Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Kryeministrin e la, Ramushin nuk e dorëzoi

Nga Arian Galdini/ Kryeministrin e la, Ramushin nuk e dorëzoi

Publikuar

-

arian galdini

Kreu i LDE-së, Arian Galdini ka komentur si të drejtë dhe burrëror vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen pasi u thirr për të dëshmuar nga Gjykata Speciale.

Nga Arian Galdini

Kryeministrin e la, Ramushin nuk e dorëzoi!

Erdhi me një grusht deputetë. U bë Kryeministër. Që të kishte mundësinë ta udhëhiqte Kosovën, pranoi edhe t’ia linte qeverisjen partive.

Krijoi një Qeveri gati-gati absurde me dhjetra Ministri, akoma më shumë Zv/Ministri, e pafund Drejtori e Agjensi për të kënaqur orekse të partive e partiakëve, shumë prej të cilëve punonin edhe kundër tij.

Bashkoi të pamundshmet dhe po të kishte zgjedhur vegjetimin politik, konjukturalizmin dhe  oportunizmin, asnjë telash nuk do ta kishte pasur e ndoshta sot do vijonte të ishte KM i Qeverisë së Koalicionit. E vërteta është e pakëndshme por duhet thënë sepse na çliron të gjithëve.

Kush e paragjykoi Ramushin, kush iu turr Ramushit me gjithëfarësoj kritikash e akuzash, kush ia mveshin Ramushit një mal me mëkate, nëse ka bërë detyrën e Opozitarit, mirë e ka bërë sepse demokracia është e bukur dhe e vlerë kur ka Opozitarizëm të fortë e ballor.

Por kush i ka bërë këto nga frëngjia e lakmitarit dhe qyqarit, ja ku e ka tani Kryeministrinë të lirë. Le ta gjejnë tani një KM që vjen nga një kompromis i gjerë dhe ia del të ushtrojë e përparojë një axhendë të përqendruar siç ia doli Ramushi.Ramushi e dorëzoi Kryeministrin. Ramushin e mbajti për vete që ta çojë në sfida e ndoshta vujtni të reja.

A e gjeni dot një të dytë që e ka veten aset kaq të madh sa mund të bëjë edhe lëvizje kaq të forta me veten duke vepruar kundër vetes?

Vuçiçi, Albin Kurti, Hashim Thaçi, Mero Baze e disa të kësollojshëm folën, shkruajtën a nënkuptuan për një teatër marketingu të luajtur nga Haradinaj për ti shtuar pikë politike vetes.

Jam kurioz, si është e mundur që cinizmi në arsyetim i këtyre politikanëve dhe agjipropistëve të tyre që ne i njohim si analistë e gazetarë, shkon në caqe kaq të padenja sa përpiqen të zvogëlojnë një akt që ka madhështi brenda. Vetësublimimi, nuk është viktimizim.

Vetësublimimi është liri dhe fuqi e përmbledhur tek personaliteti, karakteri dhe historia e një personi. Jo kushdo mund të vetësublimohet.

E di që do më thonë, se dorëheqja nga detyra e KM nuk është kaq gjë e jashtëzakonshme sepse tek e fundit është normalitet, ndaj nuk ka pse shihet si vetësublimim.Pyetja që kam unë është e thjeshtë fare:

A nuk ka qenë kjo periudhë disa mujore një ecje mbi zjarr e Ramushit duke i rezistuar çdo trysnie e joshjeje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për ta hequr taksën me Serbinë?

A nuk e kemi parë ne Ramushin këto muaj të rrethuar nga aleatë e miq që thikën ia ngulnin në mengjes, ia shkulnin në drekë e pastaj ia ringulnin për siguri edhe në darkë para gjumit?

Nga Hashim Thaçi tek Edi Rama e deri tek Kadri Veseli e plot të tjerë, ia mernin duart Ramushit për të shtrënguar fort flamurin Kuq e Zi, e fill pas kësaj bënin gjithë sa mundnin tia ngrinin duart lart apo ti lidhnin që tia ndalnin udhën, ritmin e fuqinë.

Paraqitja para drejtësisë është detyrë, shkruante agjipropisti Mero Baze. Padiskutim që po.

Por a nuk i ka kaluar për mbi 8 vite Ramushi këto detyrime 2 herët e mëparshme kur madje ka pranuar edhe të kalojë kohë të gjatë në qelinë e Hagës sikurse e kanë detyruar të qëndrojë disa muaj edhe në qelinë e Francës?

Detyrimi për herë të tretë për të njëjtën çështje, edhe për “babain e përgjegjshmërisë universale” do të ishte gërricje durimi e nervash.

Sepse kur të kërkojnë të paraqitesh edhe njëherë të tretë për të njëjtën çështje qoftë edhe për kafe, jo më intervistë a pyetje a ku i dihet ndoshta edhe akuzë, kjo dëfton se dikush e ka problemin me ty personalisht e jo me çështjen për të cilën thirresh.

Andaj, dorëheqja e Ramushit për herë të dytë nga detyra e Kryeministrit, për tu përgjigjur e ballafaquar personalisht me këdo që e thërret për herë të tretë për të njëjtën çështje, është  vetësublimim.

Ai mund ta përdorte Kryeministrinë dhe Qeverinë e Kosovës kësaj radhe me çdo të drejtë të kësaj bote që ta negocionte e shmangte gjithçka që mund ti vinte nga kjo thirrje e tretë.

E me hak, ai mund edhe ta përdorte thirrjen e tretë si KM në detyrë për ta “kryer detyrën” nën persekutim të padrejtë. Ky do të ishte viktimizimi.

Ballafaqimi dhe vetësublimimi nuk kanë asnjë lidhje me viktimizimin. Janë krejt e kundërta e viktimizimit. Duhet “burrni” me e shti veten në ballafaqim. Këtë nuk e kuptojnë dot skuthat dhe hileqarët.

Dhe në fund fare, ai burri i shtetit që u duhet shqiptarëve sot në Kosove e Shqipëri, është pikërisht ky, pra burri që marketingun e bën me veten e tij në ballafaqim, jo me vendin e tij dhe detyrën e lartë, duke u fshehur pas vendit e detyrës.

Hashim Thaçi ka që nga vera e kaluar që bën fushatë e marketing me “kufijtë e Kosovës”. Edi Rama ka 6 vjet që hap ekspozita si Kryeministër dhe e ka katandisur detyrën e lartë që kryen në zyrë promovimi atletesh, çitjanesh dhe veshjesh të çuditshme.

Kombet transformohen dhe lartësohen vetëm atëherë kur nuk kthehen në zyra marketingu për Udhëheqës mediokër dhe inferiorë. Kombet ngrihen e zhvillohen kur kanë udhëheqës që vënë veten në dispozicion të Kombit dhe Shtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rasti Bechetti dhe rasti Ndroqi/ Nuk ka shenja barazie

Publikuar

-

Nga

Rasti Bechetti, rasti Ndroqi/ Nuk ka shenja barazie

Në muajin maj të vitit 2019, mediat raportuan lajmin se biznesmeni italian, Francesco Bechetti ka fituar një gjyq kundër shtetit shqiptar, me një vlerë që shkon të paktën 110 milion euro.

Kryesisht akuza e ndërtuar në media, duket se është kundër kryeministrit Rama, qëndrimit të tij politik dhe kostot e shkaktuara biznesmenit, gjatë mbylljes së televizionit Agon Channel dhe bizneseve të Bechettit në Shqipëri, të cilat ishin aktive dhe pasive si dhe me shumë problematike në disa dekada.

Ndërkohë, dje, SPAK ka njoftuar hetimin pasuror të shtetasit Ylli Ndroqi, i cili është verifikuar me emrin Xhemail Pasmaçiu, i dënuar për trafik droge në Turqi dhe i arresuar për llogari të drejtësisë italiane në vitin 2015.

Por, menjëherë pas këtij njoftimi nga SPAK kanë shpërthyer qëndrimet politike dhe publike. Një nga tezat e hedhura është fakti se po kërkohet të krahasohet me rastin “Bechetti”, pra me pronarin e Agon Channel, dhe paratë e fituara prej tij, të pretenduara këto pas një vendimi të një gjykate europiane.

Në fakt në mes të dy rasteve nuk ka asnjë shenjë barazie. Rasti Bechetti është diçka tjetër dhe rasti Ndroqi është diçka krejt tjetër, megjithëse Xhemail Pasmaçiu, ish-trafikanti i drogës, po përpiqet ta shesë si sulm politik nga Erion Veliaj, ashtu siç pretendoi dikur Bechetti. Por, të dyja rastet janë të kundërta.

E në qoftë se Bechetti maksimumi mund të quhej një spkulant apo lojtar ligjor, në lidhje me disa çështje apo përplasje me institucione administrative, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, Ylli Ndroqi është diçka tjetër.

Ai është një ish-trafikant droge i dënuar, megjithëse pretendohet se ky mund të fitojë gjyqet po i mbyllën televizionin, apo mund të ketë pasoja pas një veprimi ndoshta “të nxituar” të prokurorisë.

Është krejt ndryshe të kesh ndryshe dhe krejt tjetër.

Në kohën e Bechettit nuk kishte SPAK, nuk kishte një hetim të plotë dhe nuk u vërtetua kurrë se ai kishte lidhje droge apo kishte qënë trafikant, e të tilla akuza, siç është rasti i Ylli Ndroqit, i vërtetuar nga Interpoli, në të paktën dy raste.

Dhe përtej të shkuarës së tij jo të dyshimtë, por tashmë të verifikuar, mënyra sesi jetonte, pasuria, targat që qarkullonte, shumat e mëdha të shpenzuara kanë ngritur dyshime të arsyeshme se të ardhurat e tij janë të pamjaftueshme nga aktiviteti i biznesit që ka për të bërë një televizion dhe për të mbajtur disa qindra punonjës në punë.

Ndoshta e vetmja e përbashkët mes Bechettit dhe Ylli Ndroqit është përplasja që kanë pasur me Erion Veliajn.

Por, mesa duket Ylli Ndroqi ka tentuar ta gjejë si alibi kryebashkiakun e Tiranës, pasi po të hysh dhe të analizosh në themel për çfarë është akuzuar Veliaj nga stafi i Ora News, është thuajse qesharake. Bëmat dhe gjëmat e vërteta të kryebashkiakut të Tiranës nuk duken në ekranin e pretenduar opozitarë.

Nga ana tjetër nuk mund të krahasohet Bechetti me Ylli Ndroqin. Jo për shkak të faktit se ata u përplasen dhe gjetën rivalë një kryebashkiak apo një kryeministër, por për shkak të faktit se Ylli Ndroqi është një ish-trafikant droge, i dënuar dhe i konfirmuar zyrtarisht dhe ndoshta Bechetti nuk ka pasur asnjë gjë të tillë.



Prandaj nuk ka shenja barazie. Janë krejtësisht të ndryshme, rasti i Bechettit dhe rasti i Ylli Ndroqit.

Nuk ka gjykatë europiane që t’i japë një trafikanti të drejtë, qoftë edhe sikur median që ai ka në pronësi t’ia mbyllin. Sepse ata që i njohin pak rekomandimet që jepen nga institucionet e Bashkimit Europian apo direktivat e hedhura së fundi nga Brukseli dhe Strasburgu, e kuptojnë lehtësisht, sepse midis rrjeshtas qenden qëndrimet shqetësuese të BE-së në lidhje me pastrimin e parave në media, por edhe personat e dyshimtë që kanë aksione. Duke filluar jo vetëm tek televizionet, por edhe tek epoka e re e mediave online.

Institucionet europiane bëjnë hetime në lidhje me median, dhe jo më me një pronar telvizioni me frekuenca të dixhitalizuar në mes të Tiranës.

Prandaj, vështirë se Ylli Ndroqi mund të jetë po aq përfitues se edhe Bechetti, i cili ende vazhdon të jetë një rast hipotetik.

Por, Ylli Ndroqi ka të gjithë të drejtën e tij të ndjekë ligjërisht institucionet dhe hapësirën që i jep demokracia. Nga ana tjetër nuk ka asnjë të drejtë ligjore si një ish-trafikant droge, të mbajë licensa publike dhe të jetë pronar mediash.

Ndryshe Bechetti dhe ndryshe Ndroqi. Ata që vënë shenja barazie bëjnë thjeshtë dhe vetëm propagandë në shërbim të një ish-trafikanti droge./ CNA.al

Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zjarret “përpijnë” Shqipërinë/ 200 djem e vajza në aksion për shuarjen e flakëve

Publikuar

-

Nga

Zjarret në të gjithë Shqipërinë/ 200 djem e vajza në aksion për shurajen e flakëve

Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë së fundmi disa zona të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofton se janë rreth 200 djem e vajza që po marrin pjesë në këtë aksion.

Ajo i bën apel qytetarëve të bashkohen në këtë mision.



“Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Imazhet epike tregojnë se si SpaceX bëri historinë duke fluturuar astronautët e NASA-s nga stacioni hapësinor

Publikuar

-

Nga

Imazhet epike tregojnë se si SpaceX bëri historinë duke fluturuar astronautët e NASA-s nga stacioni hapësinor

Anija kozmike e SpaceX’s Crew Dragon u hodh në Gjirin e Meksikës të Dielën , duke i rikthyer astronautët e NASA-së Bob Behnken dhe Doug Hurley nga një mision i niveleve të larta në stacionin hapësinor.

Misioni demonstrues ringjalli fluturimin hapësinor njerëzor të SH.B.A.-së pas një ndërprerje nëntë vjeçare. Astronautët ishin njerëzit e parë që fluturuan në një anije kozmike tregtare.



Këtu janë fotot e jashtëzakonshme nga rrugëtimi i tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE