Connect with Us

Haradinaj drejt Gjykatës Speciale/ “Zgjohet” Rama

Haradinaj drejt Gjykatës Speciale/ “Zgjohet” Rama

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Rama shkruan në rrjetet sociale se këto ftesa nga Haga janë një sfidë e re për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre si dhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorëheqja e zv. ministrave të Ekonomisë/ Zbulohen emrat e pasardhësve

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit, emërohen dy zëvendës ministret e reja të Financave e Ekonomisë.

Mësohet se në këtë post është emëruar Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

14 naftëtarë në grevë urie për 27 paga të mohuara/ KSSH jep alarmin, mesazhi për politikën dhe mediat

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me grevën e naftëtarëve në Ballsh, të cilët nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh.

Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.

“Prej 2 ditësh 14 naftëtarë të nënstacionit Poçemit pjesë e uzinës së Ballshit kanë hyrë në grevë urie si masë ekstreme e moszgjidhjes së problemit të tyre.
Halli i tyre nuk është makina e blinduar e Ramës, as kërkesa e opozitës për qeveri teknikë sa herë ka zgjedhje, por shqetësimi i tyre janë pagat e 27 muajve që biznesmenët oligarkë që fshihen pas lloj- lloj emrash kompanish of shore nuk u’a japin.

Besnik Sulaj është biznesmeni që duhet të japë llogari përpara naftëtarëve dhe përpara shtetit për këtë ngërç dhe abuzim me djersën e këtyre burrave.
Kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.”.

Sipas KSSH, është kjo klasë politike që paguan në media për të diskretituar sindikatat, e për ironi të fatit sindikata është e vetmja që po përpiqet ti japë zgjidhje problemit të këtyre naftëtarëve të lënë në mëshirë të fatit që u mohet djersa e tyre.

Po ashtu, KSSH thekson se është pranë punëtorëve shqiptarë, ndërsa ka edhe një mesazh të fortë për mediat.

“Pavarësisht se këta punëtorë janë mashtruar nga pronari për të nënshkruar kontrata kolektive abuzive më një sindikatë që ende është në gjumë dimëror sërish KSSH është pranë tyre pasi për në, e drejta e punëtorëve shqiptar është mision, e më pas profesion.
Mediave u bëj apel të hapin dyert e ekranit për këto naftëtarë pasië ata janë vëllezërit tanë, e nesër shumë prej jush do të jeni në vendin e tyrë.”.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, kjo grevë është një këmbanë alarmi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri.

“Këshilli Kombëtar i Punës është inegzistent përballë kësaj panoramë të rëndë në të cilën ndodhet klasa punëtore në Shqipëri.
Klasa politike na nxitur dhe ka mëkuar skllavërimin e punëtorit shqiptar prej 30 vitesh, ndaj sot jemi përballë faktit kur parlamenti po miraton një ligj për të krijuar lehtësira për punëtorët e huaj që të vijnë në Shqipëri.
Ky vendim do ketë pasoja fatale për atdheun dhe Shqipërinë, pasi do vendi ynë do përballet me probleme sociale të theksuara, por për këtë çështje do kemi një reagim zyrtar në ditët në vijim.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është pranë naftëtarëve që janë në grevë urie dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer deri në plotësimin e kërkesave të tyre.”-përfundon deklarata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy trafikantëve të dënuar në Angli

Publikuar

-

Nga

Këtë të premte Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE