LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çmendet" moti/ Temperatura mbi 38 gradë, çfarë do të ndodhë këtë javë?

21 Korrik 2019, 10:40, Aktualitet CNA
"Çmendet" moti/ Temperatura mbi 38 gradë,

Vala e të nxehit që përfshiu kontinentin europian duket se do të rikthehet sërish duke nisur nga dita e diel.

Sipas metereologes Lajda Porja, kjo valë do të zgjasë 5-6 ditë dhe Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale.

Porja shprehet se që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave, ndërsa sot do të kemi vlerë maksimale 37 gradë.

Dita më e nxehte për Shqipërinë, sipas metereologes, do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë.

Ajo shton se më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë.

?Vrasës i heshtur? njihet ndryshe vala e të nxehtit dhe origjinën e ka nga Afrika.

Lajda Porja shprehet:

Epiqendra do të jetë Franca me temperatura maksimale që pritet të shkojnë mbi 40 gradë. Pritet që korriku jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për një pjesë të mirë të kontinentit europian të cilësohet si korriku më i nxehtë ndër vite?.
Edhe 10 ditëshi i fundit i korrikut parashikohet me temperatura të larta deri në 37 gradë./Burimi:balkanweb

Lajmet e fundit nga