Connect with Us

Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

Aktualitet

Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

Publikuar

-

Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga dy kategori, të paktën dy bien në sy. Nga analfabetë dhe nga miliarderë, që se dinë çfarë do të thotë politikë, por që dinë shumë mirë se si mund të zhvasin dhe të bëjnë para në kurriz të saj.

Sigurisht që Vettingu në drejtësi ishte më i domosdoshëm por edhe në politikë është i nevojshëm, teksa institucionet kyçe si Kuvendi janë zaptuar nga dy kategoritë që përmendëm më sipër.

CNA.al ashtu siç ka bërë me zbardhjen e pasurive për gjyqtarët dhe prokurorët, do të veprojë edhe për të ashtuquajturit politikanë, pavarësisht se cilit kah të politikës i përkasin.

Më pasuri marramendësi në Kuvend, rezulton edhe deputeti socialist Fatmir Velaj, ish këshilltari i kryeministrit Edi Rama, vite më parë.

   Fatmir Velaj

Pasuri e tij shkon rreth 1.8 milion euro, por në media është lakuar se merr edhe ndihmë ekonomike.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, që CNA.al ka grumbulluar, deputeti socialist Fatmir Velaj, rezulton pronar i një apartamenti në Vlorë 85 metra katrorë dhe i një automjeti Chrysler.

Të ardhurat më të shumta i deklaron në emër të bashkëshortes. Rreth 5 milion lekë të reja ajo i deklaron në Shqipëri, ndërsa 6 milion lekë të reja i deklaron se i ka të kursyera në Vjenë.

Velaj thote se nga koleksione artistike ka përfituar plot 1.25 milion euro.

 Viti 2003 (Deklarata fillestare)

Një ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë hapur në 2012, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 4 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve, hapur në 2005, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 1 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’, blerë me të ardhura nga paga dhe kursimet, vlera 2 000 000 lekë.

Koleksioni veprash personale prej 200 pikturash, krijime personale, vlera 80 000 000 lekë.

Koleksioi privat prej 60 pikturash të artistëve të huaj, blerë me të ardhurat e krijuara nga veprimtaria personale artistike si edhe dhurata, vlera 40 000 000 lekë.

Koleksion me 2000 fotografi artistike personale, krijime personale, vlera 30 000 000 lekë.

Koleksion me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë, vlera 15 000 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Paga si këshilltar pranë Kryeministrit, 1 400 000 lekë.

Kompensim për familjen, për dy fëmijët nga Zyra e Financës në Vjenë, 400 euro.

Bashkëshortja Klarita Velaj, të ardhura nga paga, 1 800 euro/ muaj.

Vajza, Helena Velaj, të ardhura nga bursa + rrogë, 520 euro/muaj.

Ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’,  vlera 700 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë hapur në 2012, , 5 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve, hapur në 2005, në shumën  2 000 000 lekë.

Koleksion veprash personale prej 200 pikturash, krijime personale, vlera 90 000 000 lekë.

Koleksion privat prej 65 pikturash të artistëve të huaj, dhurata dhe blerje, vlera 45 000 000 lekë.

Koleksion me 2600 fotografi artistike personale, krijimtari personale, vlera 37 000 000 lekë.

Koleksion me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë dhe blerje, vlera 15 000 000 lekë.

Gjendja cash,  në shumën 5 000 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga  në shumën 1 290 171 lekë neto.

Bashkëshortja, Klarita Velaj, të ardhura nga paga mujore, 2 084 euro.

Vajza, Helena Velaj, të ardhura nga bursa + kompensim familjar nga shteti austriak, 432 euro.

Ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’ me vlerë 800 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë, 6 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve, në Tiranë në shumën 2 824 454 lekë + 5 900 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga në shumën, 1 290 171 lekë neto.

Bashkëshortja, Klarita Velaj, të ardhura nga paga mujore, 2 084 euro.

Vajza Helena Velaj, të ardhura nga bursa + kompensim familjar nga shteti austriak, 432 euro.

Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Makinë  tip ‘Chryesler Voyager’,  me vlerë 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë, në shumën 6 500 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Tiranë, në shumat 3 824 454 lekë + 5 900 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga në shumën, 1 290 171 lekë neto.

Bashkëshortja Klarita Velaj, të ardhura nga paga mujore, 2 084 euro.

Vajza, Helena Velaj, të ardhura nga bursa + kompensim familjar nga shteti austriak, 432 euro.

Djali, Romel Velaj, të ardhura gjatë shërbimit civil, 670 euro.

Ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, me  vlerë 5 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’, me vlerë 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë në shumën, 6 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Tiranë, në shumat 4 824 454 lekë + 3 500 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si deputet, 111 731.91 lekë.

Bashkëshortja Klarita Velaj, të ardhura nga paga mujore, 2 084 euro.

Vajza, Helena Velaj, të ardhura nga bursa + kompensim familjar nga shteti austriak, 432 euro.

Djali, Romel Velaj, të ardhura gjatë shërbimit civil, 650 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga rroga si financiere në firmën ‘Lausch and Co’, Vjenë -Austri, 28 000 euro/vit.

Bashkëshortja të ardhura nga kompensimi i shtetit austriak për fëmijët studentë, 5 500 euro/vit.

Kontrate të lidhur në maj 2009 në shumën 8 000 000 lekë për punë të kryera. Ndaj mospagimit ka hapur proces gjyqësor dhe e ka fituar. Në vitin 2017 janë përfituar 3 000 000 lekë ndërsa mbeten për t’u marrë edhe 5 000 000 lekë.

Kontrate të lidhur në vitin 2012 në shumën 5 000 000 lekë për punë të kryera. Ndaj mospagimit ka hapur proces gjyqësor dhe e ka fituar.Në vitin 2017 janë përfituar 2 500 000 lekë ndërsa mbeten për t’u marrë edhe 2 500 000 lekë.

Ap.banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’, me vlerë 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Vjenë në shumën 20 000 euro.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Tiranë, në shumën 130 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Tiranë, në shumën 42 000 euro.

10 000 libra e katalogë me vetëautorësi botuar në Tiranë, Bukuresht, Bari, Kairo. Vlera e librave shkojnë 10 -40 euro secili. Në total 1 200 000 euro.

Viti 2018

Ap.banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Makine tip ‘Chryesler Voyager’, me vlerë 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimeve në Tiranë, në shumën 854 55 lekë.

Realizime personale si dhe të artistëve të huaj ndër vite, Bukuresht, Tiranë, Bari, Kairo, Zagreb. Vlera e librave shkojnë 10 -40 euro secili. Në total 1.25 milion euro.

Të ardhura nga paga si deputet, 111 731 91 lekë.

Kontratë e lidhur ne Maj 2009 për një punë të kryer në shumën 8 milion lekë. Ndaj mospagimit ka hapur proces gjyqësor dhe e ka fituar.

Në vitin 2018 janë përfituar 8 milion lekë dhe kanë mbetur pa u marrë edhe 500 000 lekë.

Kontratë të lidhur në vitin 2012 në shumën 5 000 000 lekë për punë të kryera. Ndaj mospagimit ka hapur proces gjyqësor dhe e ka fituar

Në vitin 2018 janë përfituar 2.5 milion lekë dhe kanë mbetur pa u marrë 2.5 milion lekë të tjera.

Bashkëshortja, të ardhura nga rroga si financiere në firmën ‘Lausch and Co’, Vjenë -Austri 29 000 euro në vit.

Bashkëshortja të ardhura nga kompensimi i shtetit austriak për fëmijët studentë, 5 500 euro/vit.

Vajza, Helena Velaj, të ardhura nga puna parti time në një kompani austriake, në shumën 10 220 euro./CNA.al

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE