LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri plumbash ndaj kunatit të Lul Berishës/ Zbardhen përplasjet mes bandave të Durrësit

21 Korrik 2019, 06:23, Aktualitet CNA
Breshëri plumbash ndaj kunatit të Lul Berishës/ Zbardhen

Sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga pesë persona, ku dyshimet e prokurorëve dhe policëve janë se autorë janë nga Durrësi dhe Shijaku.

Ka indicie të forta se pesë autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës.

Gjjithçka dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie mes disa emrave të grupeve rivale në qytetin e Durrësit.

Hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit por dhe nga analizimi i të gjitha pamjeve filmike të sekuestruara në segmentin rrugor, nga janë larguar autorët e krimit, hedhin dritë se se në atentatin mafioz kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe Bashkim Haxhija, kanë marrë pjesë pesë persona

Në dinamikën e krimit që ka ngritur grupi hetimor, del e provuar se pesë personat kanë pasur role të caktuara dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, por me një objektiv të vetëm, eleminimin fizik të Plaurent Dervishaj dhe miqve të tij.

Një burim pranë grupit të hetimit i tha ?Shqiptarja.com? se tre nga pesë personat shfaqen në vendin e krimit, ku dy shtetas qëllojnë plot 43 plumba kallashnikovi mbi makinën ?Range Rover?, ku ndodhej Dervishaj, Meçe dhe Haxhia.

Ndërsa personi tjetër i tretë që ka marë pjesë në këtë atentat është shoferi i BMË-së, i cili i ka afruar pranë objektivit dhe më pas larguar qitësit e skuadrës së vrasësve, të përbërë nga 5 persona.

Nga analizmi i kamerave të sigurisë së disa bizneseve, është provuar se një person i katërt ka mbikqyrur të gjitha lëvizjet që ka bërë Plaurent Dervishaj, nga Durrësi në kalatën e portit të Peshkimit dhe më pas në fshatin Koxhas të Shijakut, pasi Plaurent Dervishi, kishte filluar punimet për hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e një banesë private aty.

Personi i katër ka qënë në rolin e survejuesit dhe informimit të grupit të qitësve që kishin marë përsipër të vrisnin Plaurent Dervishaj.

Ndërsa personi i pestë sipas burimeve të grupit hetimor ka qënë një person që ka qëndruar në pritje të mbëritjes së BMË, prej nga u qëllua me breshëri automatiku.

Ky person i pestë ka qëndruar në pritje me një automjet të bardhë, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, pranë kompanisë ?Meshkurti?, ku sapo është afruar makina tip BMË, tre autorët i kanë vënë zjarrin me benzinë dhe më pas kanë hipur tek mjeti tjetër duke u larguar, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite.

Të gjitha pamjet filmike të sekuestruara por edhe 43 copë gëzhoja automatiku të gjetura në vëndgjarje prej disa ditësh janë ndërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.

 

Lajmet e fundit nga