LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasje të vogla/ Oja dhe Merve bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë sot

19 Korrik 2019, 07:42, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Oja dhe Merve bëjnë aksident, ja

Tajlan sheh mesazhet e Pelinit me Mehmetin dhe dyshon se ajo po e tradhëton. Tajlanin nuk e zë gjumi duke menduar se Pelin po e tradhëton me Mehmetin. Të nesërmen ai shkon tek Mehmet dhe mëson se Pelin po e ndihmon për tu rikthyer me Arzun. Tajlan kthehet në shtëpi dhe i shpreh dashurinë Pelinit. Pelin kupton që Merve e ka mësuar që e dashura e Serhanit është Oja. Ajo ka frikë se Merve do hakmerret ndaj saj. Arzu e gjen Mehmetin pa ndjenja në shtëpi.

Merve habitet kur Oja i del para sepse e dinte të vdekur. Oja i ofron ta shoqërojë me makinë. Merve dhe Oja ballafaqohen në makinë. Merve shqetësohet kur sheh se Oja i jep makinës me shpejtësi. Oja kërcënon Merven se do ta heq qafe. Merve i kërkon Ojas të ndalojë dhe i kap timonin e makinës. Oja dhe Merve bëjnë aksident. Oja nuk arrin dot ta zgjidhë rripin e sigurimit ndërsa Merve arrin të dalë nga makina. Oja i lutet Merves ta ndihmojë por Merve e lë brenda në makinë në mes të flakëve.

Lajmet e fundit nga