Connect with Us

“Je mirësia vetë dhe paqja”/ Julian Deda i bën urimin më të veçantë mamasë së tij

“Je mirësia vetë dhe paqja”/ Julian Deda i bën urimin më të veçantë mamasë së tij

Publikuar

-

Për aktorin e dashur të humorit, Julian Deda, sot është një ditë shumë e veçantë, pasi mamaja e tij feston ditëlindjen.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Instagram , Juli ka shkruar fjalët më të bukura për njeriun që e solli në jetë.

“I shoh syte e ty. Ata flasin dhe tregojne se ti Mam je miresia vete, je paqja, je deshira per te ndertuar familje, per te rritur jete. Gezuar diten e lindjes zemra ime! Qofsh gjithmone e lumtur dhe e qeshur prane nesh.

Te dua shume Mam…!”- janë fjalët e Julit krahas fotos me të ëmën.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari tregon nëse do ndryshohet sistemi zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar në këto momente tryeza e Këshillit Politik, për të cilin bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari tha se po mundohet të gjejë një konsesus.

Hajdari deklaroi para gazetarëve se i rëndësishëm është fakti që të arrihet marrëveshje për një produkt sa më gjithëpërfshirës.

Deputetja tregoi se mes palëve politike, në tryezë është diskutuar edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Për ne është e rëndësishme të arrijmë një konsensus dhe mesa shikoj unë palët kanë filluar të flasin për ndryshim e sistemit. Po gjithëpranohet edhe nga palët e tjera. Ne duhet të kemi një produkt të dakordësuar nga të gjitha palët , që të mos kalojmë në konflikte”, theksoi ajo.

Ajo e cilësoi të nevojshme arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, ndërsa tha se hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive.

“Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Në burg po mbeten ata që s’ duan të dalin”/ Artan Hoxha: Ose do t’i vrasin ose…

Publikuar

-

Nga

Pas lirimit nga burgu të Indrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit dhe Ergys Kolaverin i dënuar me 20 vite burg, gazetari Artan Hoxha tha se po lirohen nga burgu personazhe të rendësishëm të krimit.

Sipas gazetarit këto lëvizje nuk po arrihen të perceptohen.

“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Nga burgu po dalin ata që duan të dalin dhe po mbetën ata që s’duan të dalin. Ose do t’i vrasin nëse dalin ose nuk kanë ku të shkojnë. Rasti i Kolaverit është vijimi i saj qe folëm dje. Janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme që mbulojnë njëra tjetrën dhe nuk po i percepton dot as ne dhe as publiku”, tha Hoxha në studion e Abc News.

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Fundi i viteve të arta ekonomike?

Publikuar

-

Nga

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.

Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.

“Nga recesioni ende larg”

Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë.”

Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi. Martin Moryson, shef i Europa DWS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.

Por kjo nuk do të thotë, se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni. “Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai, raporton DW.

“Investimet dhe lehtësimet tatimore”

Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese. “Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid.”

Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik. Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore.”

Dobësimi i bartësve të ekonomisë

Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.

Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej  0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.

Ndryshimet e domosdoshme

Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. “Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.

Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.

Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.

Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro.

LEXO TE PLOTE