Connect with Us

Digjet makina në Elbasan/ Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Aktualitet

Digjet makina në Elbasan/ Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Publikuar

-

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa automjeti është djegur plotësisht.

Mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet A.B., ka qenë i parkuar pranë banesës së tij.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 01:45,  në Elbasan, ka rënë zjarr  në mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Partisë Demokratike/ Andi Bushati: Një radikalizëm fals, ja çfarë synon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për mënyrën se si do të vijojë betejën e saj parlamentare.

Ajo renditi ‘vjedhjen e zgjedhjeve’, ‘inceneratorët’ dhe çështjen ‘Beccheti’, që sipas opozitës shqiptarët duhet t’i paguajnë sipërmarrësit italian 120 milionë euro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Kjo temë i diskutua mbrëmjen e sotme në “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se ky ‘radikalizim” i Partisë Demokratike është fals, duke shtuar se ajo ka patuar lëvizje edhe më të bujshme, por në fund është tërhequr.



Një lloj radikalizmi fals, sepse kjo opozitë ka përdorur shumë masa radikale dhe në fund është tërhequr. Ky radikalizëm i duhet në këtë moment për të bërë rolin e opozitës radikale për të sfumuar lëvizjen e Berishës”, tha ai.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Policia zbardh vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga vrasja në Elbasan/ Bujar Çela u qëllua me 21 plumba nga tri armë të ndryshme

Por pse pikërisht PD-ja po kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për çështjet e mësipërme, këtë taktikë të z. Basha, analisti Bushati e lidh me përjashtimin e Berishës dhe gjendjen aktuale ku ndodhet sot PD-ja.

Nëse ka një problem PD dhe opozita, që të flasë për incineratorët, ka tre vjet që e bën, me gjithë këto kauza pati rezultatin e 25 prillit. Problemi real është se ka një problem me Sali Berishën dhe bazën e partisë, e cila po shkon drejt Berishës. Bashës po i ikin dhe niveli drejtues dhe baza e dytë dhe për ta fshehur këtë katastrofë që po i ndodh, mundohet të bëjë lëvizje si këto, që mua më duket në kufijtë e qesharakes”, tha ai./Euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shfaqje teatrale nga Serbia”/ Rama: Kosova nuk është pa zot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog.

I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri tha se e gjitha kjo që po bëhet në anën tjetër të Kosovës është një shfaqje teatrale, ndaj së cilës nxiten qytetarë serbë të Kosovës në një drejtim të gabuar.



Situta të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog. I gjithë reagimi është një shfaqje teatrale që po bëhet në anën tjetër të Kosovës, nxisin sebët që janë qytetarë të Kosovës, duke inspiruar në drejtimin e gabuar. Kosova nuk është territor pa zot, mbas Kosovës është një alenacë e tërë luftarake. Kjo është një situatë që tension që i kthen në pengje qytetarët serbë të Kosovës”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE