Connect with Us

Hetimet për tenderin e byzylykëve/ Prokuroria përfshihet në skandal

Aktualitet

Hetimet për tenderin e byzylykëve/ Prokuroria përfshihet në skandal

Publikuar

-

Në muajin shkurt të këtij viti, Prokuroria e Tiranës dhuroi spektakël më një sërë  arrestimesh të zyrtarëve të lartë në lidhje me skandalin e tenderit të byzylykëve.

Prokuroria lëshoi 8 fletë arreste, për zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë midis tyre funksionarë dhe ish funksionarë, të cilët akuzoheshin për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”.

Nën verifikim, siç u tha atëherë nga Prokuroria përfunduan edhe dy ish ministrat e Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Në këto rrethana Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte rihapur çështjen e mbikqyrjes elektronike, si dhe kishte rinisur hetimet për tenderin e byzylykëve.

Kur u duk se gjithçka ishte harruar, Prokuroria njoftoi se kishte vënë nën hetim 12 persona, 4 prej të cilëve, Gjykata i la me masë arresti shtëpie dhe 8 të tjerë i la me masën detyrim paraqitje.

Në arrest shtëpie u vënë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Zyrtarët në fjalë ishin kallëzuar penalisht edhe nga ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, për skandalin me tenderin e byzylykëve që lidhet me mbikqyrjen elektronike të të dënuarve.

Shtrirja e hetimeve përkonte edhe me kohën kur dikasteri drejtohej nga ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Në media u raportua se në pesë procedura tenderimi,  ishin evidentuar shkelje që kishin lidhje me shërbimin e kamerave në burgje si edhe mbi regjistrin noterial që nuk funksiononte.

Dy ish-ministrat  Ylli Manjani dhe Petrit Vasili  u thirrën për t’u marrë në pyetje për pozicionin dhe rolin e tyre që ata kanë pasur në 5 tendera.

Manjani u paraqit në Prokurori ku u mor në pyetje nga prokurori Kreshnik Ajazi, ndërsa Petrit Vasili e injoroi thirrjen e Prokurorisë.

Prokuroria përfshihet në skandal

Por, çfarë ka ndodhur me këto hetime që u reklamuan me bujë në media.

Skandali i tenderit të byzylykëve është thelluar. Jo nga hetimet, por nga Prokuroria që s ‘dihet se çfarë po bën me këtë çështje.

 CNA.al e ka pyetur Prokurorinë e Tiranës se çfarë ka ndodhur me këto hetime, duke i kërkuar informacione, për dy ish ministrat e Drejtësisë, Manjani dhe Vasili por edhe për kompaninë që Ministria e Drejtësisë  lidhi marrëveshje për byzlykët  me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.

Pas më shumë se dy muajsh, Prokuroria ka denjuar të kthejë një përgjigje gjysmake, duke  treguar se hetimet janë pushuar që në vitin 2018.

“Mbi bazën e referimit të bërë nga Ministria e Drejtesisë, me ministër të kohës  z.Gazmend Bardhi, Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.10438 datë 27.12.2017 për veprën penale “Shpërdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, më 01.03.2018 është kërkuar pushimi i çështjes dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur pushimin e çështjes penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Tiranës.

Por se çfarë u bë me hetimet që u rihapën, Prokuroria nuk thotë asnjë fjalë.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Qytetarit në prag të vdekjes, nuk i japin hipotekën e shtëpisë

Të jenë një vit mbrapa Elisabeta Imeraj dhe prokurori Kreshnik Ajazi, dhe të harrojnë çfarë njoftimi kanë lëshuar më herët, apo po tentojnë fshehin dështimin e tyre?

Fillesat e skandalit

Ylli Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve, në vitin 2016, ndërsa Vasili e ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.

Në muajt mars dhe prill të vitit 2017, dyshohet se ka Vasili ka pasur dijeni për skandalin, por ka heshtur.

Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët  me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.

Ermal Beqiri  ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.

Fillesat ky skandal  i ka që në vitin 2016, në kohën që u dha tenderi dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani.

Sipas asaj që është raportuar në media, në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.

Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale).

Në një muaj kohë,pra në kohë rekord Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre.

Bashkimi i Operatorëve përbëhej nga tri shoqëri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions.

Është pikërisht prania e shoqërisë Soft & Solutions, që e bëri të dyshimtë këtë process, pas së cilës qëndron Ermal Beqiri. Ky i fundit njihet si njeri i afërt me ish-ministrin  Ylli Manjani.

Në atë kohë që u dha tenderi, Ermal Beqiri shte përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në fakt, Ermal Beqiri ishte një ndër tre ekspertët, të cilët, në vitin 2011, zhvelerësuan akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti,  ishte manipuluar./CNA.al

 

Skandali i byzylykëve/ Manjani mbyll gojën në Prokurori

Skandali i byzylykëve/ Gjykata urdhëron të regjistrohet procedimi penal

 Skandali me 300 byzylykët/ Petrit Vasili i zhduku dy muaj para zgjedhjeve/ Dyshime për blerje fiktive

Thellohet skandali/Byzylykët nuk u vendosen të burgosurve

MD merr në dorëzim byzylykët/Ministri teknik urdhëron shkarkimin e dy zyrtarëve (Emrat)

Abuzim me tenderat/ Arrestohen 4 zyrtarë, në hetim dy ish-ministra

Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës

Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?

Nga ‘lidhja” me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Skandali në Bashkinë e Librazhdit/Si “zhduket” tenderi rreth 1 miliard lekë

LEXO EDHE:  Skandali në Bashkinë e Librazhdit/Si "zhduket" tenderi rreth 1 miliard lekë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e reja/ Thellohen hetimet për Adriatik Llallën

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Bashkia e Pukës shkel ligjin me këmbë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: