Connect with Us

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së sotme në Romë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Dje si një “qen i rrahur”, pasi gjykata i mbylli çështjen e financimeve me para nga off-shore ruse në SHBA, Lulzim Basha shkoi tek Edi Rama. Ai u rikthye dje në tryezë tek Reforma Zgjedhore, një tryezë që mund ta kishtë bërë edhe një vit e gjysëm më parë, mund ta kishte bërë edhe dy vite më parë, mund ta kishte bërë edhe para se të digjte mandatet.

Mund ta kishte bërë edhe kur nuk hyri në zgjedhjet lokale, mund ta kishte bërë edhe para tërmetit. Edhe para qëndrimeve të Bundestagut, ku shpesh herë iu shtrihej dora për Reformën Zgjedhore por ikte dhe vetëm ikte.

Pasi shkoi dhe u sorollat rrugëve nëpër protesta dhe dështoi, pasi i dha Ramës një mazhorancë kushtetuese, pasi i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës dhe pasi vendosi ky i fundit që me drejtësinë e tij të kapur t’i mbyllte dosjen e hetimeve, Luli u rikthye tek Rama.

U rikthye tek Reforma Zgjedhore, por tani duhej edhe një rrugë shpëtimi. Duhej një fjalë e besueshme, disa argumenta për t’ua thënë militantëve, të cilët do t’i hidheshin në fyt.

Dhe kështu ndodhi. Shumica e demokratëve janë ndier të zhgënjyer. Kanë reaguar shumë ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe marrëveshjes së tij me Edi Ramën, e cila në fakt nuk është marrëveshja e radhës, por është marrëveshja në fuqi e majit të 2017 që po zbatohet dhe për këtë ka nxjerrë në terren gënjeshtarët e tij. Qorra apo jo, shurdhër apo jo, ata po flasin.

Po na thonë se nuk ulen në tryezë dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Këto do të bëhen në pranverë, menjëherë sapo të përfundojë Reforma Zgjedhore.

Së pari, zgjedhje të parakohshme nuk duket të ketë në horizont dhe i vetmi njeri që mund të provokojë zgjedhjet e parakohshme, është kryeministri i vendit, i cili këtë gjë mund ta bëntte mjaft lehtë në rast se Shqipëria do të merrte dritën jeshile për çeljen e negociatave. Por, edhe sikur të ndodhin zgjedhjet e parakohshme, që në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e gatuar në paradhomën e Republikës së re, a mund t’i fitojë zgjedhjet Lulzim Basha?

A mundet njeriu që për më shumë se një vit tërhoqi zvarrë demokratët, duke u betuar dhe premtuar se nuk do të kishte qeveri me Edi Ramën se Edi Rama kishte rënë nja dhjetë herë, se nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, që kishte vjedhur votat në Dibër, që nuk do të kishte marrëveshje me Edi Ramën dhe se Edi Rama nuk do të qëndronte më kryeministër, por do të kishim një qeveri teknike dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Por, iku pranvera, vjeshta, e po vjen sërish pranvera tjetër e kjo nuk u pa.

Pra, Lulzim Basha thjeshtë dhe vetëm gënjen, ai po gënjen edhe me zgjedhjet e parakohshme dhe këtë po e bën për t’iu ulur sadopak reagimin e streukturave të PD-së, e militantëve dhe bazës, të zhgënjyer nga tradhëtitë e tij të pandalshme.

Luli, thjeshtë dhe vetëm po gënjen. Zgjedhje të parakohshme nuk duket se ka në sfon, por edhe po pati, ngremë pyetjen: A i fiton dot ky Lulzim zgjedhjet e parakohshme? Ky tradhëtar i demokratëve. Njeriu që për shtatë vjet e ka përdorur Partinë Demokratike, thjeshtë dhe vetëm për t’u pasuruar vetë dhe familjarët e tij. e ka bërë atë si plackë pazari në tregun çam me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

E treta e vërteta e Lulit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

21 vjet nga masakra e Reçakut/ Bushati mesazh Presidentit Serb

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dërguar i Posaçëm i Presidencës së OSBE-së, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë të ndodhur para 21 vitesh.

“Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në Kosovë. 21 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë”, ka shkruar Bushati në rrjete sociale.

Ndër të tjera Bushati ka përcjellë një mesazh për Presidentin serb Aleksandër Vuçiç,

Sipas të njëjtit, historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit.

“Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krismën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. Kurrë më”, ka përfunduar mesazhin e tij Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shteti është çmendur, është zgjidhur nga ushkurët!”/ Nuk përmbahet më, Mentor Kikia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka dhënë alarmin se shteti është lëshuar i tëri.

Duke iu referuar ngjarjeve të drejtësisë, ku një i dënuar i përjetshëm u la në liri, apo një tjetër nxirret “shëtitje”, Kikia ka thënë, se duhet dokumentuar kjo situatë.

“Historianët duhet të mbajë shënim, pasi kjo “epokë” duhet dokumentuar. Do t’u duhen të fakte atyre që do të vijnë pas nesh ndryshe nuk do ta besojnë.

Shteti është lëshuar i tëri. Jo thjeshtë të vjedhë kush të vjedhë. Po hapen dyert e burgjeve…”, ka shkruar Kikia në rrjetet sociale.

Më tej është ndalur tek rastet konkrete, duke shenjëstruar drejtësinë.

“Një gjyqtare në Krujë del mbi Gjykatën e Lartë dhe rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për një eksponent të botës së krimit.

Një anëtar i bandës së Durrësit, ishte dënuar me vendim të formës së prerë, nga Gjykata e Shkallës së Tretë, me burgim përjetë. Por pas 16 vjetësh, një gjyqtare, e “Shkallës së Katërt” në Krujë e hedh poshtë këtë vendim, duke e ulur dënimin në 25 vjet.

Pastaj, një matematikë e thjeshtë: Ca vite amnisti, ca vite ia konverton në shërbim prove dhe dera e burgut u hap.

Tre javë më parë, një tjetër gjykatësve e “shkallës së katërt” në Elbasan liroi, në të njëjtën mënyrë, një tjetër person të rrezikshëm, i dënuar me 25 vjet burg.

Ndërsa një tjetër të fortë, e nxjerrin me “leje” nga burgu për të pirë kafe në Bllok.

Por dje ama, shteti dërgoi në burg një fshatar në Arapaj të Durrësit, sepse po bënte një mur mbrojtës meqë kishte rrëshkitur toka e po i shembej shtëpia”, ka shkruar Kikia.

Kikia i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësore që të ndalojë këto raste skandaloze.

“KLGJ duhet të ndalojë në këto raste skandaloze. Gjykatësve që nuk kanë kaluar ende Vettingun u duhet ndaluar të marrin çështje me ndjeshmëri kaq të madhe”, ka përfunduar Kikia, reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE