishte e papërballueshme. Me hapjen dhe vënien nën funksion të pusit numër 9, zbritja nëntokë tashmë bëhet për 5 minuta.
Kur flitet për punën në minierë, shumë kanë parasysh minatorët në tunele të errëta e të paajrosura, të cilët sa me kazëm e sa më lopatë gërmojnë e ngarkojnë minerare si në kohën e komunizmit në kushte tejet të vështira. Në nivelin numër 17 ku është përqëndruar pjesa më e madhe e punimeve dhe e minatorëve, edhe pse gjendet thuajse një kilometër nëntokë, vështirë se vihen re ndryshimet trysnore. Masat e shumta të sigurisë, ajrimi, ndricimi dhe degazimi, por edhe zëvendësimi i punës manuale me makineri, e bënin procesin e punës dhe qendrimin brenda në minierë lehtësisht të përballueshëm. Armatimi i tuneleve të minierës ishte gjithashtu një element shtesë të sigurisë, dhe tepër i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe jetëgjatësinë e punimeve.
Fadil Cani, shefi e investimeve, i cili ka punuar në këtë minierë prej dekadash, tregon se ndryshimet në kushtet e punën kanë qenë të jashtëzakonshme që prej kohës së marrjes me koncesion të minierës nga Albchrome.

Megjithëse është bërë një punë e jashtëzakonshme për risjelljen në jetë të minierës së Bulqizës, kompania Albchrome ka bërë plane studimi dhe zhvillimi, të cilat lënë hapsirë për investime të mëtejshmenë minierë. Rigels Husaj, drejtor i zhvillimit të biznesit dhe menaxhimit të projekteve tregon se këto investime do të hapin edhe shumë vende të reja pune.
Turit në minierën e Bulqizës i erdhi fundi kur mbërritëm në nivelin numër 18, pjesë e një projekti shtesë në të cilën ende vijonin punimet për zgjerimin dhe futjen në përdorim.
Në kuadër të investimeve që Albchrome ka bërë për të ringritur industrinë e nxjerrjes së kromit, i është dedikuar një vëmendje e veçantë edhe përgatitjes së fuqisë punëtore të së ardhmes. 4 bursa studimi shkojnë cdo vit për studentët e shkëlqyer të degës Gjeologji-Miniera. Gjithashtu, në vitin 2014 kjo kompani ka investuar në hapjen e një shkollë profesionale në qytetin e Bulqizës, ku fëmijët e minatorëve përgatiten për shfrytëzimin e minierës në të ardhmen, duke siguruar moslënien në harresë të minierës siç ka ndodhur për vite të tëra, si dhe duke shmangur rrezikun e papunësisë për brezat e rinj. Investimi në shkollën profesionale dhe bursat për inxhinierët e ardhëm nuk janë të vetmet investime që ka bërë kompania. Nxënësit e shkollë së mesme e Bulqizës Asllan Keta, sot gëzojnë një laborator informatike, ndërsa spitali i Bulqizës ka një sistem më të mirë ngrohje.
Një kujdes të veçantë kompania ka treguar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët falë një bashkëpunimi me World Vision trajton fëmijët jo vetëm në Bulqizë, por në të gjithë qarkun e Dibrës, pa harruar edhe kontributin ne rikonstruksionet e kopshtve, cerdheve dhe banesave te familjeve ne nevoje.

LEXO TE PLOTE