LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voltana Ademi e prerë/ “Nuk e lëshoj zyrën”

20 Korrik 2019, 17:24, Aktualitet CNA
Voltana Ademi e prerë/ “Nuk e lëshoj zyrën”

“Do vazhdoj të jem në zyrë derisa të na mbështesin njerëzit”, kështu u shpreh kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

E ftuar në emisionin ?Kjo Javë?, ndër të tjera Ademi theksoi se Kushtetua e parashikon që ?kryetari pason kryetarin?, pas një procesi legjitim, siç e quan ajo.

?Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjecar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje.

Ne nuk po flasim për t?u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës.? u shpreh Ademi./CNA.al

Lajmet e fundit nga