LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë rrobaqepës dhe 80 orë punë/ Vjehrri i bën "dhuratë" nuses fustanin mahnitës dhe luksoz

20 Korrik 2019, 12:10, Aktualitet CNA
Gjashtë rrobaqepës dhe 80 orë punë/ Vjehrri i bën

Djali i dizanjuesit më të famshëm të fustaneve nusërorë, Elie Saab, Elie Saab Junior u martua me Christina Mourad në një ceremoni fetare në Church of Bkerke, në Liban. Të pranishëm ishin 1000 familjarë dhe miq, përfshirë kryeredaktorin e Vogue Arabia Mnauel Aranut, Dita Von Teese, Sara Sampaio, Karolina Kurkuva etj. Atmosfera i përngjante një kopshti, me pemë dhe gjethe që luanin me pasqyrimet e tyre në pasqyra e qirinj.

Çifti u njoh përmes Celio, vëllai i Saab Jr. Celio e njihet Christina-n prej vitesh, por Elie s?kishte pasur shansin ta takonte deri atë natë. Ai i propozoi më 19 qershor 2018 në shtëpi. Fejesa zgjati një vit e një muaj.

Dizajneri i famshëm libanez, Elie Saab, ka veshur shumë nuse, por gruaja e ardhshme e të birit ishte e veçantë.Për ceremoninë fetare, nusja veshi një fustan pa mëngë, me jakë të lartë, fund voluminoz dhe bisht 4.5 metra të gjatë. Velloja, bashkë me bizhuterinë e flokëve dhe bishtin janë qëndisur me pe të mëndafshtë e të artë. Bizhuteria që shndërrin nga teminat, përmban 50,000 fije pe, tyli po ashtu. U nevojit puna e tre modelistëve, gjashtë rrobaqepsëve dhe dhjetë asistentëve për të realizuar fustanin spektakolar.U deshën 80 orë punë që tre dizajnerë të krijonin versionin e parë të qëndismës, që më pas u perfeksionua nga 12 qëndistarë për 450 orë.

 

 

 

Lajmet e fundit nga