Connect with Us

Ligji i ri/ Ja, kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike

Aktualitet

Ligji i ri/ Ja, kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike

Publikuar

-

Kuvendi miratoi të enjten ligjin e ri të asistencës sociale, i cili parashikon konsolidimin e tre programeve të mbrojtjes sociale.

Sipas ligjit të ri, nuk do të ketë më tavan për vlerën e ndihmës ekonomike, që ishte 8 mijë lekë, por vlera monetare do të përcaktohet në sajë të nevojave reale dhe të veçanta që kanë familjet e përfshira në skemë.

Asistenca sociale përfshin, por nuk kufizohet në, ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, ndihmën e menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ky ligj.

Më poshtë po sjellim kategoritë që përfitojnë të zbardhura nga shqiptarja.com.

 Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

  1. a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;
  2. b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
  3. c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;

  1. d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

 Kush nuk përfiton

  1. a) shtetasit shqiptarë, që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të subjekteve përfituese të nenit 9, të këtij ligji;
  2. b) azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilantit, dhe refugjatët, të cilët nuk kanë marrë statusin e refugjatit;
  3. c) shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, në përputhje me ligjin për të huajt;

ç) shtetasit shqiptarë, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, për përfitim të ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar;

  1. d) personat, që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie, dhe personat, që trajtohen me mjekim të detyruar, me vendim gjykate, në institucione mjekësore të posaçme, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
  2. dh) personat, që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.
LEXO EDHE:  Ligji i ri i medias si luftë kundër portaleve

 Aplikimi dhe përfitimi i ndihmës ekonomike

 

  1. Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet nga:
  2. a) kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes, së bashku me bashkëshortin/en ose i vetëm, kur nuk ka bashkëshort/e;
  3. b) secili prej bashkëshortëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë;
  4. c) nga vetë individi, sipas përcaktimeve në shkronjat “b”, “ç” e “d”, të nenit 7.
  5. Aplikimi për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet tek administrator shoqëror, në njësinë administrative, nën juridiksionin e së cilës ka vendbanimin. Kriteret, procedura dhe dokumentacioni për përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe masa e përfitimit të saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  6. Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë. Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  7. Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj nga bashkia, nëpërmjet shërbimit bankar dhe/ose shërbimit postar, bazuar në vendimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.
  8. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja e kryefamiljarit. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon, të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Ligji ri/ Ja përfitimet e minatorëvë nga statusi

LEXO EDHE:  Ligji i ri i medias si luftë kundër portaleve

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  Ahmetaj jep lajmin/ “Naftëtarët e Ballshit do përfitojnë pagë, ja çfarë do ndodhë me ndihmën ekonomike”

LEXO EDHE:  Reforma territoriale/ Ligji i ri për financat e pushtetit lokal

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE