Connect with Us

“Ajo po zhvendoset tek shtëpia e tij”/ Lady Gaga nuk pyet për ndarje, zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper?

Aktualitet

“Ajo po zhvendoset tek shtëpia e tij”/ Lady Gaga nuk pyet për ndarje, zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper?

Publikuar

-

Telenovela mes Bradley Cooper, Irina Shayk dhe Lady Gaga vazhdon sërish. Revista “InTouch” sapo na konfirmoi se fjalët paskan qenë të vërteta dhe se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it.

Sipas burimeve për revistën, Gaga është zhvendosur në shtëpinë 13,5 milionë dollarëshe të aktorit në New York dhe dyshja nuk ka arsye përse të fshihet tashmë.

“Tani që lidhja e tij me Irinën mori fund, Gaga nuk do ta lërë Bradley-n t’i shpëtojë prej duarsh. Ajo madje ka zhvendosur disa gjëra të saj në shtëpinë e aktorit”, thuhet në artikullin e bujshëm.

Po sipas të njëjtit burim, Bradley i ka boshuar disa nga sirtaret e tij këngëtares dhe ajo i ka mbushur me rroba të reja, fustane, këpucë madje dhe të brendshme.

LEXO EDHE:  "Familja u detyrua të largohej nga shtëpia"/ Këngëtari shqiptar flet për tmerret e luftës së Kosovës

 

Por një tjetër portal, gossipcop.com, i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe sipas tij, Lady Gaga dhe Bradly Cooper nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe mediat pak më shumë të besueshme si “People”apo “Entertainment Tonight” kanë konfirmuar të njëjtën gjë që ish-kolegët e filmit “A star is born”, kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë çift.

E ndërkohë që ne presim të dimë sesi qëndron e vërteta, le të mendojmë për një çast se Princi nuk është gjithmonë i destinuar për të përfunduar me Princeshën apo jo?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Foto/ Ja si duket shtëpia e Stresit dhe të fejuarës së tij

LEXO EDHE:  Foto- Angela Martini rrëfen të pathënat/ Ka një këshillë për të gjitha ju vajza

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  “Familja u detyrua të largohej nga shtëpia”/ Këngëtari shqiptar flet për tmerret e luftës së Kosovës

LEXO EDHE:  Erik Fullani: Një herë në jetë kam punuar me rrogë

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: