Connect with Us

Nuk justifikoi pasurinë/ Hetimet për Llallën kalojnë në SPAK

Nuk justifikoi pasurinë/ Hetimet për Llallën kalojnë në SPAK

Publikuar

-

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, ka folur lidhur me punën që do të bëj SPAK  kur të formohet duke “çmontuar” korrupsionin dhe duke hetuar lidhjet që ka krimi në nivelin e lartë.

Lidhur me hetimet që janë lënë pezull Ibrahimi ka përmedur edhe rastin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili nuk justifikoi dot pasurinë, “p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla,”- ka thënë ndër të tjera kreu i KLP për DW.

DW:  Z. Ibrahimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), mbylli(17.07) procesin e përzgjedhjes së Prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti – Korrupsion, (SPAK). Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP dhe mbi ҫfarë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhurit ?

Genti  Ibrahimi: Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK. Kemi pasur 28 kandidatë nga të cilët KLP përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesionale dhe karakterit të fortë / vendosmërisë  profesionale. Vlerësimi u bazua në  dokumentacionin e ofruar prej vetë kandidatëve. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë „ një konkurs bukurie” : të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentat e ҫështjeve penale që i konsideronin më të sukseshmet dhe që tregonin vendosmërinë e tyre për t’u ballafaquar me ҫështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultateve të punës që do të emërohen nga KLP, kur të kalojnë vettingun.

DW: A do të kenë 15 kandidatët përparësi në rradhën për të kaluar në vetting?

Genti Ibrahimi: Vettingu ka nisur sipas një rendi të paracaktuar në ligj. Të parët vettingut i nënshtrohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese,  Kryetarët e Gjykatave dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme,  të Prokurorive të Apelit, drejtuesit e Prokurorive në rrethe dhe gjyqtarë të Gjykatave të Apelit. 15 kandidatët për prokurorë në SPAK jo domosdoshmërisht i përkasin kategorive të mësipërme. Ka nga ata që ende nuk kanë filluar vettingun, të tjerë i kanë kaluar të gjitha fazat e vettingut apo janë në një fazë më të hershme. Tani që dihet lista e kandidatëve ata do të kenë prioritet që t’i emërojmë sa më parë.

DW: Kur mund të fillojë funksionimin SPAK?

Genti Ibrahimi: Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për sejcilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.

DW: Sa Prokurorë duhet të ketë SPAK-u ?

Genti Ibrahimi: Kjo nuk ëshrë kopetencë e KLP. Numri i tyre do të jetë në varësi të ngarkesës së punës por sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund  të ketë më pak se 10 prokurorë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 22 prokurorë. SPAK do të ketë një Kryeprokuror, që do të zgjidhet nga rradhët e 15 kandidatëve, i cili do të ketë edhe përgjegjësi administrative /organizative përpos atyre hetimore. Brenda SPAK-ut do të ketë disa seksione si p.sh. ai për krimin e organizuar, korrupsionin, hetimin e pasurisë etj.

DW:  Z. Ibrahimi, ҫfarë ”kartash” ka në  dorë SPAK që të përligjë pritshmëritë e mëdha që njerëzit dhe elitat intelektuale kanë ndaj tij, si institucioni kyҫ i drejtësisë së re që do të fillojë  ҫmontimin e pandëshkueshmërisë për ish-politikanë apo politikanë aktualë të përfolur për korrupsion, pasurim të paligjshëm, lidhje  me krimin, të paprekur deri më sot nga drejtësia?

Genti Ibrahimi:  Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore për korrupsionin. Por SPAK  ka tri “karta” të reja dhe të rëndësishme në dorë.

Së pari: pavarësinë e prokurorëve. Para reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese një prokuror i lartë kishte të drejtë të ndryshonte gjithҁka në punën e një prokurori në pozicion më të ulët. P.sh. nëse një prokuror i një niveli më të ulët vendoste fillimin e një ҫështjeje penale eprori i tij mund të vendoste  mosfillimin e saj ose anasjelltas. Sot kjo varësi është ҫmontuar jo vetëm për SPAK por për ҫdo prokuror. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeҫar, janë të pashkarkueshëm, ndryshe nga prokurorët e tjerë që shërbejnë me një afat të përcaktuar dhe mund të lëvizin nga KLP nga një zyrë në tjetrën. Nëse një prokuror i SPAK  ka kryer shkelje disiplinore për ta shkarkuar duhen 2/3 e 11 anëtarëve të KLP, gjë që vështirë të  arrihet në kushte normale.

Së dyti:  SPAK ka kontroll të plotë mbi policinë gjyqësore, që do të jetë e përbërë nga oficerët e policisë gjyqësore / hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) që do të rekrutohen nga prokurorët e SPAK. Ndryshe nga  Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK nuk do të ketë nevojë për  Policinë e Shtetit  për hetimin e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin. Deri tani rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë janë hetuar nga  Policia e Shtetit, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e Shtetit varet nga Ekzekutivi, nga Ministria e Brendshme dhe nuk është ҫudi që pushteti ekzekutiv të sabotojë hetimin nga prokuroria, pasi e ka nën kontroll policinë gjyqësore.

Kjo do të ndryshojë në mënyrë drastike në rastin e SPAK, që do të ketë policinë e vet gjyqësore. Hetimet do të kryhen në një sekret më të madh se deri tani kur hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin bëhen  nga struktura të ndryshme dhe mundësia për rrjedhje të informacionit është më e madhe. Me SPAK  hetimi do të zhvillohet brenda një zyre të vetme, nga një grup njerëzish që janë në lidhje profesionale dhe hierarkike me njëri- tjetrin.

Së treti:  Mbi Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të SPAK rëndon detyrimi i aksesit në privatësinë e tyre. Ata janë gjithë kohës të monitoruar. Sa herë që flasin në telefon e dinë që dikush i regjistron, llogaritë e tyre bankare janë të aksesueshme.

DW:  A synon aksesi në privatësinë e prokurorëve dhe hetuesve të zbulojë raste potenciale korrupsioni brenda vetë SPAK-ut?

Genti Ibrahimi: Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propoziar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro.

DW:  Me këto 3 “karta” të forta në duar a do të fillojë SPAK hetimin e ҫështjeve të nxehta lidhur me korrupsionin dhe lidhjet me krimin në nivel të lartë?

Genti Ibrahimi:  SPAK  do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ҫështje të fjetura. Portofoli i SPAK do të jetë më i pasur nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP në zyrat e prokurorive të rretheve. Dëshiroj të theksoj që hapja e ҫështjeve të fjetura penale nuk ka kufizim kohor kur ato nuk janë parashtruar. Për vepra penale të korrupsionit afati ligjor i hapjes së tyre është shumë i gjatë, shkon me dekada.

DW:  Z. Ibrahimi, kur parashikohet ngritja e BKH?  A mund të fillojë punën SPAK  pa hetuesit ose ndryshe oficerët e policisë gjyqësore të BKH?

Genti Ibrahimi: Kryeprokurori i SPAK do të rekrutojë drejtuesin e BKH  dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e policisë gjyqësore, pra hetuesit e BKH. Pas përzgjedhjes ata do të trainohen nga ekspertë amerikanë të FBI,  gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK do të fillojë punën duke përdorur oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen tre makina

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Kamzës, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira nv aksident.


LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet në 811 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

Shumë prej qyteteve janë shdërruar në qytete fantazmë gjatë dy javëve të fundit pas urdhrit të autoriteteve për t’i izoluar ato, bllokuar fluturimet dhe mbyllur fabrika e shkolla. Edhe të hënën një numër i madh vendesh pune e shkollash, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në total numri i personave të prekur nga virusi në Kinë njoftohet se është 37,198 persona. Virusi është përhapur në të paktën 27 vende e rajone të ndryshme të botës duke infektuar më shumë se 330 njerëz.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se po rritet numri i pacientëve me koronavirus që po shërohen. Sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar prej shpërthimit të infeksionit viral është 2649 persona. Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet në mbarë Kinën.

Në provincën Anhui në lindje të Kinës, 12 persona u liruan nga spitali ditën e shtunë në disa qytete, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

“Një numër i madh i pacientëve janë larguar nga spitali këto dy ditë, mesatarisht dy ose tre në ditë. Kjo rrit besimin tek mjekët. Shpresojmë që e gjithë shoqëria të mbështesë punën tonë për parandalimin dhe kontrollin. Kemi besim se do ta fitojmë betejën kundër epidemisë”, thotë Yang Dexiang, mjek i rrugëve të frymëmarrjes në spitalin e qytetit Tongling.

Një pacient i cili kishte ardhur në spital në gjëndje të rëndë në provincën Heilongjiang në verilindje të Kinës, la spitalin pasi testet e fundit rezultuan negative. Në qytetin Zunyi të provincës Guizhou, një pacient u largua nga spitali të shtunën pasdite pas trajtimit 13-ditor.

Lajme inkurajuese vijnë gjithashtu edhe nga provinca ishull Hainan, e cila raportoi për tre raste pacientësh të shëruar të shtunën duke e çuar në 14 numrin e përgjithshëm të tyre. Në qytetin lindor Liaocheng, të provincës Shandong, pacienti i parë u lirua nga spitali të premten.

Rajoni autonom Ningxia Hui, raportoi të shtunën 10 raste të tjera pacientësh që e kanë marër veten, duke e çuar kështu në 13 numrin e përgjithshëm të tyre. Sipas shifrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në të gjithë Kinën deri ditën e shtunë, rezulton të jetë 2,649 persona. /VOA 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Agjencia BIRN nën akuzë për mashtrim/ Kompania zvicerane kërkon përgënjeshtrimin e shkrimit

Publikuar

-

Nga

Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për mashtrim nga kompania zvicerane “Terraoil Swiss”, e cila operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve prej 9 vitesh.

BIRN në një shkrim të publikuar në 7 shkurt të këtij viti, theksonte se kjo kompani i ka transferuar naftën e Visokës një kompanie serbe me pronar rus.

Kompania e akuzon BIRN-in se ka mashtruar me qëllim për t’i dëmtuar imazhin kompanisë si dhe si formë shantazhi për të ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos i dhënë të drejtën kompanisë në operimin e fushave naftëmbajtëse në Cakran-Mollaj, ku është shpallur fituese.

Për këtë arsye “Terraoil Swiss” paralajmëron se po merr masa për ndjekjen ligjore jo vetëm për filialin e BIRN në Tiranë, por edhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd. Ndaj i kërkon të përgënjeshtrojë shkrimin.

Deklarata e plotë

Përgënjeshtrim i shkrimit të BIRN-Albania (Reporter.al)

Më datën 7 shkurt 2020, agjencia BIRN-Albania (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi me titull: “Marrëveshja e dyshimtë: Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus” (Autor: Besar Likmeta) ka konsumuar një operacion mashtrimi, spekulimi dhe manipulimi të opinionit publik, duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar faktet, duke bërë interpretime të rreme ligjore, duke dëmtuar në mënyrë agresive dhe intimiduese interesat dhe imazhin e kompanisë “Terraoil Sëiss”.

Është elementare të theksojmë se në profesionin e cdo gazetari, për më tepër të dikujt me përvojë dhe reporter i një media prestigjoze si BIRN, ky publikim është një thyerje e rëndë e parimeve të etikës profesionale dhe shkelje e rëndë e çdo norme që rregullon marrëdhëniet e gazetarisë bashkëkohore, përfshi atë investigative dhe që provon katërcipërisht që artikulli në fjalë është mbështetur mbi të pavërteta, paragjykime, keqdashje, dizinformim për të mos shkuar më larg me arsyetimin e kryerjes së ndonjë shërbimi ndaj një pale të tretë.

Për të qenë sa më të kuptueshëm dhe të qartë përsa më lart, po rendisim në mënyrë elementare piketat kryesore të këtij “investigimi” dhe shkrimit të Reporter.al:

BIRN, pretendim 1: Në këtë shkrim BIRN pretendon se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar naftën e Visokës dhe të drejtat hidrokarbure në një kompani serbe me pronar rus.

Sqarim 1: Në legjislacionin që rregullon marrëveshjet hidrokarbure por edhe ato tregtare nuk ekziston koncepti ”transferim nafte”, por tregtim nafte dhe/ose transferim i të drejtave hidrokarbure.

Pretendimi se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar të drejtat hidrokarbure, është një e pavërtetë e rëndë e joprofesionale dhe mashtrim i qëllimtë, sepse të drejtat hidrokarbure transferohen vetëm me pëlqimin e palëve, respektivisht të Terraoil Swiss, Albpetrolit dhe AKBN-së, si dhe me miratimin përfundimtar të MIE si autoriteti shtetëror më i lartë. Ky fakt nuk ka ndodhur dhe për rrjedhojë nuk ekziston.

Kontrata ndërmjet “Terraoil Sëiss” dhe GTK-Oil është kontratë shërbimi, e njëjtë me të gjitha kontratat e shërbimit mbi bazën e të cilave operojnë kompanitë hidrokarbure në Shqipëri dhe kudo në botë, ç’ka do të thotë se është nënkontraktim, marrëdhënie mes dy palëve private e realizuar konform ligjit shqiptar dhe të gjitha detyrimeve që lindin prej tij.

BIRN, pretendim 2: Kontrata e shërbimit (Terraoil Sëiss me GTK Oil) cënoi sigurinë kombëtare duke transferuar të dhënat konfidenciale.

Sqarim 2: Shkrimi i Reporter.al ka spekuluar me një nen të kontratës koncensionare, duke konfonduar detyrimet mes palëve (koncensionar-shtet) me ekspozimin e të dhënave tregtare konfidenciale dhe duke e keqinterpretuar qëllimisht këtë konfidencialitet si “sekret shtetëror”.

Në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure, koncensionari ka plotësisht të drejtë të ekspozojë të dhëna tregtare konfidenciale tek nënkontraktorët e vet, pa kërkuar miratimin e Albpetrol apo ndonjë institucioni tjetër. (Neni 23.2 i Marrëveshjes Hidrokarbure).

Për pasojë BIRN (Reporter.al) ka mashtruar qëllimisht duke shtrembëruar e keqinterpretuar termat e kontratave e duke spekuluar dhe ngatërruar qëllimisht publikun dhe duke dëmtuar rëndë imazhin, besueshmërinë dhe interesat e kompanisë Terraoil Sëiss.

BIRN, pretendim 3: BIRN pretendon se “Terraoil Sëiss” i ka dhënë kompanisë nënkontraktore “serbe” të dhëna tregtare që përbëjnë “sekret shtetëror”.

Sqarim 3: Ky pretendim nuk është vetëm mashtrim, por edhe reflektim i një paditurie të thellë.

Së pari, kompania GTK-Oil, është e regjistruar në QKB sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk figuron e pezulluar, e përjashtuar apo e konfiskuar, në asnjë institucion ligjzbatues shqiptar apo të huaj .

Së dyti, nuk është detyra e kompanive koncensionare të verifikojnë nënkontraktorët që operojnë në tregun shqiptar sipas ligjeve në fuqi, në lidhje me aspekte që janë tagër i institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, përsa kohë ndaj tyre nuk ka një masë shtrënguese.

Në të kaluarën dhe në vijëmësi kompania “Terraoil Sëiss”, ka kultivuar marrrëdhënie tepër rigoroze me institucionet ligjzbatuese shqiptare, përfshirë dhe komunitetin e inteligjencës, për të shmangur çdo shkelje në këtë drejtim.

Së treti, legjislacioni për sekretin shtetëror, klasifikimin e tij dhe personave të autorizuar për njohjen apo përdorimin e tij, nuk ka asnjë parashikim që t’i përgjigjet pretendimit në fjalë. Në të kundërt, nëse ky fakt do të ekzistonte, marrëveshjet hidrokarbure dhe cdo aspekt tjetër i lidhur me to do të duhej të trajtohej sipas këtij legjislacioni.

Kjo do të thotë se të gjithë personat që do të kishin lidhje pune për shkak të përgjegjësive institucionale, apo ato tregtare do të duhej të ishin të vetuar nga DSIK dhe të paisur me certifikatat përkatrëse të sigurisë, fakt i cili nuk ekziston. Sipas kesaj llogjike, të përdorur nga artikullshkruesi, ky i fundit nuk do të kishte mundësinë të kërkonte asnjë informacion mbi marrëveshjet dhe operacionet hidrokarbure pa qenë i paisur më parë me një certifikatë sigurie.

Kjo llogjike do të vlente dhe për këdo zyrtar të ALBPETROL apo AKBN, sikurse edhe për ish drejtuesit e përmendur në shkrim, të cilët sipas 3 | 4 llogjikës së gazetarit do të kishin konsumuar një krim shtetëror për nxjerrjen e dokumentave apo të dhënave të klasifikuara sekret shtetëror.

Sa më sipër, pretendimi i shkrimit të BIRN për nxjerrje të sekretit shtetëror, është një shpifje e qëllimshme e kombinuar me një injorancë të thellë në kuptimin e detyrimeve për aspektet e sigurisë, sepse sipas ligjeve në fuqi, të dhënat tregtare konfidenciale nuk konsiderohen sekret shtetëror.

BIRN, pretendim 4: Shkrimi i BIRN pretendon se kompania shtetërore “Albpetrol” ngriti “flamuj të kuq”, që sipas BIRN ishin alarm për tjetërsimin e marrëveshjes hidrokarbure. Ky pretendim është spekulim arbitrar,sepse në asnjë paragraf apo rresht të legjislacionit shqiptar përfshirë marrëveshjet hidrokarbure, nuk ekziston asnjë term dhe asnjë nocion i “flamujve të kuq”.

Ka ekzistuar një letërkëmbim i periudhës shkurt-mars 2019, ndërmjet kompanisë tonë dhe Albpetrolit, ku në fillim Albpetroli ngriti pretendime në lidhje me marrëveshjen mes Terraoil Sëiss dhe GTK-Oil. Pas kësaj kompania “Terraoil Sëiss” i dha sqarimet përkatëse Albpetrolit, duke i qëndruar marrëveshjes dhe për pasojë Albpetroli nuk kundërshtoi më tej sqarimet tona.

Për transparencë të opinionit publik sqarojmë se Marrëveshja mes Terraoil Sëiss dhe GTK OIL është lidhur më 1.12.2018 dhe për shkak të mospërmbushjes së saj nga pala nënkontrakotore, është zgjidhur më datë 1.06.2019. Theksojmë se kjo Marrëveshje fatkeqësisht nuk arriti te bëhet asnjehere efektive pasi nënkontraktori GTK Oil nuk mundi gjatë periudhës dy-mujore te testit të na bindte për një performancë të qëndrueshme teknike dhe për pasojë efektet ekonomiko-financiare të kësaj

Marrëveshje mbetën në nivelin zero. Kjo do të thotë se në momentin e botimit të shkrimit dhe tymnajës së ngritur prej tij marrëveshja nuk ekziston, çka i bën shumë të dyshimta qëllimet e vërteta të artikullit të botuar nga BIRN.

Për pasojë, referimi nga BIRN duke nxjerrë jashtë konteksti shkresën e Albpetrolit, duke mos marrë fare parasysh procedurën nga fillimi deri në fund, është deformim i qëllimshëm i fakteve, dhe manipulim i opinionit publik.

Së fundmi por jo nga rëndësia, Terraoil Sëiss operon prej 9 vitesh në sektorin e hidrokarbureve për nxjerrjen e naftës bruto në fushën e Visokës. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar mbi 80 milion dollarë në operacionet e saj për hapjen e puseve të reja, rivitalizimin e atyre ekzistuese, kthimin e fushës në parametra optimal operimi, depozita naftëmbajtëse, ruajtjen e mjedisit, etj. Terraoil Sëiss ka mbi 150 të punësuar, inxhinierë dhe specialistë të fushës, si dhe ndihmon në mënyrë indirekte mbi 200 familje të tjera në zonën ku operon.

Terraoil Sëiss është një kompani publike e regjistruar në Zvicër, operon sipas ligjeve dhe standarteve më të mira zvicerane dhe së fundmi ka filluar procedurat e regjistrimit në Bursën ndërkombëtare, të cilat kërkojnë standarte të larta transparence, profesionalizmi dhe mirëmenaxhimi.

Terraoil Sëiss ka marrë pjesë në garën e organizuar nga ALBPETROL për operimin e fushave naftëmbajtëse të Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonice dhe është shpallur fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo procedurë ndodhet në proces gjykimi në gjykatat shqiptare për shkak të kontestimit nga palë të treta humbëse në garë.

Kompania Terraoil Sëiss e konsideron shkrimin e BIRN-Albania (Reporter.al) si një operacion të bazuar mbi mashtrim dhe spekulim, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe prestigjit të kompanisë, si dhe një përpjekje diversive për të ndikuar mbi vendimin e gjykatave përsa më lart.

Operacioni në fjalë mbart ngarkesa intimiduese dhe dëmtuese ndaj kompanisë Terraoil Sëiss, dhe për këtë shkak ne po bashkëpunojme me konsulentët tanë ligjorë dhe po marrim masa për ndjekjen ligjore të kësaj çështje si për filialin e BIRN në Tiranë ashtu dhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd.

Në mbështetje të parimeve të transparencës dhe të drejtës për t’u mbrojur dhe përgjigjur ndaj akuzave të publikuara nga media juaj, kërkojmë përgënjeshtrimin e shkrimit dhe të drejtën tonë për t’u botuar nga ana juaj në të njëjtin vend reagimi i kompanisë Terraoil Swiss.

Hans-Peter Vogt, Kryetar i Bordit

LEXO TE PLOTE