LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sa herë t'i teket bablokut të shpellës"/ Ish-presidenti nuk përmbahet më

20 Korrik 2019, 11:08, Aktualitet CNA
"Sa herë t'i teket bablokut të shpellës"/

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot lidhur me vendimin e Gjykatës së Durrësit e cila dje zyrtarizoi Valbona Skon si krybashkiake.

Gjykata e Durrësit brenda dy ditësh nxorri dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. Fillimisht nuk  e zyrtarizoi Valbona Skon si kryebashkiake por dy ditë më pas nxorri një tjetër vendim sipas të cilit Sako mori të drejtën për të qenë në krye të bashkisë.

?Tashmë pamë edhe se si një vendim të gjykuar gjykate, me kërkesë direkte e publike të kryepushtetarit, ta rigjykojë, rigjykojë, rigjykojë e rigjykojë sa herë t?i teket ?bablokut të shpellës?, e njëjta gjykatë, pa u nxirë e pa u zverdhur për kushtetutën, kodin, ligjin, shtetin, moralin,?-shkruan ndër të tjera Nishani.

Postimi i plotë i Nishanit

Të nderuar miq, që prej vitit 2015 e në vijim kemi qenë çdo ditë të alarmuar dhe në betejë me skandale të rënda jo vetëm të aspektit korruptiv dhe vjedhjeve shtetërore të papara më parë por edhe të një platforme të shkatërrimit të çdo institucioni (dhe ashtu me dobësi që kishin qenë), të degradimit të shoqërisë sonë (dhe ashtu problematike siç kish qenë), të rrëzimit total të shtetit tonë (dhe ashtu i sulmuar vijimësisht siç kish qenë).
Që prej 2017 vendin e futën në një rregjim anarkie.
Tashmë pamë edhe se si një vendim të gjykuar gjykate, me kërkesë direkte e publike të kryepushtetarit, ta rigjykojë, rigjykojë, rigjykojë e rigjykojë sa herë t?i teket ?bablokut të shpellës?, e njëjta gjykatë, pa u nxirë e pa u zverdhur për kushtetutën, kodin, ligjin, shtetin, moralin.
Po, është një dhimbje therëse për të gjithë ne asgjesimi i shtetit që patëm (ashtu me shumë probleme siç i kishte).
Por banda e gangsterrëve kërkon të asgjesojë tani dhe atë që ka mbetur më e fundit.
Vetëdijen tonë !
Vetëdijen për të mos u dorëzuar,
Vetëdijen për të rezistuar,
Vetëdijen për të luftuar,
Vetëdijen për tu bashkuar,
Vetëdijen për ta mundur të keqen,
Vetëdijen për të injoruar (por jo harruar) korin e sorrave përqark të drobiturit shtet i mbetur,
Vetëdijen për të fituar një nisje të re për të gjithë,
Për të gjitha ata që besojnë me vetëdije tek e mira ?që megjithatë ekziston?./CNA.al

Lajmet e fundit nga