LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatorinoja bie nga autobusi/ Arrestohet shoferi i dehur

21 Korrik 2019, 16:42, Aktualitet CNA
Fatorinoja bie nga autobusi/ Arrestohet shoferi i dehur

Një fatorino është plagosur në Durrës, pasi ka rënë nga urbani, i cili lëvizte me derën hapur.

Sipas policisë së Durrësit, në lidhje me ngjarjen në fjalë, është prangosur shoferi i autobusit, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 10:00 në linjën e Unazës së Durrësit, në zonën e Ish-Kënetës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ? Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur?.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga