Connect with Us

Reperi shqiptar tradhëton të dashurën/ Publikohet biseda me fansen e tij

Reperi shqiptar tradhëton të dashurën/ Publikohet biseda me fansen e tij

Publikuar

-

Edhe pse fotot e tyre nuk mungojnë pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale, duket se lidhja e Feros dhe Arbenitës po pëson një krizë.

Prej disa javësh në media qarkullojnë foto dhe biseda ma fanset e reperit, me të cilat thuhet se ai ka pasur edhe ngacmime.

Sikur të mos mjaftonte fotoja me një prej fanseve të tij, një detaj tjetër ka dalë në dritë.

Së fundmi “Arbresh.info” ka publikuar bisedën e reperit me një fanse të tij nga Prishtina, e cila i kërkon Feros të zhvendoset në kryeqytet.

Nga biseda duket se ata kanë bërë plan për të jetuar bashkë dhe marrëdhënia mes tyre është mjaft e afërt.

Biseda e plotë:

Fero: A e di qka kem fol na për lidhjen tonë

Fansja: Po ke than me mshel Instagramin dhe Snapin dhe me ardh n’Prishtin afër meje, me jetu apo?

Fero: E di ti hiq spom ngomn

Fansja: Po qka met ngu ty mos mlodh fort

Fero: Ani de ani hi nSnap

Fansja: Oke

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ Gjysma e pacientëve me Covid-19 bëjnë këtë gabim të madh

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Gjysma e pacientëve me Covid-19 bëjnë këtë gabim të madh

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kanë përdorur disa metoda të ndryshme për të ngadalësuar përhapjes e këtij virusi. Deri tani, mbajtja e maskës në fytyrë, praktikimi i distancimit social dhe larja e rregullt e duarve, janë bërë praktikisht natyra jonë e dytë.

Por përdorimi i një mase tjetër parandaluese potencialisht efektive, ka sabotuar përpjekjet e autoriteteve shëndetësore në SHBA dhe jo vetëm:gjurmimi i kontakteve. Një studim i ri ka zbuluar së fundmi se pasi rezultuan pozitivë gjysma e pacientëve me Covid-19, nuk arritën të raportojnë kontaktet e tyre të ngushta.

Studimi, që u botua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), u fokusua mbi një grup pacientësh të infektuar me Covid-19 në Karolinën e Veriut gjatë një periudhe të “incidencës së lartë” të sëmundjes në muajt qershor dhe korrik, kohë gjatë së cilës rastet reja u shtuan me 183 për qind.

Rezultatet zbuluan se 48 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri  në Qarkun e Meklenburgut, nuk raportuan asnjë kontakt të tyren të ditëve të fundit, dhe se 25 për qind e atyre që u raportuan nuk mund të arriheshin.

Studimi citoi ndërkohë një gjetje tjetër të rëndësishme:Intervali mesatar kohor tek pacientët që testuan pozitivë, dhe njoftimit me sukses se me cilët kishin qenë ata në kontakt ishte vetëm 6 ditë. Dështimi për të pasur një gjurmim të duhur të kontakteve, nuk është i kufizuar në vetëm një shtet.

Studiuesit theksojnë se në Merilend dhe Nju Xhersi, përkatësisht 50 për qind dhe 52 për qind e rasteve të raportuara, nuk raportuan kontaktet e ngushta të tyre disa ditë para testimit. “Pavarësisht përpjekjeve agresive nga ana e departamenteve të shëndetësisë, shumë pacientë me Covid-19 nuk raportojnë kontaktet, dhe shumë kontakte që ata raportojnë nuk mund të arrihen”-përfunduan autorët e studimit.



“Një përmirësim i gjurmimit të kontakteve, një angazhim më i madh i komunitetit, janë më se të nevojshme për të zvogëluar nivelin e transmetimit të SARS-CoV-2”- theksojnë ata.

Studiuesit nuk janë të vetëm në besimin e tyre se shpejtësia dhe efikasiteti, janë thelbësore për ta bërë gjurmimin e kontakteve një mjet të dobishëm në luftë kundër kësaj pandemie.

Një studim i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” në muajin korrik analizoi efektivitetin e gjurmimit të kontakteve, dhe kohën e identifikimit të pacientëve potencialisht të infektuar. Studiuesit zbuluan se “optimizimi i testimeve dhe i gjurmimit, si dhe minimizimi i vonesave në këtë proces, për shembull përmes një teknologjie të bazuar tek aplikacionet, e rriti më tej efektivitetin e gjurmimit të kontaktit, me potencialin për të parandaluar deri në 80 për qind të gjitha transmetimet në total”.

Përdorimi i gjetjes së kontakteve përmes aplikacioneve të ndryshme, e shmangu bllokimin e hershëm në Shtetet e Bashkuara krahasuar me vendet e tjera. Por një rilançim i fundit i softuerit i njohur si “Exposure Notification Express nga Apple” dhe kompania Google u vu në përdorim nga zyrtarët e shëndetit publik në Merilend, Nevada, Virxhinia dhe Uashington.

“Unë them se ky është një lloj përmirësimi”- thotë Xhefri Kan, drejtori i Institutit të Bioetikës në Universitetin Xhon Hopkins. “Por ai nuk po u shërben ende të gjitha interesave që do të donte sistemit i shëndetit publik, por gjithsesi është më mirë se sa asgjë”-shton ai./ Bestlifeonline.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga hyrja drejt Ferrit tek Fantazmat e Pekinit/ Kush janë legjenda urbane më të famshme sot në botë

Publikuar

-

Nga

Nga hyrja drejt Ferrit tek Fantazmat e Pekinit/ Kush janë legjenda urbane më të famshme sot në botë

Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sepse ato janë të frikshme, por sepse i kanë ndodhur dikujt që ju e njihni. Pra ato nuk janë më një histori e trilluar në një libër, por një histori e përbashkët e një komuniteti apo zone. Edhe nëse shumica e legjendave të njohura urbane ka të ngjarë të jenë tërësisht trillime, ato nuk duket se do të zhduken. Ja cilat janë disa prej tyre.

Pusi si hyrje drejt Ferrit

Në vitin 1989, një legjendë e re urbane nisi të qarkullonte në mediat e gjithë botës. Një ekip shkencëtarësh sovjetikë kishin hapur një vrimë shumë të thellë në tokë, me synimin e vetëm për të provuar ekzistencën e Ferrit. Ata gërmuan në një thellësi prej rreth 12 km, dhe ndonëse ka versione të ndryshme për atë që ndodhi më pas, gati të gjithë pretendojnë se një lloj mikrofoni u fut në pus për të regjistruar atë që ndodhte vërtet atje.

Sipas legjendës, mikrofoni regjistroi britmat e miliona shpirtrave, duke provuar një herë e mirë se Bibla është e saktë në ato që thotë. Edhe pse kjo besohet ende nga shumë njerëz, ky regjistrimin nuk është i vërtetë. Në fakt synimi i shpimit gjigant ishte mbledhja e të dhënave shkencore mbi koren e Tokës.

Njeriu Majmun i Nju Delhit

Legjenda thotë se një figurë e ngjashme me majmunët nisi të shfaqej në çatitë e qytetit diku rreth 2001, dhe shumë dëshmitarë pretendojnë se e kanë parë. Ndërsa Njeriu Majmun nuk është kapur asnjëherë, dhe zhdukej po aq shpejt sa shfaqej, kjo gjë krijoi shumë panik tek banorët e qytetit.

Umm-al-Duwais

Në Emiratet e Bashkuara Arabe qarkullojnë shumë legjenda urbane, pasi banorët i duan monstrat dhe xhuxhët e tyre. Sidoqoftë, më të frikshmit prej tyre janë Umm-al-Duwais:disa xhindë femra që besohet se i joshnin djemtë e rinj që shkonin me to në vende të izoluara para se t’i vrisnin në mënyrë brutale. Thuhet se xhindët u dalin njerëzve kur ata janë vetëm, duke marrë pamjen e një gruaje të bukur të veshur me të bardha.

Çupakabra

Ky është një përbindësh gjak-thithës, i ngjashëm me gjitarët. Disa vite më parë u tha se u gjet në Meksikë, Porto Riko dhe jugun e SHBA-së. Gjithsesi edhe vitet e fundit ka pasur shumë dëshmi se kafsha është parë vërdallë vitet e fundit, veçanërisht në Meksikë. Ajo sulmon dhe vret bagëtitë në të gjithë rajonin, dhe asnjë nuk është i sigurt se për çfarë bëhet fjalë.

Tokoloshe

Afrika është shtëpia e një numri të madh legjendash. Një legjendë në Afrikën e Jugut, ka qenë një shqetësim qindravjeçar për banorët. Tokoloshe, thuhet se është një krijesë e vogël, por mund të ngjajë dhe me një brejtës të madh, në varësi të personit që pyet mbi të. Kjo krijesë ka qenë pjesë e mitologjisë Zulu për një kohë të gjatë. Ato dalin vërdallë natën kur njerëzit flenë. Nëse ju afrohen mund të rrezikoni shumë. Ato mund t’iu shpupurisin flokët, por edhe mund t`ju vrasin duke ju mbytur.



Lorelei

Lorelei është emri lokal i një shkëmbi të madh në bregun e lumit Rin në Gjermani, si dhe i një sirene legjendare që po e përndjek zonën prej shekujsh. Sipas legjendës ajo u shfaqet vetëm peshkatarëve të humbur në det, duke i bërë shenjë me duar të shkojnë drejt saj.

Siç mund të pritej, marinarët – të magjepsur nga bukuria e një gruaje të bukur që shfaqet në mes të askundit – nisin të drejtohen drejt saj, vetëm për t`u mbytur në shkëmbinjtë dinakë përreth bregut.

Fantazmat e Pekinit

Ndërsa ka shumë variante të kësaj legjende atje, tema mbetet e njëjtë. Më 14 nëntor 1995, dy burra hipën në autobusin e fundit që shkonte në Kodrat Aromatike të Pekinit. Në fillim shoferi nuk donte t’i linte të hipnin, pasi ata nuk ndodheshin në një stacion autobusi. Por ku i la të hipin, ai sheh se janë në fakt 3 burra.

Dy burrat po ndihmonin të ecte një burrë të moshuar me flokë të gjatë, dhe të gjithë ishin veshur me rrobat e Dinastisë së lashtë Qing. Sipas disa versioneve, të tre ishin shumë të zbehtë në fytyrë, gati si fantazma. Pasagjerët e tjerë zbritën në stacionet e tyre. Mbetën vetëm një djalë i ri dhe një grua e moshuar.

Papritmas, gruaja filloi ta akuzonte atë për vjedhje dhe këmbënguli që ata të zbresin në stacionin tjetër për të shkuar në stacionin më të afërt të policisë. Sapo e bënë, ajo i tha atij se gjithçka ishte një mashtrim për ta zbritur nga ai autobus, pasi ajo kishte vërejtur që tre burrat e mëparshëm ishin zhdukur.

Ne nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, por autobuzi u gjet të nesërmen disa km larg nga destinacioni i tij. Në të ndodhshin 3 trupa në dekompozim e sipër:shoferi, fatorino dhe një njeri misterioz i paidentifikuar me flokë të gjatë.

Rake

Rake – i njohur gjithashtu si Engjëlli i Rënë në disa rajone – shfaqet në legjendat urbane në të gjithë botën, megjithëse raportimet më të fundit mbi të kanë qenë kryesisht në Evropë.  Sipas legjendës, Rake është një krijesë humanoide e gjatë sa një njeri i zakonshëm, me lëkurë të hijshme, pa flokë, dhe me sy të mëdhenj e të zbrazët.

Thuhet se ai qëndron në zona periferike me shkurre, dhe shfaqet pothuajse në të njëjtën pozitë; ulur buzë shtratit tuaj në mesin e natës. Me sa duket, ai mund të hyjë në ëndrrat tuaja. Dallimi midis Rake dhe shumicës së legjendave të tjera në këtë listë, është se ka shumë tregime që flasin mbi këtë krijesë të paktën që nga shekullin XII-të. Ai është kapur në kamera shumë herë, duke përfshirë një video të frikshme që vjen nga Katalonja, Spanjë./Toptenz- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria, e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve/ Si krahasohet Tirana me kryeqytetet e rajonit

Publikuar

-

Nga

Sa është vlera e ndërtimeve të reja në Tiranë/ Kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.

Shqipëria renditet e treta më e shtrenjtë në Europë, pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020. Të dhënat janë publikuar nga Numbeo, i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës.

Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve, i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve.

Shqipëria renditet e treta nga vendet më të papërballueshme të Europës, me një indeks prej 14.8, çka nënkupton që një familjeje i duhen gati 15 vjet të ardhura për të blerë një shtëpi. Serbia e ka indeksin 17.9 dhe Republika Çeke 16.4 vite.

Dy vite më parë, në 2018-n, Shqipëria renditej e 6 në Europë si më e shtrenjta, ndërsa kapërceu shpejt në vend të tretë. Edhe në krahasim me një vit më parë, raporti çmim / të ardhura ka shënuar rritje, duke e bërë kështu blerjen për 2020 më pak të përballueshme.

Krahasuar me vendet e rajonit, pas tyre renditet Mali i Zi (13.8), ndjekur nga Maqedonia e Veriut (12.4), Bosnjë dhe Hercegovina (12.1).

Me sa duket, Kosova është më e lira në Ballkanin Perëndimor për të blerë një shtëpi, ku raporti çmim / të ardhura të disponueshme është 11.

Ndonëse në vlerë absolute, çmimet e apartamenteve në Itali mund të jenë më të shtrenjta, familjeve që banojnë në shtetin përtej detit u duhen më pak vite të ardhura se atyre shqiptare për të blerë një shtëpi, konkretisht më pak se 10. Edhe në Francë, në krahasim relativ me të ardhurat, çmimet janë më të larta sesa në Shqipëri (14). Në të gjithë Europën, shtëpitë janë më të përballueshme në Austri (10.8), Spanjë (9.5), Gjermani (9.3), Suedi (8.9), Norvegji (8.7).

Apartamentet në kryeqytet kanë arritur 4 mijë euro për metër katror



Sipas informacionit të Colliers International, në kryeqytetin shqiptar, çmimet e apartamenteve variojnë nga 600 në 4 mijë euro për metër katror. Më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Colliers International në Shqipëri pohon se: “në një analizë të thjeshtë të tregut mund të thuhet se në Shqipëri ka një diferencë të madhe midis çmimeve më të ulëta dhe atyre më të larta. Çmimet në Shqipëri janë të ulëta në vendndodhje periferike me mungese infrastrukture publike dhe me akses të vështirë të transportit publik.

Ndërsa çmimet më të larta në godina të qendrës së kryeqytetit janë të krahasueshme me vende si Beogradi e Ljubjana qe përfaqësojnë ekonomi shumë herë më të zhvilluara se te tonat dhe me të ardhura më të larta për frymë. Për të theksuar është se çmimet e larta në kryeqytetet e Ballkanit arrihen për projekte të veçanta dhe te pakta të cilat ofrojnë shumë hapësira të tjera të përbashkëta në të mirë të komunitetit dhe administrim profesional të godines dhe janë kryesisht të zhvilluara nga zhvillues te huaj rezidenciale me shumë eksperience në ndërtimin dhe administrimin e këtyre pronave.

Në Shqipëri krahu i lartë i çmimeve u përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do te varet nga shitja duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të COVID që shkaktoi humbje të 50,000 vendeve të punës dhe një shtresë të mesme të lartë që e ka të vështirë ti përballojë të tilla shpenzime. Pra Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri në 1,000 EUR/m2”.

Sipas Numbeo, për Tiranën, indeksi i përballueshmërisë është 17.1, duke e bërë kryeqytetin shqiptar më të shtrenjtë në raport me të ardhurat sesa qytete të tilla si Roma (16.5), Firence (14.8), Stokholmi (14.7), Vjena (13.7), Barcelona (13.2), Lubjana (13.2), Shkupi (13.5).

Shqiptarët mund të kursejnë vetëm 2000 euro në vit, një apartament brenda Unazës 1200 euro/ metri

E ndërsa një familje shqiptare mund të kursejë mesatarisht vetëm 2000 euro në vit, çmimet e apartamenteve në kryeqytet shpesh herë kalojnë këtë çmim për metër në katror. Në ndërtimet që pritet të përfundojnë në vazhdim, çmimet arrijnë deri në 4000 euro për metër në katror, ndërsa brenda Unazës së Tiranës nuk mund të gjesh apartament më të lirë se 1200 euro për metër në katror, madje edhe në ndërtimet ekzistuese.

Një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri nuk mund të kursejë më shumë se 2,000 euro në vit. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, të ardhurat mesatare mujore për individ në Shqipëri në vitin 2018 ishin 26,144 lekë.

Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 anëtarë, çka do të thotë se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 96,736 lekë. Kurse shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet, janë 75,935 lekë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve./ Monitor

LEXO TE PLOTE