Connect with Us

Arrestohen 3 persona në Sarandë/ Ja për çfarë akuzohen

Arrestohen 3 persona në Sarandë/ Ja për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Sarandë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë V. B., 16 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 52 vjeç, banues në Delvinë dhe L. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i V.B – Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.Ç., shtetasi V. B., ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë V.A., i cili ky i fundit ka ndërhyrë për të shuar konliktin por ka mbetur i dëmtuar vetë. Gjithashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit S.B dhe F.B (50 dhe 20 vjeç) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i B.B – Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në rrugën e quajtur “Kthesat e Gajdarit” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në gjendje të dehur.

Arrestimi i L.Ç – Arrestimi i tij u bë në plazhin e Himarës, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa lejen e organeve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme proçeduriale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ “Maskat kirurgjikale nuk ju mbrojnë”

Publikuar

-

Nga

Në studion e emisionit “Opinion” po diskutohet situata nga koronavirusi, ku mjekët specialist, Pëllumb Pipero dhe Arian Harxhi kanë shpjeguar dhe përdorimin e maskave dhe sa na mbrojnë ato.

Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, maskat kirurgjikale janë të mira për të mos transmetuar spërklat por nuk na mbrojnë nga koronavirusi.

“Personalisht do këshilloja që masakat janë shumë të mira për të mos transmetuar spërklat, por nuk të mbrojnë”, tha Dr. Pipero duke këshilluar që personat që frekuentojnë spitalet apo ambientet e mbipopulluara është mirë ta përdorin maskën. Kjo për të mbrojtur personat që ndodhen në këto ambiente.

Ndërkohë mjekët kanë shpejguar që një efekt më të mirë mbrojtës në këtë situatë, kanë maskat me filtra karboni, te cilat konsiderohen si profesionale. Por mjekët theksuan, se efekti i këtyre maskave është vetëm 6 orë dhe më pas ato duhen ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut në vend

Publikuar

-

Nga

Duke nisur nga nesër, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje intensive shiu.

Sipas Metoalb mesdita do të sjellë shtim të vransirave, ndërsa në mbrëmje do të nisin edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e forte në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar  dallgëzimi 6 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ika me anije dhe dokumenta false”/ Skënder Brataj tregon si u punësua në Itali

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar mbrëmjen e sotme se si ka ikur në Itali për specializim pas viteve 1990.

Brataj deklaroi se fillimisht ka shkuar në Itali me anije dhe me dokumenta false dhe ka punuar çdo lloj pune.

“Kam ikur me anije, me dokumente false. Kam ikur si student. I dorëzova tek fakulteti notat. Më 1993 ka ndodhur kjo. Unë kam bërë diplomën nga 1993 dhe 1996. Kam bërë dy diploma, një shqiptare dhe një italiane. Më pas mu tha se nuk punon dot në Itali, sepse nuk je shtetas italian. Kam bërë çdo lloj pune për të jetuar dhe më 1996 erdha e u ktheva”, tha ai në emisonin “Real Story”, ndërsa rrëfeu se një vendim i qeverisë italiane bëri që ai të fillojë punë në shtetin fqinj.

“Qeveria italiane mori vendim që kushdo që ka diploma italiane mund të punojë, unë bëra kërkesë për në urgjencë dhe u futa në urgjencë. Ky nuk është thjesht një fenomen shqiptar. Unë iu them të rinjve që të investojnë në profesion. Ne kemi investuar në profesion. Kam punuar mbi 20 vjet në Itali dhe shteti italian të jep një punë me të ardhura, që sjellin mirëqenie. Ne kemi një këmbë këtej, një andej”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE