Connect with Us

Altin Goxhaj sjell faktet/ Kryegjyqtarja e Hagës që ngriti akuza kundër Haradinajt, njeriu i Sorosit

Altin Goxhaj sjell faktet/ Kryegjyqtarja e Hagës që ngriti akuza kundër Haradinajt, njeriu i Sorosit

Publikuar

-

Një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, dalin detaje të reja se kush e ka përgatitur thirrjen e tij për herë të tretë në Gjykatën e Hagës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati i njohur Altin Goxhaj, ka zbuluar se kërkesa për paraqitje është bërë nga vetë presidentja e kësaj Gjykate për Kosovën, bullgarja Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, referuar edhe CV-së së saj zyrtare, ajo është një njeri i George Soros, ndërsa para viteve ’90 është ‘specializuar” në ish Bashkimin Sovjetik.

Postimi i plotë

Kryegjyqtarja e Hagës që komplotoi kundër Ramush Haradinaj, Njeriu i Soros të paktën prej 1998, apo Njeriu i Moskës i specializuar nga KGB në 1983 dhe 1985, ish Zv.Prokurorja e Sofjes Komuniste 1985-1989!

Ekskluzive nga Levizja AntiSoros Për Shqipërinë dhe Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë:
A ISHIN SHËRBIMET SEKRETE RUSE APO SOROS QË PO I BËNË KOMPLOTIN HARADINAJT?

A e dini se kush i çoi de jure kërkesë për paraqitje (por në fakt është Urdhër Arresti) në Gjykatën Speciale të Hagës për Ramush Haradinajn?

Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, “e specializuar” në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros!

Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar “armiqtë” e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo m saktë në KGB!!!

Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke “e rehabilituar” duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!

Puna është a e kuptojnë avokatët dhe vetë Haradinaj KONFLIKTIN E INTERESIT të kokës së inkuzicionit sorosian me rolin e Soros në copëtimin e Kosovës? A do t’a përdorë Haradinaj? Besoj jo sepse është viktimë e këshilltarëve të Soros!!! Ata po i bëjnë varrin me heshtjen e tij 1 vjeçare ndaj rolit të Soros dhe kjo heshtje ishte dhe varri i tij politik dhe jo vetëm! Ne i kërkuam personalisht Haradinajt që në fund Korriku 2018 që të denonconte Sorosin por ai nuk e bëri për shkak të këshilltarëve të tij! Po tani?

Lexoni vetë fragmente nga CVja e Shoqes Komuniste Trandafile të Bullgarisë:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-skandali i kryebashkiakut Alla/ Manjani: Kokaina përdoret nga njerëz shumë të ngritur

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për videon e kryebashkiakut socialist Lefter Alla, i cili shihej duke konsumuar lëndë narkotike në një lokal.

Manjani tha se kokaina është një drogë që përdoret nga shumë njerëz të ngritur dhe atë e shqetëson më shumë fenomeni se rasti i Allës.

“Nëse zotëria nuk ka ende kthejllësinë e nevojshme për të kuptuar batakun ku është zhytur atëheterë është fatkeqësi. Arsyeja e vërtetë nuk është Lefter Alla, këto janë pasoja të gjitha. Arsyeja  e vërtetëtë është se pse kemi Alla dhe allasoj është se kemi braktisur demokracinë. Për fat të këtij apo për fat të tij kjo është gjë tjetër. Unë nuk dua të bëj avokatin e Lefter Allës, por ju e dini që kokaina është një substancë që përdoret edhe nga njerëz shumë të ngritur. Kjo është një lloj sporti po u kape largohu.

Unë nuk po i hyj kësaj teme, është temë tjetër. Çështja bën mu kur në kohën kur nuk ka pas garë fare ai ka vënë Lefter Allën. Garancia nuk diskutohet në ratsin sporadik. Ata thanë ne jemi këtu nuk na del kush përpara. Po ky i Shkodrës ca problemi kishte pse duhet të gënjente, apo ky i Vorës. Për shkak të klimës pra se nuk na hyn gjë në këmbë, ne kemi shefin yll bote”, deklaroi ish-ministri në studion e News 24.

Si jurist, ai theksoi se përdorimi i lëndës narkotike nuk përbën vepër penale.

“Askush nuk duhet të presë, kjo nuk është çështje burgu. Ka vepër penale, me aq sa shohim në video mund të jetë çdo gjë mund të jetë asgjë. Ka përdror drogë dhe si përdurues nuk është vepër penale. Pra kur ata rrëmojnë gjejnë edhe gjëra të tjera. Kjo është histori Shqipërie që nuk mbaron kurrë.

Duke bërë shurrë në në publik prap do të hetoje SPAK-u. SPAK duhet të merret me zyrtarët e larte. Unë nuk mendoj se ky është rasti tipik i SPAK-ut. Testi real i SPAK është ç’bëhet me paranë publike. A përdor drogë, Hasani, Hyseni apo Alla kush është esëll dhe kush është i dehur në këtë vend, por prap insistoj që zyrtarë të kësaj natyre gjesti i parë që bëjnë është largohen menjëherë nga detyra. Por jo të tregohesh i fortë, unë jam këtu. Por kur thotë më kanë bërë shantazh. Nese zotëria thotë që më kanë bërë shantazh do të thotë se pranon që është ai”, u shpreh ai më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë/ Reagon Ministria e Arsimit

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me vendimin për të mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë.

Ministria sqaron se mbyllja e shkollës u bë me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese.

“Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U thirr nga SPAK për videon e lëndës narkotike/ Mbërrin në Prokurori kryebashkiaku socialist

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Prokurori kryetari socialist i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Mësohet se Alla, i cili u filmua teksa konsumonte lëndë narkotike në ambientet e një lokali, ka mbërritur në ambjentet e Prokurorisë, i shoqëruar nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Socialisti do të japë dëshminë  e tij para prokurorëve. të cilët kanë regjistruar procedim penal pas publikimit të pamjeve filmike.

Lefter Alla u thirr nga SPAK, për videon që ka shkaktuar zhurmë në media, ndërsa dëshminë e dha edhe gazetari Artan Hoxha, i cili është personi që publikoi pamjet e momentit kur socialisti konsumonte narkotikë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE