Connect with Us

“Pse nuk lidheni bashkë”/ Moderatorit shqiptar i vjen në majë të hundës, ja përgjigja ndaj komentueses

“Pse nuk lidheni bashkë”/ Moderatorit shqiptar i vjen në majë të hundës, ja përgjigja ndaj komentueses

Publikuar

-

Prej disa kohësh marrëdhënia e Isli Islamit dhe Ori Nebiaj është dukur shumë e afërt por mesa duket ata janë veç shokë dhe moderatorit nuk i duron dot më ata ndjekës që i thonë se duhet të lidhet me kolegen e tij Ori Nebijaj.

Në një postim të fundit në Instagram, moderatori shfaqet me Orin ndërsa paralajmëron se sot do t’i bashkohet asaj në programin “Pushime on Top”.

“Sa shumë shkoni ju pse nuk jeni lidhur bashkë, shumë po e zgjatni na latë dhe ne kështu në ankth dita ditës më keq për ne 😍😍”, i shkruan një ndjekës.

“Asnjë lidhje logjike në gjithë këtë që the”, ia kthen Isli.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjnë vaksinën e gripit

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjë vaksinën e gripit

Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë.

Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme. Por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën.

Megjithëse ende nuk ka dalë një vaksinë për COVID-19, vaksina për gripin ka qenë e disponueshme prej dekadash.

E vetmja mënyrë për të përcaktuar nëse dikush ka njërën ose të dyja këto sëmundje, është përmes testeve laboratorike.



Gary Simon, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin George Washington në Uashington, i tha gazetës Washington Post, se perspektiva e një lufte ndaj dy sëmundjeve njëkohësisht e bën vitin 2020 “shumë të vështirë”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani në gjithë botën ka 30.5 milionë raste me afro 1 milionë të vdekur.

Amerika ka numrin më të lartë të infektuarve me 6.7 milionë, pasuar nga India me 5.3 milionë dhe Brazili me 4.5 milionë.

Vendet evropiane njoftuan për masa të reja kufizuese të premten, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se infeksionet kanë filluar të përhapen përsëri në kontinent me “ritme alarmante”./VOA

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“A ke folur me Canin se plasëm?”/ Moderatorja jep përgjigjen që askush nuk e priste

Publikuar

-

Nga

“A ke folur me Canin se plasëm?”/ Moderatorja jep përgjigjen që askush nuk e priste

Gjithçka nisi me një koment në rrjetet sociale. Moderatorja e sportit, Eva Murati komentoi  në një nga fotot e aktorit të famshëm Can Yaman dhe ky i fundit iu përgjigj duke e falenduar me emojin e yllit.

Kjo nxiti dhe më shumë kureshtjen e fansave të cilët vërshuan në rrjet me pyetjen që po i mundon të gjithë.



“A ka folur moderatorja me Canin”, kjo është pyetja që duan të dinë shumica e ndjekësve. Por teksa prisnim që ajo të zbulonte diçka Eva i habiti të gjithë duke u përgjigjur: “Ky është një sekret që nuk do e tregojë kurrë. E di që më doni”, është përgjigjur moderatorja, duke i lënë fansat të vazhdojnë të aludojnë për raportin e saj me aktorin e famshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE