Connect with Us

“Humbën edhe shkronjat…”/ Reperët shqiptarë sjellin bashkëpunimin e vitit

“Humbën edhe shkronjat…”/ Reperët shqiptarë sjellin bashkëpunimin e vitit

Publikuar

-

Së shpejti do të kemi bashkëpunimin e vitit. Reperi i njohur Mozzik ka lajmëruar se do të sjellë këngën më të re me njërin nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Unikkatil.

Ai e ka dhënë lajmin në profilin e tij në Instagram ku shkruan se ëndrra iu bë realitet:

“Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet”, ka shkruar reperi.

Për këtë lajm të madh ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Loredana e cila i shkruan në koment: “ Phaaaaaa u çmenda krejt!”

Së fundi Unikkatil do të mbajë një prej koncerteve më të mëdha në qytetin e Mitrovicës me datë 27 korrik, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse Mozzik do jetë pjesë e tij!

Kënga e tyre do të publikohet sot në orën 18:00.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liridon Latifi mund të kthehet në Shqipëri, problem mbetet vetëm paga

Publikuar

-

Nga

Liridon Latifi është një emër që mund të kthehet në Shqipëri dhe të pasurojë elitën e futbollit tonë. Lojtari që dha aq shumë te Skënderbeu me nivelin e treguar në fushën e lojës, duke luajtur edhe në grupet e “Europa League”, bëri kalimin e parë jashtë Shqipërisë te Puskas Akademi.

Skuadra hungareze nuk rezultoi “toka e premtuar” për Latifin. Pas kësaj aventure do të niste një e re në Moldavi teksa u kaloi te Sherif Tiraspol. Por edhe në këtë skuadër sulmuesi shqiptar nuk po arrin që të lërë gjurmë. Madje në dy takimet e fundit nuk është grumbulluar me skuadrën.

Mesohet se Liridon Latifi ka marrë një ofertë nga një klub i madh në Shqipëri, ndërsa klubi që i zotëron kartonin e pëlqen idenë për një kalim të tillë, duke ditur shpërthimin që merr sulmuesi në Superiore. Problemi i vetëm mbetet pagesa pasi Latifi fiton rreth 25 mijë euro dhe oferta nga Shqipëria nuk i përgjigjet deri në këtë pikë, duke kërkuar nga ekipi që e zotëron të mbyll gjysmën e rrogës.

Marrëveshja ka ngecur në këtë pikë pasi nuk dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë pas krizës së kaluar në aspektin financiar, për të paguar lojtarin do t’i shërbejë për disa kohë një ekipi tjetër. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edi Reja befason me deklaratën: Atalanta do jetë në finale të Championsit

Publikuar

-

Nga

Rregullat e vendosura nga shtetet për shkak të pandemisë Covid-19 kanë bërë që stafi i Kombëtares shqiptare të mos jetë në Tiranë për të kryer punën e tyre. Diçka e tillë nuk është aspak pozitive për Serxho Porrinin, që në një intervistë për “Tuttomercatoweb“ tregon se tashmë së bashku me Rejën duhej të ishin në Shqipëri për të përgatitur ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Ndihmësi i trajnerit italian gjithashtu ka dhënë edhe mendimin e tij për Kumbullën, të cilin e kanë mbajtur nën vëzhgim, ndërsa vlerëson përqendrimin e tij në fushë si cilësinë më të mirë. Vëmendje në intervistë ka marrë edhe ish-skuadra e tij, Atalanta. Porrini e sheh ekipin e Gjimshitit favorit për finalen e Champions-it, pavarësisht se përballë ka një klub të mbushur me yje si PSG.

Kombëtarja

“Ne kemi pasur plane që stafi të takohet me Federatën dhe të mendojmë se si t’i japim rritje lëvizjes, por fatkeqësisht nuk na lejohet akoma të udhëtojmë, sepse disa vende nuk i plotësojnë parametrat. Nëse do të shkonim tani në Shqipëri , do të detyroheshim të karantinoheshim. Jemi në korrik, ndeshjet zyrtare do të jenë në fillim të shtatorit dhe nuk është absolutisht e lehtë për një ekip kombëtar si i yni, i cili ka nevojë për skautizëm dhe për të zbuluar ata lojtarë të aftë për të forcuar ose dhënë diçka. Përveç kësaj, ne trajnerët shpesh nuk na pëlqejnë gjëra të thjeshta, do të sigurohemi të bëjmë gjithçka në maksimum”.

Kumbulla

“Ne filluam ta shikojmë atë nga ndeshjet e para të Kupës së Italisë, kur Juric tashmë kishte vendosur ta përdorte. Përveç fizikut dhe aftësive teknike, shënohet personaliteti i tij i shkëlqyeshëm, që nga fillimi dukej se ai kishte luajtur shumë ndeshje në Serie A. Vëmendja për një djalë të moshës së tij nuk është një gjë e lehtë, kjo është tipari i tij më i mirë ”.

Atalanta

“Ata janë të mirë dhe kjo do të thotë gjithashtu se ata kanë një ekip për t’u duartrokitur. Nuk është rastësi, dhe në Ligën e Kampionëve them se Atalanta me të vërtetë mund të jetë ndër favoritët e mëdhenj për në finale. Unë them që PSG ka një ekip” figurativ “që është shkrirë gjithmonë në Evropë në vështirësitë e para. Individët janë mirë, por fiton skuadra. Mendoj se me të vërtetë nuk mund të ndodhte më mirë. Nëse mendojmë që nëse ata kalojnë ata gjejnë një mes Atletico Madrid dhe Leipzig, kjo është arsyeja pse unë mendoj se ata janë ndër më të preferuarat për të arritur në finale”, ka deklaraur Sexho Porrini

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Publikuar

-

Nga

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Një 21 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë n ë Shijak, pasi akuzoht për armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhenave zyrtare t ë policis ë i arrestiari  ësht ë shtetasi me inicialet G.M., me precedent të mëparshëm penal.

Në cilësinë e provës materiale policia e Shijakut ka sekuestruar një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, thuhet ne njoftimin e policise./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE