Connect with Us

“Njerëzit më trajtuan shumë keq”/ Aktorja e njohur flet për herë të parë periudhën e saj të errët

“Njerëzit më trajtuan shumë keq”/ Aktorja e njohur flet për herë të parë periudhën e saj të errët

Publikuar

-

Aktorja me famë botërore, Sharon Stone , së fundmi ka folur me publikun për një histori mjaft të dhimbshme për të dhe ka rrëfyer se sa e vështirë kishte qenë koha pasi ajo pësoi një goditje cerebrale në vitin 2001.

“U trajtova me një mungesë brutale dashamirësie. Njerëzit më trajtuan shumë keq, madje edhe gra që më rrethonin. Mendoj se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht sesa e rrezikshme mund të jetë kjo situatë, për femrat dhe sa shumë kohë kërkon rikuperimi. Mua m‘u deshën vite të tëra!”

Ajo shton se pas sëmundjes e lanë në harresë:

Më shpëtoi një kontratë e “Dior-it” në 2005-sën”.

Stone është nominuar një herë për Oskar për interpretimin në filmin “Casino” ndërsa së fundmi është shfaqur në serialin Mosaic të HBO-së.

Burimi:https://www.foxnews.com/entertainment/sharon-stone-brutally-unkind-stroke-recovery-princess-diana

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sheikët lënë “kokën” pas saj/ Njihuni me modelen që merr oferta me shifra të çmendura për një natë

Publikuar

-

Nga

Sheikët lënë "kokën" pas saj/ Njihuni me modelen që merr oferta me shifra të çmendura për një natë

Modelja e Instagramit Natalia Graibotto ka treguar se fiton jashtëzakonisht shumë para nga rrjetet sociale.

Ajo është shprehur se për një vit fiton rreth 300 mijë euro vetëm nga Instagrami. Gjithashtu ajo është shprehur se merr shumë oferta marramendëse nga sheikët në Dubai, të cilët i premtojnë modeles se do ta lajnë me para.



Ajo është shprehur se sheikët i ofrojnë 40 mijë, 70 mijë madje deri në 100 mijë euro vetëm për të patur shoqërinë e saj. Natalia përveç mesazhet me sheikët ka treguar se edhe këngëtarë dhe futbollistë të famshëm i propozojnë nëpër mesazhe edhe pse në “Instagramet” e tyre kanë foto me gratë e tyre dhe duken shumë të lumtur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE