Connect with Us

17 vite të suksesshme në industrinë e modës/ Punonjësit i dalin kundër stilistes së famshme

Aktualitet

17 vite të suksesshme në industrinë e modës/ Punonjësit i dalin kundër stilistes së famshme

Publikuar

-

Stilistja e famshme Victoria Beckham është një nga pikat kyçe të industrisë së modës. Mirëpo, kohët e fundit duket se stilistja nuk i ka punët mirë me punonjësit pasi ata janë shumë të zemëruar me Victorian.

Pothuajse punonjësit më të shumtë të Victorias janë nga Europa dhe kjo gjë nuk ju pëlqen aspak britanikëve. Pozicionet më të rëndësishme në kompaninë e saj i kanë zënë francezët dhe italianët dhe kjo ka shtuar zemëratën në radhët e stafit me origjinë nga Britania.

“Victoria krenohet që është një biznesmene britanike dhe përkrah vendin e saj, prandaj pse nuk ofron ajo më shumë vende pune për ata që e kanë mbështetur që nga fillimi?”, ka thënë një person brenda kompanisë së saj për “The Sun”. Stilistja ka punësuar të paktën 4 persona nga Europa në 6 muajt e fundit dhe prandaj stafi i saj nuk është i kënaqur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I shtruar prej ditësh tek Infektivi/ Ndërron jetë nga COVID një mësues

Publikuar

-

Nga

Rëndohet bilanci/ Katër viktima në 24 orët e fundit, regjistrohen dhe 120 raste të reja

Një mësues nga Mirdita ka ndërruar jetë nga COVID 19.

Mësohet se mësuesi ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar si pasojë e COVID.



Emri dhe mosha e tij nuk bëhen ende me dije ndërkohë që pritet edhe njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama i gënjeu shqiptarët”/ Tabaku publikon videon: Në 7 vjet ndërtoi vetëm 22 km

Publikuar

-

Nga

“Rama i gënjeu shqiptarët”/ Tabaku publikon videon: Në 7 vjet ndërtoi vetëm 22 km

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku publikon deklaratat e kryeministrit teksa shkruan se Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë.



“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kush dhe pse ja hoqi titullin konsull nderi intelektualit mediatik Ylli Ndroqi?!

Publikuar

-

Nga

Kush dhe pse ja hoqi titullin konsull nderi intelektualit mediatik Ylli Ndroqi

Kohët e fundit kemi lexuar shumë reagime nga personazhe publike, jo publike, shërbëtorë të Yllit apo edhe njërëz afër dhe larg tij, se po bëhet një fushatë linçuese ndaj një pronari mediash apo kolegu siç e quajnë disa rëndom.

Në fakt nuk ka asnjë fushatë linçuese ndaj Ylli Ndroqit, kjo pasi CNA.al ka publikuar dosjen e tij më shumë se 3 vite më parë, me fakte dhe prova konkrete. Në atë kohë, Ylli që mohonte historitë e tij të drogës dhe gjeneralitetet e ndryshuara, pasi luftoi me gjyqtarë të kapur, çoi edhe kërcënime drejt redaksisë dhe drejtuesve të CNA.al, kërkoi marrëveshje, pazare etj etj.

Sot kur pas 3 vitesh SPAK po e heton dhe Ambasada e SHBA-ve kërkon që gjithçka të jetë transparente dhe elementët e botës së krimit të marrin dënimin e merituar, pa pritur e pa kujtuar ngrihet stuhi në gotë dhe në vend që t’i përgjigjen akuzave Ylli dhe të tijët nga një krah kërkojnë mëshirë që të trajtohet si gazetar, nga një krah sulmojnë dhe akuzojnë. Gjithsesi kjo është zgjidhja e tyre, rruga e mbarë ju qoftë, por për një gjë nuk ka kompromis.

Ylli Ndroqi mund të jetë “intelektuali” modern i medias shqiptare por kurrësesi koleg gazetar dhe nuk po sulmohet aspak si pronar mediash por si trafikant droge që në fakt duhet hetuar edhe për njohjet e tij me terroristët ndërkombëtarë. Kush kërkon ta shohë Yllin si hero mediatik, rruga e mbarë i qoftë, për ne është një trafikant droge dhe kjo s’ka më asnjë diskutim.

LEXO EDHE:  Arsyet pse punonjësit më të mirë largohen nga puna, edhe kur e duan atë!

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë punonjësi i një kompanie Security, në autostradën Tiranë-Durrës

Në lidhje me aspektin e tij intelektual, analfabetizmin në mënyrën sesi shkruan apo faktin se ka ngelur që në klasën e dytë, kjo s’ka të bëjë aspak më çështjet e drogës. Ai ishte i tillë si Xhemail, sepse ashtu ka qenë fëmijë, kur u bë Ylli e shkëlqeu në media ai u bë intelektual i kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Herë si këshilltar ministri dhe herë si konsull nderi i Meksikës me titull të hequr, që ende nuk e ka sqaruar pse. Se është dhe mik i ngushtë i Presidentit Meta, edhe ky duhet të dijë diçka. Në rast se do heshtë si për drogën apo njohjet me elementë terroristë ndërkombëtarë do ja themi serish ne./CNA.al

 

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve



Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Nga regjistri i shkollës tek shkrimet në rrjetet sociale/ Trafikanti Xhemail Pasmaçiu ngel në klasë edhe në 2020-n

LEXO TE PLOTE