LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet në ish-Bllok/ Deputeti demokrat zbardh anën e errët

21 Korrik 2019, 10:56, Aktualitet CNA
Krimet në ish-Bllok/ Deputeti demokrat zbardh anën e errët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një shkrim për kohën e diktaturës ka komentuar rreth ish-Bllokut dhe krimeve që kanë ndodhur aty.

Shehu thekson se nuk duhet të fokusohemi në faktin se ?bllokmenët? i hanin kokën njëri-tjetrit se kjo ul peshën e krimeve mbi diktatorin Enver Hoxha.

Ndër të tjera, Shehu shkruan se Blloku dhe diktatori Hoxha janë e njëjta gjë pasi koncepti i Bllokut ishte krijuar prej tij dhe në funksion të tij.

Postimi i plotë i Tritan Shehu

Blloku ishte Paranojaku.
Mos kerkoni ta clironi edhe sado pak ate nga krimet e perbindeshme.
Lexoj komente apo interpretime sikur ne Bllok bllokmenet i ?hanin koken? njeri-tjetrit, luftonin me njeri-tjetrin, dikush i krahason me ?pulat e uritura? ne lufte midis tyre, dikush me beteja ?epike? te egra njeri me tjetrin, etj!!
Une, qe nuk kam qene as per nje minute te vetme ne ate Bllok apo strukturat e tij, mund tu them se autoret keshtu po tentojne te ulin peshen e krimeve monstruoze qe rendojne mbi Diktatorin.
Blloku ekzistonte vetem reth Diktatorit, ai e kishte ndertuar ate mekanizem kriminal, i perkiste vetem atij e ishte vetem ne sherbim te tij e te familjes se tij.
Te tjeret ishin thjesht instrumenta apo figurante, qe edhe vendimin per te jetuar apo jo per ata e merrte vetem Paranojaku, ne baze te maktheve qe ai kalonte.
Asgje tjeter, Blloku nuk ekzistonte jashte tij, ishte prone e tij, te gjithe aty ishin ?prone? e atij.
Dhe ata te gjithe, si ?gomere te tredhur?, vetem prisnin radhen duke u lutur qe me pare ?vendimit? per ta, te soste ?kandili? i Paranojakut, por nderkaq i sherbenin me devotshmeri e ?patos? atij, ne shtimin e pirgjeve te kufomave.
Dhe kjo reflektohej me tej mbi nje popull te tere, mbi gjthecka tragjike ndodhi ne vendin tone./CNA.al

Lajmet e fundit nga