Connect with Us

Si reaguan politikanët në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktualitet

Si reaguan politikanët në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Publikuar

-

Ramush Haradinaj ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte. Ai do të paraqitet në Hagë javën tjetër. A do të ketë Kosova kryeministër të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Dorëheqja e parevokueshme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas ftesës si i dyshuar nga Gjykata Speciale, i zuri në befasi të gjithë udhëheqësit e tjerë të institucioneve e partive politike, presidentin dhe kryetarin e kuvendit dhe po ashtu edhe udhëheqësit e opozitës.

Lajmin për dorëheqjen e Haradinajt, ata e morën nga mediet, pasi vet Haradinaj e bëri publik në fund të një mbledhjeje të rregullt të qeverisë, ku njoftoi për dorëheqje edhe ministrat e tij. Haradinaj tha, se ai do të shkojë në Hagë, si qytetar i zakonshëm i Kosovës e jo si kryeministër i vendit edhe pse tash për tash nuk ka aktakuzë për krime lufte.

Në të njëjtën ditë nga Gjykata Speciale u ftua edhe këshilltari i presidentit të Kosovës Bislim Zyrapi, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe disa eprorë të ish-UÇK-së. Presidenti i Kosovës Hashim Thaҁi, në reagimin e tij, tha se lajmin e ka mësuar nga mediet.

“Nga mediat u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, tha presidenti Thaҁi, duke besuar në siҁ thotë “pastërtinë e luftës së UÇK-së”.

Partneri kryesor i Haradinajt në qeveri lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet për vizitë në SHBA dhe edhe ai nga mediet e mori lajmin për dorëheqjen e Haradinajt.

Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt, se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, shkroi Kadri Veseli.

Edhe partneri tjetër i koalicionit qeveritar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin e Ramush Haradinaj, duke thënë se “kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës”, prandaj, sipas tij, “alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës”.

Nga ana tjetër lideri i partisë më të madhe opozitare LDK-së, Isa Mustafa, tha se partia e tij vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj, por që dorëheqja të vjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, ata ndjejnë keqardhje.

“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndod për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, tha Isa Mustafa. Kjo parti në orët e vona mblodhi kryesinë dhe doli me qëndrim duke kërkuar nga presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve. LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”, thotë LDK.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se dorëheqja e Haradinajt është “dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar”. Ai kritikon Haradinajn për shumë punë në qeverisjen e tij, ndërsa, thotë se “Kosova ka nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së”.

LEXO EDHE:  Haradinaj, oferte partive qeverisese: Shkojme ne zgjedhje te parakohshme

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak që u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, u komentua edhe në mediet e Beogradit. Gazeta Blic e Beogradit shkroi se presidenti serb Aleksandër Vuҁiq, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt mblodhi krerët e institucioneve të Serbisë, ndërsa, gjatë ditës do të dalë me qëndrim për të ardhmen e dialogut. Ramush

Haradinaj në nëntor të vitit të shkuar vendosi taksë ndaj mallrave serbe, ndërsa, Serbia nga ana e saj nuk pranoi që të ulet në dialog me Kosovën pa u hequr kjo taksë. Heqjen e taksës vazhdimisht e kërkoi edhe komuniteti ndërkombëtar, por Haradinaj edhe në letrën e tij të dorëheqjes tha, se taksa ndaj Serbisë do të mbetet.

Sidoqoftë tash për tash pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, akoma nuk dihet saktë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, apo presidenti do të kërkojë brenda 10 ditësh nga koalicioni ftues i zgjedhjeve të fundit që ta propozojnë një person tjetër për postin e kryeministrit.

Neni 95 pika 5 e Kushtetutës së Kosovës thotë, se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar eeverinë”. Njohësit e rrethanave politike thonë se nëse dy herë radhazi parlamenti dështon ta zgjedhë kryeministrin e ri Kosovës, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Sidoqoftë ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, si i dyshuar për krime lufte befasoi opinionin në Kosovë. Kjo për faktin që sipas një analisti politik, Artan Muhaxheri, Haradinaj dy herë ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.

“Eshtë një rast i paprecedent kur Ramush Haradinaj për të tretën herë ftohet nga drejtësia ndërkombëtare (ndonëse kësaj radhe si i dyshuar pa aktakuzë) kur në dy gjykime ndërkombëtare në Tribunalin e Hagës që zgjatën për tetë vjet, Haradinaj është shpallur i pafajshëm. Pra, shprehi habi të madhe dhe ky është një rast i paprecedent që nuk ka ndodhur në asnjë vend të ish Jugosllavisë”, tha për DW-së Artan Muhaxheri. Sipas tij, “ftesa për në Gjykatën Speciale është e lidhur direkt me taksën ndaj Serbisë dhe për bllokadën që kjo taksë po i bënë dialogut me Serbinë”.

Në mars të vitit 2005, tre muaj pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Pas katër vjet gjykimi, ai u shpall i pafajshëm. Tribunali i Hagës serish rastin e tij e ktheu në rigjykim në vitin 2012 dhe serish ai shpallet i pafajshëm.

Një rast tjetër kur Ramush Haradinaj u përball me një proces gjyqësore ishte ai i vitit 2017 në Kolmar të Francës ku policia franceze e ndaloi atë mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime lufte të lëshuar nga Serbia. Edhe në këtë proces gjyqësorë Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm.
Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, u themelua në gusht të vitit 2015, me votat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Kjo gjykatë ka selinë e saj në Hagë, vepron me ligjet e Kosovës, por me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. /DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Beteja me drejtësinë/ Ramush Haradinaj tregon pse dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit   

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Tre subjektet më të mëdha politike garojnë të vetme

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Diplomati amerikan “zbulon” prapaskenat/ Kush e “hoqi qafe” Ramush Haradinajn

LEXO EDHE:  Ndarje të Kosovës?/ Haradinaj kundër Ramës e Thaçit:Çmenduri...

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: