Connect with Us

“Po përgatitet vjedhja e radhës”/ Kush do t’ia “hajë kokën” Veliajt?

“Po përgatitet vjedhja e radhës”/ Kush do t’ia “hajë kokën” Veliajt?

Publikuar

-

Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj jemi mësuar ta shohim me reklama në media dhe rrjete sociale.

Por përtej reklamave perfekte që ai bën, realiteti në Tiranë është krejt ndryshe.

Ky kosntatim vjen nga qytetarët që jetojnë në Tiranë dhe përballen çdo ditë me problemet e prodhuara nga mungesa e infrastrukturës, betonizimi dhe jo vetëm.

“Do të shkojmë nga një park estetik për syrin, që përdoret nga vetëm disa qytetarë, në një park  të transformuar që do të përdoret nga 10-fishi i qytetarëve që e frekuentojnë sot atë. Një park, i cili do të rikonceptohet si një park ‘butik’ i zemrës së Tiranës”, ka shkruar Veliaj një ditë më parë në rrjetet sociale, duke iu referuar parkut “Rinia”.

Por, për qytetarët më shumë se një investim kjo është një vjedhje.

“Unë jam pro politikave sociale për Tiranën, por mendoj që ti po gabon me shpenzime të panevojshme. Kjo për mua është abuzim dhe shpenzim i panevojshëm dhe dikush duhet përgjigjur përpara drejtësisë. Përse nuk investoni diku tjetër? Unë jetoj në Londër dhe Hyde Park është tepër i thjeshtë si Parku Rinia por nuk investohet kuturu. Për mua dikush po përgatit vjedhjen e radhës, Erion Veliaj kujdes se dënohesh për korrupsion dhe vjedhje fondesh publike. Për mua Edi Rama kujdes se po të sabotohet reforma ekonomike me qëllim. Shpresoj të kuptosh paralajmërimet tona ( Socialiste – Tiranë) Erion Veliaj, mos prek Teatrin dhe anullo shembjen. Unë besoj që Parku Rinia dhe Teatri Kombetarë do të të hajnë kokën”, shkruan qytetari i cili identifikohet si militant socialist.

Janë të panumërta problemet që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, ndërsa Veliaj reklamon shpenzimet të panevojshme siç thonë qytetarët.

“Të moshuarve rregullojini oborret e pallateve se e kanë të pamundur të shkojnë te parku Rinia për të luajtur domino apo shah. Ju nëpër pallate keni futur lokale në një kohë që duhet të vepronit ndryshe. Fëmijët dhe të moshuarit pranë pallateve, rinia në hapësira e ambjente të përshtateshme, ku të argëtoheshin pa shqetësuar të tjerët”, i shkruan një nga qytetaret e Tiranës.

Për të tjerë qytetarë, Tirana është bërë si Kandahari.

“Mundohu të investosh në infrastukturën urbane, o i nderuar, pasi për hir së vërtetës infrastuktura e Tiranës i ngjan më shumë ndonjë qyteti si Islamabadi, Delhi apo Kandahari se sa një qytet, qe realisht fizikisht ndodhet në Europë. Urbanistika është themeli o kryetar dhe jo “gjethet e pemëve’, shkruan qytetari në rrjetin social të Veliaj.

Nuk janë të pakta rastet, kur qytetarët e kanë nxjerrë blof Veliaj.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe në një postim të mëngjesit të sotëm nga Veliaj.

“Ekipi po kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Kombinat.”, ka shkruar Veliaj, duke shtuar edhe foto.

Mirëpo një qytetar e ka nxjerrë blof duke i shkruar ” ec 50 metra  më poshtë. Balta dhe ujërat e zeza pushtojnë çdo cep.  Po deshe të sjell e foto“./CNA .al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si u katandis Eduard Halimi

Publikuar

-

Nga

halimi: gjykatesit vendime absurde

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Berisha”, Eduard Halimi, në shkurt të vitit 2018, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Në një postim në rrjetet sociale, në 9 shkurt 2018, Eduard Halimi ndër të tjera shprehej se kishte dorëzuar mandatin e deputetit, me pretendimin se do t’i përkushtohej një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Dorëheqja e Eduard Halimit, vjen në kulmin e situatës, kur njerëzit kishin më shumë nevojë. Eduard Halimi mesa duket e pa veten në grupin e qorrave të Lulzim Bashës edhe u ngrit e braktisi PD-në, duke thënë se do merrej me networke ballkanike dhe çështje private.

Një histori që askush nuk e besoi në atë kohë, për më tepër pati edhe thashetheme korridoreve të PD-së, të cilat nuk na takojnë ne si media ta themi, por historia që ndodhi më pas me mandatet e Beratit, bëri jo pak bujë në media. Kujtojmë këtu akuzat për kandidatë që bliheshin për tu tërhequr dhe për të hyrë Astrit Veliaj e ndotën fare atë histori.

Dhe sot jemi përballë faktit se Halimi, i cili do të bënte networke ballkanike dhe çështje private, katandisi avokat i Lulzim Bashës, për t’i mbyllur një dosje me proçedurë.

Shpesh i akuzuar për lidhje të forta me gjyqtarë dhe njerëz të sistemit të drejtësisë, gjë të cilën, CNA.al e ka paralajmëruar dhe e ka thënë se kush është ky personazh.

Në fakt ne do të publikojmë dhe të tjera materiale për ta kuptuar se kush janë këta individë, të cilët nga rruga futen në politikë dhe më pas bëhen zv.ministra, ministra e deputetë, shijojnë pushtetin dhe më pas në opozitë tërhiqen, braktisin partinë dhe u bëjnë shërbime liderave për t’i shpëtuar nga zullumet e tyre që të marrin më pas benefitet e një pushteti të mundshëm nesër./ CNA.al

Eduard Halimi: Nuk kthehem më në politikë

Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Për ty Halim, që di këndim

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ulet në tryezë me një vjedhës ordiner”/ Sherefedin Shehu “shuplakë” Bashës   

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka komentuar vendimin e opozitës, për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore, duke u tërhequr kështu nga kushti për të mos u ulur në tryezë me Damian Gjiknurin.

Ndërkohë, që opozita akuzonte Damian Gjiknurin për pazare votash në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, dhe nuk pranonte që ai të ishte pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, dje pati një tërheqje nga ana e opozitës.

Opozita dje mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si përfaqësues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, të cilët do të ulen në tryezë pikërisht me atë që kanë akuzuar, Damian Gjiknurin.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, në një prononcim për CNA.al tha se e shikon me dyshim të madh pjesëmarrjen e opozitës në tavolinë.

Sipas Shehut, ulja në tavolinë me një të akuzuar si vjedhës votash, vë në dyshim të madh seriozitetin e opozitës.

“Një dyshim i madh për seriozitetin e opozitës bazohet në faktin e uljes së saj në një tavolinë të kryesuar nga një vjedhës ordiner votash, manipulator i lindur dhe servil politik i pandreqshëm. Opozita dikur e kishte uljen me të si kusht të panegociueshëm ndërsa tani e pranon atë si negociatorin e pazëvendësuehsëm. Nga një tavolinë me pazarxhi dhe njerëz të papërgjegjshëm do të kemi një produkt pazari dhe jo zgjidhje të problemit. Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është mungesa e vullnetit dhe ulja në tavolinë me pazarxhi pa platformë dhe mekanizma garancie tregon se akoma vullneti nuk ekziston.”-tha Sherefedin Shehu, për CNA.al

“Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Interesat tona përtej interesave të pushtetit”/ Mesazhi i Rudina i Hajdarit

Publikuar

-

Nga

rudina

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dalë sot me një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë në politikë, duke iu referuar tryezës së djeshme për reformën zgjedhore.

Sipas saj, deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore.

“Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon.  Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tona shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit.

Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri”, është shprehur Hajdari në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE