LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krizë qeveritare në Itali/ Salvini dhe Di Maio përgënjeshtrojnë lajmin

21 Korrik 2019, 11:59, Aktualitet CNA
Krizë qeveritare në Itali/ Salvini dhe Di Maio

Të dy zëvendëskryeministrat populist italianë, Di Maio dhe Salvini hedhin poshtë pretendimet se koalicioni i tyre është duke u rrëzuar.

Të dy zëvendëskryeministrat populist italianë hedhin poshtë pretendimet se koalicioni i tyre është duke u rrëzuar. Luigi di Maio, bëri megjithatë thirrje për të biseduar, për të folur për mosmarrëveshjet e që ekzistojnë.

Zëvendëskryeministri italian Luigi di Maio, hodhi poshtë të premten (19.07) fjalët se qeveria është në rrezik që të përmbyset pas muajve të tensionueshme brenda koalicionit në pushtet. “Unë nuk pranoj të ketë ndonjë krizë; kjo është vetëm dinamika e një qeverie me dy parti të ndryshme,” tha Di Maio për televizionin Rai. Ai shtoi se “ekziston nevoja për të bërë sqarime”.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministri tjetër, Matteo Salvini, nxiti fjalët për shpërbërjen e qeverisë pasi kërkoi të takohej me presidentin Sergio Mattarella, i cili merret me pranimin e dorëheqjeve dhe emërimin e kryministrit.

Koalicioni midis populistit Di Maio të lëvizjes Pesë Yjet me prirje të majta dhe Legës nacionaliste të djathtë të Salvinit, ka qenë i lëkundshëm që kur morri pushtetin në qershor 2018. Që nga ajo kohë, Di Maio i cili është ministër Finance dhe Salvini, që është ministër i Brendshëm kanë qenë shumë më tepër prezentë në skenën politike se kryeministri Giuseppe Conte, një fillestar në politikë, i cili u vu në post pas një kompromisi të arritur midis partive.

Mbas zgjedhjeve të BE në muajin maj, Liga e Salvinit ka marrë më shumë mbështetje se Lëvizja Pesë Yjet dhe Salvini vetë pozicionohet në publik sikur të jetë udhëheqësi de facto i vendit.

Liga dhe Levizja Pesë Yjet kanë diferenca në disa nga çështjet më politike si për krizën në Venezuelë. taksat, imigracionin dhe linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë të planifikuar të ndërtohet midis Torinos dhe qytetit francez të Lionit.

Këto diferenca arritën kulmin javën e kaluar, kur Di Maio mbështeti politikanen gjermane Ursula von der Leyen të zgjidhej presidente e Komisionit të BE, kurse Savini i bëri thirrje partisë së tij që të refuzonte kandidimin e saj.

‘Qeveria nuk do rrëzohet nesër’

Italia ka pasur 61 qeveri të ndryshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo e bën mundësinë e rrëzimit të qeverisë të shihet nga publiku si rrezik real. Në përpjekje për të zbutur shqetësimet, Di Maio i tha Rait ditën e premte se detyra e qeverisë është “të sjellë zgjidhje për qytetarët dhe jo të krijojë probleme”.

Në fund ai tha se është duke kërkuar të takohet me Salvinin, “për të sqaruar si do shkohet më tej,” dhe jo “që t’i japë ndonjë ultimatum.”

Salvini po ashtu i pati qetësuar zërat për krizën ditën e enjte në mbrëmje, kur shkruajti në twitter “qeveria nuk do shpërbëhet nesër”./DW

Lajmet e fundit nga