LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë “kërdinë" në qendrat tregtare/ Prangosen dy persona

21 Korrik 2019, 15:49, Aktualitet CNA
Bënë “kërdinë" në qendrat tregtare/

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen se vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë dhe më pas i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Mësohet se në pranga kanë rënë F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja? dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë dhe pas kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të dy shtetasve të mësipërm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 2, autorët e vjedhjeve.

Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve:

– F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja?.

– F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja? e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga