LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbante armë zjarri me vete/ Policia arreston 36-vjeçarin

21 Korrik 2019, 10:27, Aktualitet CNA
Mbante armë zjarri me vete/ Policia arreston 36-vjeçarin

Policia ka arrestuar sot një person ër veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.

Komisariati nr 3 ka marrë informacion në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën ?Kastriotët?.

Uniformat blu kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar shtetasin me inicialet S. K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale ?Moskallzim krimi?

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore./CNA.al

Lajmet e fundit nga