LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalohet ngjarja kriminale/ Arrestohet në flagrancë autori

21 Korrik 2019, 16:09, Aktualitet CNA
Parandalohet ngjarja kriminale/ Arrestohet në flagrancë autori

Policia në Fier ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale, me pasoja të rënda.

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi ka goditur me thikë për motive të dobëta një shtetas tjetër.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M, 64 vjeç, banues në Fier.

?Në lagjen ?16 Prilli” Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin.

Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga