Connect with Us

“Motra për vllain apo vllai për motrën?”/ Ermal Mamaqi publikon videon që i sqaron të gjitha

“Motra për vllain apo vllai për motrën?”/ Ermal Mamaqi publikon videon që i sqaron të gjitha

Publikuar

-

Ermal Mamaqi padiskutim është një nga aktorët e humorit më të dashur shqiptar. Ermali është përfolur shumë përsa i përket aspektit professional, ku po shijon suksesin e komedisë “2 gisht mjaltë”, e cila theu rekorde shikueshmërie dhe u transmetua dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Përveç aspektit professional, Ermali ka dhe një jetë private shumë aktive dhe këtë e tregon çdo moment me anë të fotove dhe videove në rrjetet sociale.

Së fundi ai ka postuar një video mjaft të ëmbël ku shfaq dy fëmijët e tij, Joelin dhe vajzën e vogël Sia, në një kënd lojërash.

Pamjet tregojnë Joelin i cili po mundohet të argëtojë motrën e vogël, dhe situata është vërtetë shumë e bukur./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshja me Ramën/ Basha tenton të justifikohet

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas konfirmimit të marrëveshjes me kryeministritn Edi Rama, kreu i PD-së  Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

Duke e shitur takimin e djeshëm si fitore të tij dhe duke harruar dosjen e lobimit rus prej së cilës doli pa u lagur, Basha ka thënë se po bëhen realitet tre kushtet që opozita e bashkuar vendosi në Tetor.

Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me zgjedhjet e blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist+patericat e veta. Këto janë tre kushtet tona”, ka thënë Basha, i cili më tej ka vijuar ritualin me deklaratat e njëjta kundër Qeverisë së krimit.

Sipas të njëjtit takimi i djeshëm u arrit falë ndërkombëtarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të dashur demokratë, hidhni molotov në zyrat e Lulzim besë-prerit

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

* Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshëm nga “Vetingu” i Edi Ramës.
Kjo është hera e 4 që Lulzim Basha përballet me dosjet korruptove në sistemin e lodhur të drejtësisë shqiptare.

Pēr çdo pafajsi i është dashur të paguaj shtrejntë por kryesisht pagesat i kryen me “klering” dhe jo me para në dorë. Zakonisht shet kauzat dhe elekroratin si “klering”, por dhe zgjedhjet si në dy dosjet e fundit penale.

Në ditët në vijim do publikoj si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajsitë pasi nē dy prej tyre i kam përjetuar vetë për shkak të pozicionit që kam pasur.
Aq frikë kishte këtë rradhë nga burgu Lulzim Basha sa dogji mandatet dhe bulevardin një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash, dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi por pafajsinë për këtë dosje.

Të dashur demokratë, “mirkuptojeni” kryetarin tuaj. Me burgun nuk bëhet shaka.
Burgu është për “burra” dhe jo për k…..
Lulzimi ende nuk po e kupton që më mirë ta kryej burgun sa është i ri sepse në moshën e pleqërisë së Berishës do ketë të vështirë.

Dogji mandate për një dosje
Dogji zgjedhjet për një dosje
Dogji kauzat për një dosje
Dogji 61 bashki për një dosje
Dogji mardhëneiet me SHBA për një dosje
Dogji intergimin në BE për një dosje
Dogji bulevardin për një dosje
Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje.
Dogji aleatët për një dosje
Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje.

Do thoni ju pse e bëri?
– Sepse burgosja ose një dënim penal e nxirrte në pension për shkak të ligjit kriminalizimit
– Sepse edhe Berisha kishte të njëjtin hall si Basha në SHBA (non grata)
– Sepse provat e FBI ishin të mjaftueshme pasi u zbuluan dy vajzat ruse që paguan finacimin nga bankat e Ukrainës
– Sepse ai është përlyer aq keq sa i vetmi që mund ta shpëtonte ishte Edi Rama.
– Sepse ai e di sa punë të pista ka kryer dhe sa shumë rrezikon
– Sepse i duhej konçesion pafajsie me presion

Në fund mendin se ja arriti.
Ja fali mandatin e tretë Edi Ramës në këmbim të një amnistie treshe (Meta-Basha-Rama)
Të dashur demokrat,
Halli juaj nuk është halli Lulzim Bashës.
Ju jeni rrugëve dhe papunë.
Basha është milarder dhe në karrige
Ju jeni në opozitë, Basha jo.
Ju jeni pa bukë, Basha jo
Ju jeni rrugve, Basha jo
Ju jeni pa shtëpi, Basha jo
Ju jeni pa lek, Basha jo.

Ju keni hall të vij partia juaj në pushtet urgjent, Basha jo sepse është 44 vjeç dhe nuk i plas fare nëse bëhet 46 vjeç apo 56 vjeç. Boll të pres.
6 muaj ai nuk protestoi kundër Edi Ramës ore të mjerë, por protestoi kundër SHBA dhe të gjithë atyre që investuan VETING dhe SPAK
Te dashur miq demokrat,
Ju ka mbetur një fishek i fundit që ta rrëzoni Ramēn. Ato bomba molotov që ju kan mbet pa hedhur tek kryeministria, nga sot duhet ti hidhni në zyrën e Lulzim Besë-prerit.
Koha ta shporrni nga zyra atë që e mban Edi Ramën në pushtet dhe sloganin “Rama ik’ e shndërroi:
“Rama mik”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak/ Në pranga 40-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Memaliaj, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE