Connect with Us

Skandali me kontrollin e pompave të naftës/ Ish-deputeti zbulon përfituesin e parave

Skandali me kontrollin e pompave të naftës/ Ish-deputeti zbulon përfituesin e parave

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka denoncuar një tjetër skandal lidhur me tenderat e dhe koncensionet e Qeverisë.

Shehaj shkruan se skandali me pompat e naftës është aq i thellë saqë dyshohet nëse ka patur vërtetë tender apo jo dhe se përfituesi i vërtetë i parave mund të jetë vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Agron Shehajt

Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Tsutomu Jamaguçi/ Japonezi që i mbijetoi shpërthimit të dy bombave bërthamore

Publikuar

-

Nga

Tsutomu Jamaguçi

Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi po bëhej gati të largohej nga qyteti. Inxhinieri detar 29-vjeçar, do t’i jepte fund një udhëtimi pune 3-mujor për llogari të kompanisë ku punonte “Mitsubishi Heavy Industries”.

6 gushti i vitit 1945, duhej të ishte dita e tij e fundit në qytet. Bashkë me kolegët e tij, ai e kishte kaluar verën duke punuar për orë të gjata në ndërtimin e një cisterne të re nafte, ndërsa mezi po priste që më në fund të rikthehej në shtëpi tek gruaja e tij, Hisako, dhe djali i tyre i vogël, Katsutoshi.

Rreth orës 8:15 të mëngjesit, Jamaguçi ishte duke shëtitur për herë të fundit në kantierin e anijeve “Mitsubishi”, kur dëgjoi zhurmën e një avioni në qiell. Kur ngriti kokën pa një avion bombardues amerikan B-29. Pak sekonda më vogël, avioni hodhi një objekt të vogël të lidhur me një parashutë.

Papritur, qielli u përflak. Jamaguçi e përshkroi më vonë skenën si një shkarkesë të madhe rrufeje. Ai pati vetëm pak kohë që të hidhej në një kanal. Vala goditëse e flaku tutje si të ishte një kokërr e vogël patateje. Ai ishte më pak se 3 km nga vendi ku ra bomba.

“Unë nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Për një fare kohe humba ndjenjat. Kur hapa sytë, gjithçka ishte e errët, dhe nuk mund të shihja shumë mirë”- i tha ai më vonë gazetës britanike “The Times”. Shpërthimi bërthamor, kishte shkaktuar shumë pluhur dhe mbeturina.

Ai pa një re në formë kërpudhe që u ngrit mbi Hiroshimë. Fytyra dhe parakrahët i ishin djegur rëndë, ndërsa i ishin çarë të dyja daullet e veshit. Jamaguçi u end për disa minuta në atë që kishte mbetur nga kantieri i anijeve. Atje, gjeti kolegët e tij Akira Ivanaga dhe Kunijoshi Sato, që të dy të mbijetuar nga shpërthimi.

Pasi e kaluan natën në një vendstrehim, ata u zgjuan herët mëngjesin e 7 gushtit, dhe u nisën drejt stacionit të trenit, për të cilin kishin dëgjuar funksiononte ende. Rrugës panë shumë zjarre ende të ndezur, godina të shkatërruara, dhe kufoma të djegura.

Kur arriti në stacion, hipi në një tren me pasagjerë plot me djegie, dhe u nis për në vendlindjen e tij në Nagasaki. Ndërkohë e gjithë bota ktheu kokën nga ajo që kishte ndodhur në Hiroshima. Gjashtëmbëdhjetë orë pas shpërthimit, presidenti amerikan Herri Truman mbajti një fjalim publik, ku ai zbuloi për herë të parë ekzistencën e bombës atomike.

“Ajo bazohet në shfrytëzimin e energjisë themelore të Universit. Forca nga e cila Dielli merr fuqinë e tij, është përdorur kundër atyre që shkaktuan nisjen e luftës në Lindjen e Largët”- tha ai.

Bomba quhej “Enola Gay”. Ajo ishte nisur nga ishulli Tinian në Paqësor, dhe udhëtoi 2400 km në një avion bombardues, përpara se të shpërthente mbi Hiroshima. Shpërthimi vrau në çast rreth 80.000 njerëz, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë do të vdisnin në javët që pasuan. Truman paralajmëroi në deklaratën e tij se nëse Japonia nuk dorëzohej, ajo do të përballej me një “shi shkatërrues nga ajri, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë”.



Jamaguçi mbërriti në Nagasaki mëngjesin e datës 8 gusht, duke shkuar menjëherë për kurim tek spitali i qytetit. Mjeku që e kuroi, ishte një shok i viteve të shkollës. Djegiet në duar dhe fytyrë të Jamaguçit ishin aq të rënda, saqë mjeku në fillim nuk e njohu.

Në fakt as familja e tij. Kur u kthye në shtëpi, duke rënkuar nga dhimbjet dhe i fashuar gjithandej, nëna e tij e mori për një fantazmë. Pavarësisht se ishte në prag të vdekjes, Jamaguçi u ngrit nga shtrati mëngjesin e datës 9 gusht, dhe shkoi të raportonte për punën e tij në zyrat e “Mitsubishi” në Nagasaki.

Rreth orës 11, ai takoi njërin nga drejtorët që i kërkoi një raport të plotë mbi atë që kishte ndodhur në Hiroshima. Inxhinieri e rrëfeu ngjarjen siç e kishte përjetuar. Foli për dritën verbuese, shpërthimin shurdhues. Por në një moment eprori i tij e akuzoi si të çmendur.

Si ishte e mundur që një bombë e vetme të shkatërronte një qytet të tërë? Jamaguçi po përpiqej të shpjegohej më mirë, kur jashtë u dëgjua një shpërthim i ngjashëm, i pasuar nga një tjetër dritë e fortë e bardhë. Ai u shtri përtokë vetëm disa sekonda para se vala goditëse të bënte copë xhamat e godinës.

Spitali ndodhej 800 metra nga vendi i shpërthimit të bombës së dytë bërthamore. Ajo ishte edhe më e fuqishme se e para. Por siç do të mësonte më vonë Jamaguçi, peizazhi kodrinor i qytetit, e kishte zbutur disi efektin e shpërthimit kur mbërriti në zyrën ku ai ndodhej.

Inxhinieri u prek sërish nga një rrezatim i fortë radioaktiv, që më vonë i shkaktoi kancer. Pasi doli nga godina e rrënuar, Jamaguçi nxitoi të shkonte në shtëpi, për të gjetur gruan dhe djalin e tij. Ai u tmerrua kur pa shtëpinë e shndërruar në rrënoja. Por shumë shpejt mori vesh se bashkëshortja dhe djali kishin pësuar vetëm plagë të lehta.

Pak ditë më vonë Jamaguçi humbi flokët. Plagët në krahë iu gangrenizuan, dhe nisi të villte pa pushim. Ai ndodhej në një vendstrehim me familjen e tij më 15 gusht, kur Perandori i Japonisë, Hirohito njoftoi në radio dorëzimin e vendit. Ndryshe nga qindra mijëra viktima të ekspozimit nga rrezatimi, Jamaguçi gradualisht u shërua dhe vazhdoi të kishte një jetë relativisht normale.

Ai shërbeu si përkthyes për forcat e armatosura amerikane gjatë qëndrimit të tyre në Japoni, dhe më vonë dha mësim në shkollë, para se të rifillonte karrierën e tij si inxhinier në kompaninë ”Mitsubishi”. Ai dhe gruaja e tij patën edhe dy fëmijë të tjerë në vitet 1950.

Në vitin 2006 ai shkoi në Nju Jork, dhe foli para OKB-së mbi nevojën e ç’armatimit bërthamor të botës. Vdiq në vitin 2010 në moshën 93-vjeçare./ history.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime, por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.



Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 6 gusht 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 6 gusht 2020
DASHI 21. mars – 20. prill

Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinën e jetës ne çift. Nëse mendoni gjate gjithë kohës se partneri ju do dhe s’mund te beje asgjë pa ju, rrezikoni te përballeni me një surprize te pakëndshme. Beqaret do kenë shume fat për një takim te veçante kësaj radhe. Nëse krijoni një lidhje me te, do jeni te lumtur për një kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!;/p>

DEMI 21. prill – 21. maj

Sot do kërkoni te dominoni mbi te dashurin e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj te te vepruarit. Kujdes! Me këtë sjellje jo vetëm qe mund te lindin konflikte por rrezikoni edhe ta lëndoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje një dite shume te mire për dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga Neptuni. Mos bëni shpenzime te mëdha.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjetër xhelozia do jete me e theksuar se me pare, çka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Përfitoni nga kjo dite për te bere për vete atë qe doni! Dielli dhe Merkuri do e përmirësojnë mjaft buxhetin tuaj. Çdo gjë do jete ne ekuilibër dhe ju do jeni te qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dita duket shume premtuese për ata qe janë ne çift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithë kënaqësitë qe iu jep te qenit ne një lidhje. Dashuria për beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve qe keni pasur. Beni durim!

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ne çift nuk do i duroni me detyrimet dhe kërkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nëse largoheni shume nga ai do e keni te vështirë t’i rregulloni gjerat. Beqaret nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu bëhen pa hezituar fare. Me e rëndësishme për ju është te përjetoni kënaqësi. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Situata financiare do jete e paqëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Edhe pse do jeni paksa te shqetësuar për diçka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojnë mire. Mund te filloni edhe projekte për te ardhmen. Për beqaret, atmosfera do jete e mbushur me pasion. Për disa mund te ketë edhe një dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vëmendshëm ne çdo moment. Me financat do tregoheni te kujdesshëm. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.



PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me tepër me njeri tjetrin. Dëshirat romaneske te beqareve do fillojnë te konkretizohen. Do iu jepen mundësi për njohje te reja. Përfitoni sa me shume! Për sa i përket situatës financiare, fale taktikes dhe delikatesës qe iu rrethon, do mund te kaloni çdo problem.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta ne çift do te influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu do te zgjidhet. Përfitoni nga kjo situate pa pasur frike dhe pa hezitim. Beqaret kësaj here do tërhiqen nga persona shume me te rinj ne moshe. Nga njëra ane është me mire kështu sesa te lidheni me dike me te madh. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju nuk duhet te tregoheni te matur.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur vështirësi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do filloni te vendosni dialog. Hëna do ndikoje pozitivisht për beqaret. Ajo mund te sjelle edhe një takim shume te këndshëm. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nëse nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Venusi do kujdeset sot për jetën sentimentale te te gjithëve. Marrëdhënia e çifteve do jete e ngrohte, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Beqaret edhe pse do hasin disa pengesa do i shprehin ato qe ndjejnë. Pritet një dite me shume fat për ju. Do mundoheni te ruani një ekuilibër financiar dhe te kontrolloni dëshirat për te shpenzuar pa kufij. Para se te veproni, mendohuni mire!

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ata qe janë ne çift do mundohen te verifikojnë aftësinë e tyre për te joshur, por kjo do i çoje ne fillimin e një aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli këtë here. Vetëm disa prej jush, te ndikuar nga Plutoni do kenë njohje te reja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk është momenti për shpenzime te mëdha.

LEXO TE PLOTE