Connect with Us

Vodhi dy varëse floriri/ Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Aktualitet

Vodhi dy varëse floriri/ Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Publikuar

-

krimi i organizuar

Policia ka arrestuar në flagrancë një hajdut në fier pasi akuzohet se ka vjedhur dy varëse floriri.

Varëset janë sekuestruar ndërsa policia ka zbardhur edhe 8 vjedhje të tjera të kryera po nga i njëjti personme iniciale M.L, 40 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja  në kohë e shërbimeve të policisë vë në pranga autorin e vjedhjes me dhunë të  dy varëseve të floririt të një  shtetaseje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e floririt

Zbardhen dhe  dokumenton edhe 8 vjedhje  motoçikletash dhe biçikletash të kryera nga ky shtetas.

Në sallën Operative  të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në  lagjen “Bishanak” Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi policinë për ndihmë.

LEXO EDHE:  Video-Breshëri plumbash lokalit/ Policia: Pas sulmit, autorët…

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera  nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier  u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Konkretisht:

Në datë 20.04.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.

Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.

Në datën 02.07.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.

Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H,  në Hasturkas.

Në datën 22.01.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

Në datën 07.03.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen “11 Janari”.

Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Shpërthimet/ Arrestohen dy të afërmit e të dyshuarit Emirjon Gjuta

LEXO EDHE:  Video-Breshëri plumbash lokalit/ Policia: Pas sulmit, autorët…

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Re të mëdha tymi/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetejeve urbane të Bashkisë

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: