Connect with Us

“Nuk e kemi arritur fundin”/ Paralajmëron Voltana Ademi

“Nuk e kemi arritur fundin”/ Paralajmëron Voltana Ademi

Publikuar

-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi paralajmëroi se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend.

E ftuar në studion e News 24, Ademi u shpreh se kjo është çështje që vijon të rëndohet.

“Është një çështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta mesa duket. Me sa duket do të shohim prap, duket se nuk e kemi arritur fundit. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’.” -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera, Ademi komentoi edhe padinë e depozituar në gjykatën kushtetuese, për antikushtetuetshmërinë e 30 qershorit.

“Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të çojë në zgjidhjen.

Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë. Unë nuk jam juriste, por është e vështirë të gjesh një rast të tillë jo vetëm në Shqipëri. Kështu që kemi qenë të kujdesshëm. Uroj të bëhet objekt i shqyrtimit, në momëntin që do funksionojë. Ka risk dhe ndoshta po na shtohet edhe më shumë pasiguria, pas vendimit të gjykatës së Durrësit.” –theksoi Ademi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa detaje lidhur me të porositësin e dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gramoz Rexhepi.

Sipas Hoxhës, dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut të sigurisë lartë në Ekuador në shkëmbim të një ngarkese kokaine prej 283 kilogramësh e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur në portin Britanik të Portsmuthit nga 5 shqiptar, mes tyre dhe Astrit Prenga, vëllai i të rrëmbyerit në Kamez.

“I cilësuar në momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, në një qendër tregëtare në qytet-portin më të madh të Ekuadorit, Guajakil, si një sukses i madh në luftën kundër narkotrafikut ndërkombetar nga drejtori i Interpolit në Lion të Frances. I arratisur disa herë nga burgjet shqiptare dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian, dhe i përfshirë në top-listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga Interpol”, shkruan Hoxha.

Ai bën me dije së ka realizuar një intervistë me telefon nga burgu i sigurisë së lartë në Kuito ku Rexhepi tregon versionin e vet në lidhje me ngjarjen e fundit që ka tronditur opinionin publik.

Hoxha paralajmëron se pasditen e sotme do të publikojë intervistën me Rexhepin, me njeriun e cilësuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bossi më i madhi trafikut të kokainës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

Publikuar

-

Nga

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE