Connect with Us

Diplomati amerikan “zbulon” prapaskenat/ Kush e “hoqi qafe” Ramush Haradinajn

Diplomati amerikan “zbulon” prapaskenat/ Kush e “hoqi qafe” Ramush Haradinajn

Publikuar

-

Diplomati amerikan Daniel Serwer, i cili ka qenë gjatë gjithë javës në Prishtinë ka folur gjatë dhe ka treguar prapaskenat lidhur me dorëheqjen e kryeministriti të Kosovës Ramush Haradinaj.

Serwer sqaron se ShBA ka qenë kudër taksës që kishte vendosur Haradinaj, dhe duke e thirrur atë në Gjykatën Speciale e cila drejtohet nga amerikanët tregon se kjo është një lëvizje politike pët ta “hequr qafe” Haradinajn.

Daniel Serwer

Kam qëndruar në Prishtinë gjatë tërë javës, ku dje kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje. Një tribunal special që do të merret me krimet e kryera pas luftës së viteve 1998-1999 i ka dërguar ftesë për të shkuar në Hagë. Ende nuk dihet nëse ai është i akuzuar ose dëshmitar. Ai është gjykuar dy herë në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe është shpallur i pafajshëm.

Bisedova me Kryeministrin të mërkurën. Ai nuk dha ndonjë shenjë për këtë që ndodhi dhe ka gjasë që nuk e ka ditur.

Është një kohë e vështirë këtu. Taksat që Ramushi i ka vendosur ndaj prodhimeve serbe e kanë bllokuar dialogun e Bashkimit Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili kishte për qëllim t’i zgjidhte shumë çështje që kanë mbetur një gjeneratë pasi Slobodan Milosheviqi e dëboi gjysmën e popullsisë shqiptare, por që u dorëzua pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s për ta sjellë administrimin e Kombeve të Bashkuara në provincën e kontrolluar nga Serbia. Kosova tashmë është demokraci parlamentare, – që ende nuk njihet si shtet sovran nga disa shtete – në të cilën duhen të mbahen zgjedhje brenda 45 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit. Opozita, e cila kërkonte zgjedhje në tetor, ka pak gjasa që të jetë e gatshme për to në fillim të shtatorit.

Dikush mund të mendojë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa manovrës juridike që bëri që Ramushi të japë dorëheqjen. Gjykata Speciale është e themeluar sipas ligjeve të Kosovës, por përbëhet kryesisht nga evropianët me një kryeprokuror amerikan, të caktuar nga Administrata e Trumpit. As që keni nevojë të jeni mbështetës me përvojë i teorive konspirative për të paramenduar se amerikanët, të cilët ishin të zemëruar me taksën e Ramushit dhe kundërshtimin e shkëmbimit të territoreve në baza etnike me Beogradin, kanë vendosur ta heqin qafe atë.

Nëse është kështu, ata kanë bërë një gabim të madh. Dy betejat e kaluara të Ramushit në Hagë nuk i kanë bërë asgjë, përpos që ia kanë rritur popullaritetin në Kosovë. Taksa dhe kundërshtimi i shkëmbimit të territoreve janë të popullarizuara. Thirrja e Ramushit në Hagë ka shumë më tepër gjasa që ta shtojë përkrahjen politike ndaj tij, sesa ta dëmtojë atë.

Por mund të ndodhë që gjykata, duke vepruar në bazë të pavarësisë së saj, të vlerësojë se ka arsye për ta marrë në pyetje Ramushin ose edhe ta akuzojë atë. Thjesht nuk e dimë. Është e qartë, serbë dhe shqiptarë janë vrarë pas luftës. Shumica e njerëzve këtu mendojnë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në të cilën Ramushi ishte komandant rajonal, është pjesërisht përgjegjëse për këtë. Unë jam në favor të asaj që fajtorët të mbahen përgjegjës për këto krime. Por do të ishte tërësisht papjekuri të gjykojmë se kush është fajtori.

Deri tash, reagimi popullor ndaj dorëheqjes së Ramushit është i qetë. Ne morëm pjesë mbrëmë në Festivalin e Filmit në Prishtinë, i cili po mbahet përballë zyrës së Kryeministrit. Një turne i basketbollit të rrugës mbahej në hapësirën mes tyre. Njerëz familjarë ecnin të gëzuar nëpër sheshin “Nënë Tereza”. Sigurisht që tërë kjo mund të ndryshojë, por tash për tash duket se njerëzit janë më të interesuar të kënaqen në motin e kthjellët dhe të freskët, sesa të brengosën për atë që i ka ndodhur kryeministrit.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, i cili gjithashtu ishte pjesë e kuadrit të UÇK-së, tashmë duhet ta mbikëqyrë themelimin e një qeverie të përkohshme. Vetë ky proces do të jetë i vështirë, sepse Ramushi ka një shumicë të ngushtë në kuvend. Rezultati i zgjedhjeve është i paparashikueshëm. Ky është lajmi i mirë: Pavarësisht shkeljeve të partive politike në fushata dhe në qendra votimesh, shtypi këtu është i lirë në bazë të standardeve evropiane dhe zgjedhjet janë garë serioze politike. Formimi i koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve lë shumë paqartësi rreth rezultatit të tyre, raporton Gazeta Express.

Zgjedhjet janë përçarëse në mënyrë të natyrshme. Para se të kthehet në besime me Beogradin, Prishtina do të ketë nevojë për më shumë unitet sesa që ka pasur gjatë qeverisjes së Ramushit. Këshilla ime për këdo që vjen në pushtet: Mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje të mirë do të jetë largimi nga një marrëveshje e keqe dhe mënyrë e vetme që një marrëveshje e mirë të zbatohet është duke e bindur shumicën e qytetarëve se ajo është e mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ “Maskat kirurgjikale nuk ju mbrojnë”

Publikuar

-

Nga

Në studion e emisionit “Opinion” po diskutohet situata nga koronavirusi, ku mjekët specialist, Pëllumb Pipero dhe Arian Harxhi kanë shpjeguar dhe përdorimin e maskave dhe sa na mbrojnë ato.

Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, maskat kirurgjikale janë të mira për të mos transmetuar spërklat por nuk na mbrojnë nga koronavirusi.

“Personalisht do këshilloja që masakat janë shumë të mira për të mos transmetuar spërklat, por nuk të mbrojnë”, tha Dr. Pipero duke këshilluar që personat që frekuentojnë spitalet apo ambientet e mbipopulluara është mirë ta përdorin maskën. Kjo për të mbrojtur personat që ndodhen në këto ambiente.

Ndërkohë mjekët kanë shpejguar që një efekt më të mirë mbrojtës në këtë situatë, kanë maskat me filtra karboni, te cilat konsiderohen si profesionale. Por mjekët theksuan, se efekti i këtyre maskave është vetëm 6 orë dhe më pas ato duhen ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut në vend

Publikuar

-

Nga

Duke nisur nga nesër, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje intensive shiu.

Sipas Metoalb mesdita do të sjellë shtim të vransirave, ndërsa në mbrëmje do të nisin edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e forte në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar  dallgëzimi 6 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ika me anije dhe dokumenta false”/ Skënder Brataj tregon si u punësua në Itali

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar mbrëmjen e sotme se si ka ikur në Itali për specializim pas viteve 1990.

Brataj deklaroi se fillimisht ka shkuar në Itali me anije dhe me dokumenta false dhe ka punuar çdo lloj pune.

“Kam ikur me anije, me dokumente false. Kam ikur si student. I dorëzova tek fakulteti notat. Më 1993 ka ndodhur kjo. Unë kam bërë diplomën nga 1993 dhe 1996. Kam bërë dy diploma, një shqiptare dhe një italiane. Më pas mu tha se nuk punon dot në Itali, sepse nuk je shtetas italian. Kam bërë çdo lloj pune për të jetuar dhe më 1996 erdha e u ktheva”, tha ai në emisonin “Real Story”, ndërsa rrëfeu se një vendim i qeverisë italiane bëri që ai të fillojë punë në shtetin fqinj.

“Qeveria italiane mori vendim që kushdo që ka diploma italiane mund të punojë, unë bëra kërkesë për në urgjencë dhe u futa në urgjencë. Ky nuk është thjesht një fenomen shqiptar. Unë iu them të rinjve që të investojnë në profesion. Ne kemi investuar në profesion. Kam punuar mbi 20 vjet në Itali dhe shteti italian të jep një punë me të ardhura, që sjellin mirëqenie. Ne kemi një këmbë këtej, një andej”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE