Connect with Us

Noizy surprizon fansat/ Publikon foton e rrallë nga fëmijëria

Noizy surprizon fansat/ Publikon foton e rrallë nga fëmijëria

Publikuar

-

Noizy është reperi më i suksesshëm i momentit në Shqipëri. Këngët e tij janë hite të padiskutueshme dhe numërojnë miliona klikime.

Ditën e sotme, Noizy ka paralajmëruar këngën më të re që pritet të publikohet pas pak minutash me titull “S’kan besu”.

Si gjithnjë reperi ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për ta promovuar. Këtë herë ai ka publikuar një foto, kur ka qenë 4 muajsh, ku shihet në krahët e gjyshes së tij.

Ajo është një nga personat më të dashur të reperit pasi emrin e saj e ka dhe tatuazh.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lajmet për vdekjen e Kacifas/ Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet

Publikuar

-

Nga

Në media u publikua sot lajmi se minoritari grek Kostandin Kacifas, që mbeti viktimë më 28 tetor të 2018-ës, nuk është vrarë nga forcat RENEA, por ka kryer vetëvrasje.

Pas kësaj, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastrës, e cila nënvizon se ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar lidhur me ngjarjen.

“Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Prokuroria thekson se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e naftëtarëve/ Luan Baçi: Punëtorët po sakrifikohen, pushtetarët vijojnë festën e Shën Valentinit

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi akuzon qeverinë se i ka lënë në mëshirë të fatit punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të naftës në Poçem të Mallakastrës, të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Baçi shprehet se adminstrata dje festoi nëpër vendet e relaksit dhe me kolektivin, por për grevistet nuk tregoi asnjë interesim.

“Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh. Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta. Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse.

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit. Sot si duket bejne formalitetet serioze…Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke. Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp. Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj. Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte.  

Ju jeni vellezerit tane. Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush. Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret,  ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme. Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Ketu beni dallimin :

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.

Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

“Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje. Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj. Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim”, shkruan nw reagimin e plotw./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE